Londër, fotoja e myslimanes që ndihmon një pensioniste pushton rrjetet sociale

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_muslim-samaritan-piece-11497355240.jpg
Fotoja e një gruaja myslimane duke ndihmuar një zonjë të vjetër që u rrëzua në një autobus në Londër ka marrë më mijëra shpërndarje në median sociale.

Gruaja e panjohur pa udhëtonte me autobusin E17 në Londrën lindore kur një 84-vjeçare u rrëzua, ndërsa gruaja myslimane e ndihmoi duke i lëvizur kokën nga dera e hekurt duke i dhënë ndihmën e parë.

Hamza O Bakri, që bëri foton tregoi edhe ngjarjen, shkruan The Independent.

“Zonja 84-vjeçare u rrëzua pranë derës dhe gruaja myslimane jo vetëm e ndihmoi, por edhe i mbajti dorën duke e ndihmuar atë për 20 minuta derisa arriti ambulanca”.

Postimi u shpërnda mbi 41,000 herë.

Një komentues shkruante: “Unë mendoj që njerëzit e Britanisë së Madhe duhet të zgjohen, nuk është feja që shkakton luftëra, por politika. U uroj shërim të shpejtë zonjës”.

Bethany Roberts shkruan: “Njerëzit duhet ta kuptojnë se terroristët nuk janë myslimanë. Myslimanët e vërtetë janë një komunitet shumë i këndshëm”.

Shumica e komentuesve shkruanin se ky “është Islami i vërtetë”.

Sipas Hamzait, shoferi i autobusit kaloi mbi në kanal, çka shkaktoi që autobusi të tronditej dhe gruaja të rrëzohej.

Krimet islamofobe janë rritur me pesë herë pas sulmit në Urën e Londrës.

Numri i sulmeve raciste tre ditë pas ngjarjes së Urën e Londrës arriti deri në 54 raste, me një rritje prej 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar, shkruan The Independent.syri net
 

Attachments

  • auto_muslim-samaritan-piece-11497355240.jpg
    auto_muslim-samaritan-piece-11497355240.jpg
    37.8 KB · Shikime: 0
Sikur cfare Ka bere !! Na mbyten me artikuj idiot pfff
Imagjino plaken e shkret Ka mendu qe I Ka ardhur ndonje ninja ne rescue:p
 
Back
Top