Londër, fjalët e fundit të Glorias për mamanë: Nga qielli do ju ndihmoj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Londër, fjalët e fundit të Glorias për mamanë: Nga qielli do ju ndihmoj

gloria.jpg


Jam duke shkuar në qiell dhe që andej unë do ju ndihmoj. Faleminderit për çfarë keni bërë për mua.” Këto janë fjalët e fundit të Gloria Trevisan, vajza nga Padova e humbur bashkë me të fejuarin Marco Gottardi në zjarrin e rënë në kullën Grenfell të Londrës, gjatë një telefonate me të ëmën. “Ishin duke na dhënë lamtumirë. Nuk ka më asnjë shpresë që Gloria e Marco të jenë gjallë”, ka shpjeguar avokatja Maria Cristina Sandrin, përfaqësuesja e familjes Trevisan.

Ndërsa babai i Marco-s shpreson në një mrekulli. “Shpresojmë në një mrekulli. Kalimi i orëve po na bën t’i humbasim shpresat, por derisa të na thonë që kemi gjetur trupat e fëmijëve tanë, ne do të vazhdojmë të besojmë në një mrekulli”, ishin këto fjalët dëshpëruese të Giannino Gottardi, babait të Marco-s, arkitekti i ri i humbur në zjarrin e rënë në kullën Grenfell të Londrës.

Mesazhi i fundit – Në ato momente dramatike, Giannino Gottardi ka kujtuar mesazhin e fundit zanor të të birit, i vetëdijshëm që shpresat për të shpëtuar ishin shuar. Fjalët ishin dëshpëruese, por ai ka preferuar t’i mbajë për vete fjalitë e fundit të të birit.

Telefonata me të birin në fakt ka ndodhur në mes të natës, kur zjarri kishte rënë. “Marco ishte i jashtëzakonshëm, arrinte t’i qetësonte të gjithë. Kur linja ra, atëherë e kuptuam se situata ishte rënduar dhe na pushtoi të gjithëve dëshpërimi. Do ta ruaj përgjithnjë kujtimin e fjalëve të fundit të tim biri që na kushtoi.


(gazeta-Shqip.com)
 
U prehshin ne paqe ... nje tragjedi per shkaqe njerezore dhe neglizhimi i shtetit.

E pafalshme
 
Back
Top