Londër 2012, Phelps pa medalje

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Notari amerikan, Ryan Lochte mposhti bashkombasin e tij Michael Phelps dhe fitoi medaljen e artë në garën e 400 m stil i përzier. Notari që ka më shumë medalje në historinë e Olimpiadave, Michael Phelps shokoi të gjithë pasi u rendit i 4.


phelps.jpg

Kina merr vendin e parë, Ye Shiwen thyen rekord botëror
Sun Yang është kinezi i parë që fitoi medaljen e artë në Londër 2012. Ai triumfoi në garën e 50 m stil i lirë, ndërkohë kinezja 16 Ye Shiëen fitoi garën e 400 m stil i përzier. duke vendosur dhe një rekord të ri botëror. Kina është e para në renditjen e përgjithshme, me 5 medalje ari dhe 2 bronzi.

Tenis në Wimbledon
Në Uimbëlldon, Serena Williams ka mundur 2-0 me sete, Jelena Jankovic. Një tifozë e veçantë për Williams ishte Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama.

Xhudo, mundet kampionia olimpike
Braziliania Sarah Menezes mori medaljen e artë në xhudo për femra në peshën 48kg pasi mundi në finale kampionen olimpike Alina Dumitru, ndërkohë rusi Arsen Galstyan fitoi të artën në kategorinë e meshkujve në peshën 60kg.


tch​
 
Back
Top