Loje me shkronja - kombinim

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Pasi qellimi i nje pjese mjafte te madhe te pjesmarresve ne forum eshte te mesuarit apo renja ne kontakte me gjera te reja, ju ftoje te luajme nje loje fjalesh qe do emertoje:LOJE ME SHKRONJA - KOMBINIM. Duke pasur parasysh se nje pjese mjafte e mire e anetareve jane edhe njohes mjafte te mire te gjuhes shqipe mendopj se loja do te behet me interesante. Pra i ftoje anetaret si njohes te mire te gjuhes shqipe qe te na ndihmojne ne kete loje. Pra mondsha, engjell,meti, nostra, ricky_ch, mia, briciolo, jeta, Kerkoje falje nga ata qe i kam harruar.
Loja eshte shume e thjeshte. Do bejme pak logjike por kryesorja eshte se do mesojme fjale shqipe ( te shkruara ne menyren e duhur me domethenjet e tyre). Loja fillon nga nje fjale e vetme ( emer, mbiemer etj.etj.). Nga kombinimi i shkronjave te kesaj fjale duhet te nxejrrim fjale tjera ne gjuhen shqipe se bashku me domethenjet e tyre deri ne momentin kur nga ato kombinime nuk munde te kemi fjale tjera te gjuhes shqipe. Ne kete menyre ne funde do kuptojme se sa fjale te gjuhes shqipe munde te krijohen nga ai kombinim i atyre shkronjave se bashku me domethenjet e tyre.

Shpresoj se moderatoret do jene mjafte te kujdesshem edhe pse do kene mjafte pune ne kete drejtim. Nese dicka eshte e paqarte si ide kerkoje bashkpunim nese ka nevoje.

Ju falemnderit per bashkpunim.

Po e filloj me fjalen: AMIN ( lutje ). Nga kombinimi i ketyre shkronjave rrjedhe:

· NAIM ( emer qe perdoret mjaft shpesh )
· IMAN ( simbol i fese islame, besim, bese)
· MANI ( gjendje psiqike e semure e nje njeriu)
· MANI ( zakon i quditshem i nje njeriu, diqka e tepruar )
· MINA ( arme me lende shperthyese)
· ANIM ( marre anen e dikujt )


Vazhdoni ju te tjeret. Suksese. Besoj se do ja kalojme mire duke mesuar nga njeri – tjetri. :gjujpeshk:
 
  • MANI (dru frutor, gjethe mani, raki mani)
 
Psh Kitrra, shume interesante loja, po provoj dhe une fjalen MIRث , se di sa mire jan te tjerat, duke perdorur nje fjalor online shqip.

MIRث -1. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush;
2. Gjithçka e dobishme që i shërben njeriut për të plotësuar nevojat materiale e shpirtërore dhe për mirëqenien e vet. Të mirat materiale (shpirtërore, kulturore).
3. Nder, shërbim a vepër e dobishme për të ndihmuar dikë kur ka nevojë; kund. e keqe, e ligë. I bëri një të mirë (të madhe).
4. Ana e mirë e diçkaje, vetia a cilësia e vlefshme e dikujt a e diçkaje; të qenët i mirë; dobia a përfitimi që kemi nga dikush a nga diçka; kund. e keqe.
5. Qëllim a synim i mirë që na shtyn të vemi diku a të ndërmarrim diçka.
6. mit. Figurë e mitologjisë popullore, e ngjashme me zanën, orën etj.; secila nga të tri gratë që, sipas mitologjisë popullore, i presin fatin një foshnjeje pranë djepit të saj natën e tretë pas lindjes ose që u ndihmojnë njerëzve kur këta ndodhen ngushtë; fati i mirë, fati.
7. euf. Sëmundja e tokës, epilepsia.

MثRI - Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme (sidomos pas ndonjë grindjeje), urrejtje për dikë; armiqësi.

RIMث - Përputhje e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve, duke filluar nga zanorja e theksuar.

IREM - 1. shih IRNOHEM [ - A. vet. veta III. Merr të nxirë nga të palarët dhe nuk zbardhet më, murrëtehet (zakonisht për rrobat e bardha a në ngjyrë të çelur).
B. Nxihem, murrëtehem në fytyrë nga të ftohtët, nga zemërimi, nga frika etj. Iu irnua fytyra (lëkura, mishi).]
2. fig. Dëshpërohem, hidhërohem, brengosem; më prishet qejfi. Iu ir zemra prej tij.

REMI - 1. Përfundim i një loje shahu, në të cilën nuk fiton asnjëri nga lojtarët, barazim.Përfundon në remi. Bëj remi. Kërkoj remi.
2. përd. ndajf. Në barazim, pa fituar asnjëri nga lojtarët (në lojën e shahut). Jemi remi. Del (e lë) remi. Përfundon (mbaron, mbyllet) remi.
 
Kitrra urime per temen,vertet e bukur dhe informuese.

Une me vone do mar pjese ne loje...se do njecik perqendrim.
 
Vazhdojmë lojën me ndajfojlen TASH:
që ka keto kuptime - Tani.
Tash e tutje. Deri tash. Qysh (që) tash.
Tash katër vjet.

Tash për tash.
Tash po ta them.
Tash u nis.


Kombinoni germat per te gjetur zgjidhjet tjera. Suksese. :gjujpeshk:
 
Makine
1. Mjet i përbërë nga një tërësi pjesësh a veglash, që vihet në lëvizje me rrymë elektrike ose me lëndë djegëse dhe që shërben për të kryer një punë të caktuar, për të nxjerrë një prodhim duke përpunuar lëndë të parë, për të shndërruar një lloj energjie në një lloj tjetër etj.; mjet i përbërë prej disa pjesësh që vihet në veprim zakonisht me dorë për punë të ndryshme
2. bised. Automobil, automjet. Makinë e re (e vjetër). Makinë ushtarake (civile). Makinë e hapur (e mbyllur). Makina e zjarrfikësve (e ndihmës së shpejtë, e policisë rrugore). Rrotat (gomat) e makinës. Timoni i makinës. Rrugë makinash. Ndez (fik) makinën. Hipi në makinë. Ngas makinën. Udhëtoj me makinë. E zë makina.
3. fig. Tërësi institucionesh a hallkash, institucion ose organizatë që punon si një mekanizëm, në mënyrë të rregullt e të bashkërenduar për të kryer një detyrë a për të zhvilluar një veprimtari të caktuar. Makina shtetërore. Makina e luftës. Makinë propagandistike.

Kinema
1. Ndërtesë a vend i posaçëm, ku është vendosur aparati kinematografik dhe shfaqen filma. Kinema verore (dimërore). Kinema lëvizëse pajisje për shfaqje filmash kinematografikë, të vendosura në një automjet për të lëvizur lehtë nga një vend në tjetrin; autokinema. Kinema «Republika» («Partizani»). Shkoj në kinema
2. bised. Kinematografi. Film kinemaje. Ylli i kinemasë
 
mani (peme frut rakija e ktij fruti eshte e mrekullueshme )
sa e nderlikume kjo temaaaaaaaaaaaa
 
Makine
1. Mjet i përbërë nga një tërësi pjesësh a veglash, që vihet në lëvizje me rrymë elektrike ose me lëndë djegëse dhe që shërben për të kryer një punë të caktuar, për të nxjerrë një prodhim duke përpunuar lëndë të parë, për të shndërruar një lloj energjie në një lloj tjetër etj.; mjet i përbërë prej disa pjesësh që vihet në veprim zakonisht me dorë për punë të ndryshme
2. bised. Automobil, automjet. Makinë e re (e vjetër). Makinë ushtarake (civile). Makinë e hapur (e mbyllur). Makina e zjarrfikësve (e ndihmës së shpejtë, e policisë rrugore). Rrotat (gomat) e makinës. Timoni i makinës. Rrugë makinash. Ndez (fik) makinën. Hipi në makinë. Ngas makinën. Udhëtoj me makinë. E zë makina.
3. fig. Tërësi institucionesh a hallkash, institucion ose organizatë që punon si një mekanizëm, në mënyrë të rregullt e të bashkërenduar për të kryer një detyrë a për të zhvilluar një veprimtari të caktuar. Makina shtetërore. Makina e luftës. Makinë propagandistike.

Kinema
1. Ndërtesë a vend i posaçëm, ku është vendosur aparati kinematografik dhe shfaqen filma. Kinema verore (dimërore). Kinema lëvizëse pajisje për shfaqje filmash kinematografikë, të vendosura në një automjet për të lëvizur lehtë nga një vend në tjetrin; autokinema. Kinema «Republika» («Partizani»). Shkoj në kinema
2. bised. Kinematografi. Film kinemaje. Ylli i kinemasë


Sweetzzinna, te falemnderit per mundin qe ke marre ne vazhdimin e lojes. Nga emri qe ke dhene larte munde te kemi edhe kombinimet si:

  • KAMINث -1) furrë ku piqen tjegullat, tulla etj.; furrë ku digjen
    gurë gëlqerorë për të nxjerrë gëlqere; furrë për të
    përgatitur qymyr druri; kumi. Kaminë tullash
    (tjegullash, gëlqereje, qymyri). Oxhaku i kaminës.
    Punëtor kaminë. - 2) Grumbull sendesh, stivë, pirg. Një kaminë gurësh.
  • ANEMIK - 1. mjek. Që vuan nga anemia; që është i dobët e i
    zbehtë për shkak të pagjakësisë. Fëmijë anemik.
    Fytyrë anemike.
    - 2. fig. Që i mungon gjallëria, i pafuqishëm, i dobët,
    i zbehtë. Vepër anemike. Diskutim anemik.
Dua te beje nje sqarim pa u keqkuptuar. Une e kisha menduar qe gjate kombinimit te kishim parasysh edhe shkronjen ë, por meq e shoh se ne disa raste po kalon pa u verejtur ateher le te vendoset nga bordi drejtues se si ta vazhdojme lojen.
Poashtu te kemi parasysh se nese dikush nga anetaret ve ne loje nje fjale dhe ekrkon nga ne qe me kombinimin e shkronjave te asaj fjale te nxjerrim kombinime tjera se paku te bejme mundin per ta bere nje gje te tille. Ne kete menyre, mendoj, ne do mesonim me shume nga njeri tjetri. Respekte.

Une kisha dhene me heret ndajfoljen TASH, ku nga shkronjat e saj mendoj se munde te fitojme kombinime tjera.
SUKSESE NE LOJث.
 
Last edited by a moderator:
Vazhdojmë lojën me ndajfojlen TASH:
që ka keto kuptime - Tani.
Tash e tutje. Deri tash. Qysh (që) tash.
Tash katër vjet.
Tash për tash.
Tash po ta them.
Tash u nis.

Kombinoni germat per te gjetur zgjidhjet tjera. Suksese. :gjujpeshk:
SHAT -
1. Vegël bujqësore në trajtën e një gjysmërrethi të hekurt të kthyer poshtë, me një bisht druri të gjatë, që përdoret për të prashitur, për të gërmuar e për punime të tjera. Prashit (mbjell, hap vija) me shat. Ujit me shat. S`bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata.
2. bised. Prashitja e bimëve me këtë vegël. Shati i parë (i dytë, i tretë). Bima do shat. U bë për shat.

ASHT I m. sh
1. shih ESHT/ثR,~RA 1. Ashti i krahut (i këmbës). Lugë ashti. Pa iu pjekur ashti pa iu forcuar kocka, në moshë të njomë. Asht e lëkurë kockë e lëkurë, shumë i dobët. (Deri) në asht deri në kockë, shumë thellë.
2. krahin. Kopsë e vogël prej kocke. * I ka shkuar (i ka vajtur) thika në asht (në kockë) shih te THIK/ث,~A.


ASHT II m. sh. bot.
  • Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me gjethe të vogla e të rralla në trajtë vezake, me lule ngjyrëvjollcë dhe me kërcell të degëzuar, që kur këputet lëshon një lëng të bardhë.
 
Sweetzzinna, te falemnderit per mundin qe ke marre ne vazhdimin e lojes. Nga emri qe ke dhene larte munde te kemi edhe kombinimet si:
  • KAMINث -1) furrë ku piqen tjegullat, tulla etj.; furrë ku digjen
    gurë gëlqerorë për të nxjerrë gëlqere; furrë për të
    përgatitur qymyr druri; kumi. Kaminë tullash
    (tjegullash, gëlqereje, qymyri). Oxhaku i kaminës.
    Punëtor kaminë. - 2) Grumbull sendesh, stivë, pirg. Një kaminë gurësh.
  • ANEMIK - 1. mjek. Që vuan nga anemia; që është i dobët e i
    zbehtë për shkak të pagjakësisë. Fëmijë anemik.
    Fytyrë anemike.
    - 2. fig. Që i mungon gjallëria, i pafuqishëm, i dobët,
    i zbehtë. Vepër anemike. Diskutim anemik.
Dua te beje nje sqarim pa u keqkuptuar. Une e kisha menduar qe gjate kombinimit te kishim parasysh edhe shkronjen ë, por meq e shoh se ne disa raste po kalon pa u verejtur ateher le te vendoset nga bordi drejtues se si ta vazhdojme lojen.
Poashtu te kemi parasysh se nese dikush nga anetaret ve ne loje nje fjale dhe ekrkon nga ne qe me kombinimin e shkronjave te asaj fjale te nxjerrim kombinime tjera se paku te bejme mundin per ta bere nje gje te tille. Ne kete menyre, mendoj, ne do mesonim me shume nga njeri tjetri. Respekte.

Une kisha dhene me heret ndajfoljen TASH, ku nga shkronjat e saj mendoj se munde te fitojme kombinime tjera.
SUKSESE NE LOJث.

[/QUOTE]
Per germen ث duhet te vendosesh ti, sepse je hapesi temes dhe krijuesi lojes. Po ashtu dhe nqs deshiron te vesh rregulla te reja, je i mirpritur:)
 
Per germen ث duhet te vendosesh ti, sepse je hapesi temes dhe krijuesi lojes. Po ashtu dhe nqs deshiron te vesh rregulla te reja, je i mirpritur:)[/QUOTE]

Duke pasur parasysh se qëllimi kryesor i lojës ( përveq kalitjes logjike) është të mësuarit, atëherë them se do ishte me interes të gjithanshëm që të kihet parasysh përdorimi i shkronjave ث dhe E.

Por, gjithësesi se ndihma për ta bërë lojën më interesante është e mirëpritur. :gjujpeshk:

Suksese.
 
Redaktimi i fundit:
T I P A R
m. sh.

1. Veçori thelbësore e një sendi, e një dukurie etj.,
që e dallon atë nga sendet a nga dukuritë e tjera;
veti e natyrshme dhe e përhershme e diçkaje, e një
grupi sendesh etj. Tiparet kryesore. Tiparet e
përbashkëta. Tipar dallues. Tipar cilësor. Tipar i
qenësishëm (i paqenësishëm).
2. zakon. sh. Shenjat dalluese të fytyrës (sytë;
vetullat, buzët, gojë, faqet, mjekra etj.), që i japin
dikujt një pamje të veçantë e të ndryshme nga të
tjerët.
Me tipare të bukura (të shëmtuara). Me tipare
burrërore (femërore). Me tipare të holla (të
rregullta). Tiparet e fytyrës. Trashëgon disa tipare
nga e ëma (nga i ati). Kanë tipare të njëjta (të
ngjashme).
3. kryes. sh. Veti dalluese të karakterit a të formimit
të dikujt, që shfaqen në sjelljen e në qëndrimin e tij
në shoqëri, në marrëdhëniet e tij me njerëzit, në
punë etj.; cilësitë me vlerë të dikujt. Tiparet
komuniste. Tiparet e karakterit. Tiparet e njeriut të
ri. Tipare të larta morale.


Nga T I P A R mundë të fitojmë: .........................?

Suksese. :gjujpeshk:
 
Nga T I P A R


1) Tip (lloj)

2) Parti

3) Prit

4) Rit (psh. rit fetar)

5) Rita (emer femre)

6) Art

7) Pat (barazim ne shah)

8) Pirat (Hacker)

9) Bukurosh
 
Nga T I P A R


1) Tip (lloj)

2) Parti

3) Prit

4) Rit (psh. rit fetar)

5) Rita (emer femre)

6) Art

7) Pat (barazim ne shah)

8) Pirat (Hacker)

9) Bukurosh

Nga postimet e bera deri me tani shpresoj se eshte e mjaftueshme per tu kuptuar se kombinimi i fituar duhet te perfshije te gjitha shkronjat e fjales paraprake. :gjujpeshk:
 
TENOR
m. sh. muz.
1. Zëri më i lartë a më i hollë i burrit; këngëtari që
ka këtë zë, ai që këndon me këtë zë. Tenor i parë.
Tenorët e korit. Me zë tenori.
2. Vegël muzikore frymore që i përgjigjet nga
shkalla zërit më të hollë të burrit.


Nga T E N O R ( kombinimi i ketyre shkronjave) mundë të fitojmë: .........................?

Suksese. :gjujpeshk:





 
NOTER

Keshilltar ligjor i ngarkuar per kryerjen e disa veprimeve juridike, qe me dispozita nuk u jane lene organeve te tjera shteterore (si berje aktesh per lidhje kontratash, vertetime dokumentesh e nenshkrimesh, pranim per ruajtje dokumentesh te ndryshme etj.).

Vetem ky kombinim po me kujtohet per momentin :(
 
Shume interesante Kitrra, nese duam te shtyjme kohen me ndonje loje, me mire akoma nese kjo e fundit eshte dhe fytdhenese.
Nje kerkese kisha ama.. do ishte mire nese fjalet qe propozojme te kene te pakten tre mundesi kombinimi, pra te jene fjale qe mund te transformohen ne me shume menyra. Psh fjala tenor edhe mua me sjell nder mend vetem nje mundesi kombinimi.. noter.. a ka te tjera??
 
Shume interesante Kitrra, nese duam te shtyjme kohen me ndonje loje, me mire akoma nese kjo e fundit eshte dhe fytdhenese.
Nje kerkese kisha ama.. do ishte mire nese fjalet qe propozojme te kene te pakten tre mundesi kombinimi, pra te jene fjale qe mund te transformohen ne me shume menyra.

Mund te vazhdojme edhe me tre mundesi, pse jo.

ANTI -

Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave
për të shprehur diçka të kundërt a diçka që është
në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto
fjalë pa parashtesën; kundër -; p.sh. antifetar,
antikombëtar, antimalarik, antipopullor,
antiqeveritar etj., antigrimcë, antitrup etj.



Nga A N T I ( kombinimi i ketyre shkronjave) mundë të fitojmë: .........................?

Suksese. :gjujpeshk:
 
TANI
  • 1. Në këtë çast, pikërisht në këtë kohë, në kohen kur jam duke folur a duke bërë diçka, tashti. Deri tani. Që tani. O tani, o kurrë! Tani nuk mundem (nuk e bëj). Tani po punoj. Me duhet tani! Tani e tutje që nga ky çast, që nga kjo ditë, këtej e tutje.
  • 2. Në kohën tonë, në epokën tonë; në një periudhë kur jetojmë edhe ne, sot; kund. dikur. Tani s`ka më bejlerë. Tani nuk shkojnë me hatëret. Tani s`ka papunësi te ne. Tani çdo gjë është e qartë. Tani e njohim mirë njëri-tjetrin. Tani shkon rregullisht në shkollë.
  • 3. Shumë pak përpara këtij çasti, fare pak përpara, s`ka shumë kohë, sapo, porsa; menjëherë pas këtij çasti, shumë shpejt, thuajse në këtë çast. Tani u nis (treni). Tani sa shkoi. Tani sa ia thashë. Tani vjen. Tani fillon. Tani do ta bëj. Tani do ta shoh, prit pak.
  • 4. si pj. bised. Përdoret kur fillojmë të flasim a të tregojmë diçka, kur kalojmë në një mendim tjetër etj. për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve ose me kuptim përmbyllës. Tani, më thuaj ç’qe kjo? Tani, ta zëmë se është kështu. Tani, si përfundim mund të themi se... Tani, edhe ashtu mund të jetë. * Tani për tani përkohësisht, hë për hë, dora-dorës.

INAT
  • 1. Ndjenjë shqetësimi, trazimi e hidhërimi që na pushton kur nxehemi me dikë a për diçka; humbja e gjakftohtësisë, e durimit etj., zemërim, egërsim. Inat i madh. Në inat e sipër. Mori inat. Ka inat. Shfryn (nxjerr, e përmban) inatin. E zuri (e kapi, i hipi) inati. Më vjen inat. I ra inati. Flet (përgjigjet, thërret) me inat. U tërbua (plasi) nga inati. Qan nga inati. Inati — dëmi i kokës. fj. u.
  • 2. Ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kundrejt dikujt, urrejtje për dikë a për diçka; mëri. Inate të vjetra. Mban inat me dikë. S`ka më inat me të. E ka marrë inat. E kam inat dikë a diçka e urrej. I mbaj inatin i rri i zemëruar, i mbaj mëri gjatë. Ia kam inatin ruaj ende një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, urrejtjeje etj. ndaj dikujt, i mbaj dikujt zemërimin e përpiqem t'ia nxjerr. E pa me inat. Ia bëri për inat.
  • 3. Kokëfortësi, kryeneçësi. Inat prej derri. E mori me inat një punë. Nga inati nuk e bëri. * Për inat (si për inat) fj. ndërm. për fat të keq, për dreq. Për inat të dikujt për të zemëruar a për të inatosur me qëllim dikë. Sa inat! fj. ndërm. sa keq! E bëri me inat me dikë e bëri me bast me dikë, u hëngër me ngulm me dikë për një punë. S’është me inat (s'është punë inati) nuk ia del dot me të keq, nuk mund të arrish gjithnjë me forcë atë çka dëshiron. Ha inat shih te HA. Ka lidhur inat shih te LIDH. Ia nxori inatin dikujt e trajtoi keq dikë a e ndëshkoi pa të drejtë në inat e sipër; gjetiu e kishte inatin e gjetiu e nxori. Nxjerr inatin (dufin) shih te NXJERR
  • 28. S’vihet inat me dikë a me diçka nuk ia del dot me dikë a me diçka, nuk mund të hahesh me të, nuk mund ta mposhtësh. Kija inatin dhe foli hakun! (kija inatin, po hakun mos ia ha!) jepi dikujt atë që i takon, vlerësoje drejt dikë a punën e tij pavarësisht nëse të pëlqen a s’të pëlqen, rri shtrembër e fol drejt.
 
  • NAIT - Eshte i perhapur si emer mashkulli ne Kosove.
  • ATIN - Perdoret per kalin e shales ne disa momente psh. Shaloi ATIN. E lidhi ATIN etj. etj.
 
Harruat TINA - Emer femre (pah c'jam! jam e madhe!!) :p
 
MILAK
m. sh.
  • 1. Këlysh lepuri, lepurush.
  • 2. përk. Fëmijë i vogël.
Nga M I L A K ( kombinimi i ketyre shkronjave) mundë të fitojmë: .........................?

Suksese. :gjujpeshk:
 
LAKMI f. sh.
  • 1. keq. Dëshirë e madhe dhe e pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë, etje e pashuar për diçka; synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo mënyrë. Lakmi e madhe (e tepruar). Lakmi për fitime. Ka lakmi. I hyri lakmia. Hante me lakmi. E vështronte me lakmi. Nuk i shuhej lakmia.
  • 2. Dëshirë e madhe e përpjekje me të gjitha fuqitë për të kryer një punë a për të rregulluar diçka. Punon me lakmi të madhe. Ka shumë lakmi për punë (për udhëtime).
  • 3. Zili. E shihte me lakmi. E ka lakmi. E mori lakmi e ka zili.
LAKIM m. sh.
  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LAKOJ, LAKOHEM. Lakimi i shufrave. Lakimi i emrave. gjuh.
  • 2. Kthesë a dredhë rruge. Udhë plot lakime.
  • 3. gjuh. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë; tërësia e trajtave që ka emri, mbiemri etj. kur lakohet; tërësia e emrave që marrin trajta të njëjta kur lakohen. Lakimi i parë (i dytë...). Emrat e lakimit të parë.
KALIM m. sh.
  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve KALOJ, KALOHEM. Kalimi i lumit. Kalimi në socializëm. Kalimi i pushtetit në duart e popullit. Vend (rrugë) kalimi. Leje kalimi. Në kalim e sipër duke kaluar, kalimthi.
  • 2. Vend ku mund të kalohet. Ka një kalim këtu. * E trajtoi në kalim (e sipër) diçka e trajtoi a e zuri në gojë kalimthi, pa u ndalur gjatë e pa e zbërthyer, pa u thelluar, shpejt e shpejt dhe shkurt.
 
K L I M A
f. sh.
  • 1. Tërësia e kushteve meteorologjike dhe e dukurive atmosferike (temperatura, erërat, reshjet etj.) të një vendi, krahine a zone të caktuar, që varen nga kushtet gjeografike, nga bimësia etj.; gjendja e motit të një vendi, e përcaktuar nga vrojtimet shumëvjeçare quhet: KLIMA/ث. Klimë/a detare (malore). Klimë/a mesdhetare (kontinentale, tropikale). Klimë/a e ftohtë (e nxehtë). Klimë/a e butë (e thatë). U zbut (ndryshoi) klima.
  • 2. fig. Kushtet në të cilat jetojmë ose zhvillohet një veprimtari; rrethanat që ndikojnë mbi diçka; ajo që na rrethon, mjedisi; atmosferë. psh. KLIMA ndërkombëtare.
 
G U RR ث
f. sh.

1. Vendi nga ku del një përrua a një lumë
(zakonisht në një mal a shkëmb), ama. burimi i një
përroi a i një lumi; burim me shumë ujë; krua.
Gurrë e ftohtë. Gurrë e pashtershme. Gurra e
Matit (e Shkumbinit). Gurrat e maleve. Gurra e
fshatit. Ujë gurre. Pi ujë në gurrë. I kthjellët si ujë
i gurrës.
2. fig. Zanafilla, burimi i diçkaje. Gurra popullore.
3. Rrëke, vijë. Gurrë gjaku. Gurrë lotësh.
4. përd. ndajf. Me shumicë, shumë, rrëke, çurkë. I
shkonin lotët gurrë.



Nga G U RR ث ( kombinimi i ketyre shkronjave) mundë të fitojmë: .........................?

Suksese. :gjujpeshk:
 
Rrugë

* 1. Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar per tл kaluar njerezit, kafshet dhe mjetet; vija ne ajer ose ne det, neper te cilen kalojne mjetet e fluturimit a te lundrimit; udhe.

*2. Udhetimi per te shkuar ne nje vend tjeter. (Rruge e larget (e gjate, e shkurter). Rruga e mergimit (e kurbetit))

*3. fig. Drejtimi ne te cilin zhvillohet nje dukuri, nje ngjarje a nje proces, ecuria qe ndjek zhvillimi i dickaje; vija qe ndjek dikush drejt nje qellimi. ( Rruge e drejte - e gabuar). Rruga e jetes. Rruga e fitores. )

P.S. Mu kujtuaj kjo me e lehta mua :p...Po mendoj ne vazhdim per ndonje tjeter.
 
Nga fjala G U RR ث, kemi edhe kombinimin:


G R U R ث
m. bot.
  • Bimë barishtore shumëllojesh e arave, me kërcell të drejtë e të nyjëzuar, me gjethe të holla e të gjata, që bën kallinj të mbushur me kokrra të vogla e që mbillet zakonisht çdo vit; kokrrat e kësaj bime, të cilat bluhen e bëhen miell. Grurë i lashtë (i hershëm). Grurë pranveror. Grurë i bardhë. Grurë halëzi. Grurë uji (ujës) grurë që piqet herët dhe i qëndron lagështirës. Kalli (kokërr, farë) gruri. Halë (kashtë) gruri. Bukë (miell) gruri. Llojet e grurit. Duaj gruri. Korrja (shirja) e grurit. Miza (tenja) e grurit. Ara me grurë. Thes (hambar) me grurë. Gjelbëron gruri. Ngjyrë (bojë) gruri. Mbjell (korr) grurin. Shij (bluaj) grurin. Gruri flokëkuq grurë me hala në ngjyrë të kuqe. Gruri i fortë grurë pranveror, me kalli të shkurtër, që mbillet zakonisht në vende malore dhe që përdoret kryesisht për prodhimin e makaronave. * E ka grurë (dhjamë, vaj) me dikë ka marrëdhënie shumë të mira me dikë, shkon shumë mirë me dikë, e ka mirë me dikë. I shkon (puna) grurë i vete puna mbarë, i shkon puna shumë mirë. Ra si pula në grurë (në mulli) shih te PUL/ث,~A. E ha grurin që në arë i shpenzon të ardhurat shpejt e para kohe, nuk di t’i përdorë me ekonomi të ardhurat, nuk di të kursejë. Kakaris si pula pa grurë (në veri) shih te PUL/ث, ~A. Ndaj bykun nga gruri shih te BYK,~U. Kur s’ke grurë, e mirë është edhe thekra fj. u. shih te THEK/ثR, ~RA. Mbolli thekër e i doli grurë dikujt shih te MBJELL. ثshtë tre mel dy grurë tall, shih te MEL, ~I. Thekra është e gjatë, po gruri hahet fj. u. shih te THEK/ثR,~RA. Grurë breshke bot. lloj bari që bën kalli si të grurit, grurë i egër, grurth.
 
//veten //eshte //qeverisesh //trimeri //
eshte //urtesi //veten //, //te //te //njohesh

Zgjidhja: Urtësi është të njohësh veten, të qeverisësh veten është trimëri.

Enigma: burri njihet në deti valë, njihet në fjalë.
 
Mos eshte: Burri njihet ne fjale, deti ne vale ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top