Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

Guest2

Antarë i Respektuar
Në fshatin Rrapëz të Lushnjës, banorët ende nuk i kanë marrë vaksinat e premtuara prej 10 ditësh nga Ministria e Bujqësisë.

Lopët vazhdojnë të ngordhin nga dermatoza nodulare dhe fermerët thonë se mishi i disa prej tyre është shitur për sallam.

“E morën lopën e ngordhur e çuan në Tiranë. E tërhoqën zvarrë 20 burra. S’di unë, mish, sallam. Lopa e ngordhur u hëngër”, thotë një prej banoreve.

“As me para s’po ma japin vaksinën. Të më ngordhë lopa mua për 100 mijë lekë!”, shprehet një tjetër.

“Edhe të ma sjellin nuk kam më para unë. Bleva vaksinë që ishte 5 mijë lekë, e bleva 35 mijë lekë”.

Fermerët i sigurojnë vetë antibiotikët për mjekimin e lopëve të sëmura dhe presin e përcjellin zyrtarë të drejtorisë së bujqësisë me premtime që siç thonë banorët e fshatit, nuk realizohen kurrë.

Megjithatë, fermerët që jetesën e sigurojnë vetëm me blegtori vazhdojnë të kërkojnë ndihmë, me shpresën se do të bëhet diçka për lopët e paprekura ende nga dermatoza nodulare në fshatin Rrapëz.
Top-Channel
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

kjo ben te kemi ulje mish vici ket periudh... :)
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

E Tmerrshme!
Ngordh kafsha per shkaqe semundje dhe i shitet mishi!
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

Ky problem eshte dhe ketu...shum keq te detyrohesh te shkosh jasht kufinit per tu furnizu me mish. Eshte e mundimshme.
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

Me kujtohet nje rast ne fshatin tim , i ngordhe lopa ne ara fshatarit , pas pak vjene kasapi e bene cop cop lopen edhe e merr me veti per ta shit ne treg sigurisht !
Po shume jane shtuar njerezit e lige .
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

Vetem ne nje vend e blej mishin per shtepi. Ndersa kur ha jashte jane rreth 5 restorane ku ndodh qe te ha mish. Per secilin e di ku furnizohet dhe kam besim.

Nje here u helmova pra 9 vitesh dhe per pak te shkoja ne p... te qyqes.
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

Sa dramatike e bejme ceshtjen dhe neve :gjuhe: e terhoqen zvarre 20 burra :sdi:;) ku e kapen se?

Per kete semundjen nuk di se cfare te them. Ajo cfare u tha zyrtarisht ishte se njerezit se paku nuk se kane pasoja nga ajo.

Sa i perket ngordhjes, jo pak raste, me kontrollen e mjekut lejohet perdorimi i mishit.
 
Jo vetem 20 burra por doli dhe bajlozi nga deti dhe e terhoqi dhe ai :P
 
Titulli: Lopët ngordhin, fermerët thonë se mishi i disa shitet per sallam

Po 4 duar nga 4 kembet e lopes ,4 duar nga bishti dhe 4 duar nga qafa e lopes = 12 veta

Ahaha ,ja i rash llogarise e une por cne... :P
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top