Loja vetvrasëse ''Balena Blu'', vajza nga gjirokastra kishte filluar ritualin e ....

Guest2

Antarë i Respektuar
anikaka.jpg

Një rast i lojës së frikshme të ‘Balenës blu’ është zbuluar në Gjirokastër, ku pre kishte rënë një vajzë adoleshente.

Siç bëhet e ditur vajza kishte 14 ditë që luante këtë lojë. Ajo ishte 12 vjeçe dhe me prindërit që kishin probleme mendore. Burimet policore thanë se vajza kishte 10 ditë pa ngrënë, ndërsa shokët e klasës kishin vënë re shenja të vetëplagosjes. Sipas policisë, vajza ishte në nivelin e 33 të lojës së frikshme dhe kishte nisur të ndëshkonte veten.

Kanë nisur hetimet nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Loja e frikshme që po tmerrom gjitheë botën ka ardhur sëfundmi edhe në shqipëri, dhe ky rast është një nga rastet më të tmerrshme në shqipëri.
360grade.al
 
Ajo ishte 12 vjeçe dhe me prindërit që kishin probleme mendore.
Kishin dhe tani nuk jane me? Me probleme mendore nuk jane vetem ata, por edhe kjo.

E lexova ne internet kete dhe dy dite me mbrapa u njoha me nje greke dhe ne bisede e siper tregonte qe kishte merakun e vajzes nga kjo loje.
Tha eshte perhapur edhe ne Greqi.

Adoleshent budallenj.
 
Redaktimi i fundit:
Kishin dhe tani nuk ka me? Me probleme mendore nuk jane vetem ata, por edhe kjo.

E lexova ne internet kete dhe dy dite me mbrapa u njoha me nje greke dhe ne bisede e siper tregonte qe kishte merakun e vajzes nga kjo loje.
Tha eshte perhapur edhe ne Greqi.

Adoleshent budallenj.

Me sa lexova nuk ka te bej me zgjuarsine por me menyren si impostohet.
Edhe ne adoleshente skemi qene me te zgjuar.
Problemi eshte se prinderit duhet te jene me fokus dhe ti flasin hapur femijve e jo ti neglizhojne

Kurioziteti ne ate moshe eshte ne maja
 
sido nga ta kthesh, nese degjon te tjeret dhe demton veten eshte budallallek.
 
Padiskutim por mosha e adoleshencen ne nje forme a tjerer ka prirje per te demtuar veten qofte e per tu dukur.
Psh ne ate moshe jane prirjet drejt drogerave, shthurjes, e shume gabime qe mund te kthehen ne fatale.
Nje nder to edhe kjo loje....
 
keto gabimet e larpermendura behen edhe nga te rritur, por ndoshta ne krahasim me te medhenjt adoleshentent nuk din kufurin...
 
keto gabimet e larpermendura behen edhe nga te rritur, por ndoshta ne krahasim me te medhenjt adoleshentent nuk din kufurin...

Me pak fjale po flas per llogjiken e paformuar te kesaj grup moshe.
Ne pastaj duam pa bejme....keta veprojne pa ndergjegje.
 
Epo,eshte pergjegjesia e prinderit te tregoje kujdes se ca bejn,se ca nuk bejn..se lehte me i bo kalamajt,por pergjegjesi e madhe t'i rritesh!
 
Redaktimi i fundit:
Epo,eshte pergjegjesia prinderit te tregoje kujdes se ca bejn,se ca nuo bejn..se lehte me i bo kalamajt,por pergjegjesi e madhe t'i rritesh!

Mu si ekspert midhje e peshku ke fol lol
 
Shpikësi i lojës vrasëse “Balena Blu”, që i ka marrë jetën më shumë se 130 fëmijëve, është arrestuar në Rusi.

26-vjeçari Ilya Sidorov u prangos nën akuzë se ka inkurajuar të fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë bota të lëndojnë veten dhe më pas të vetëvriten në lojën e quajtur “Sfida e Balenës Blu”.

Disa nga kërkesat që “balena blu” i bënte fëmijëve gjatë lojës janë: të presin veten me mjete të mprehta, të shohin filma horror, të rrinë pa gjumë për net të tëra, të rrinë pa ngrënë dhe shumë kërkesa të tjera, të dëmshme për shëndetin mendor. Kjo “sfidë” zgjat 50 ditë. Dita e 50-të është fatalja, dita kur lojtari duhet të kryejë vetëvrasjen.

Shumica e viktimave janë shënuar në Rusi. Dyshohet se numri i të rinjve që i kanë dhënë fund jetës për të përbushur kërkesën e fundit të “balenës blu” i ka tejkaluar të 130-tët. Edhe në Shqipëri u verifikua një rast i prekur nga kjo lojë tepër e rrezikshme. Një vajzë 12-vjeçare në Gjirokastër kishte qëndruar për ditë të tëra pa ngrënë pasi ia kishte “kërkuar balena blu”.

Policia kishte shpërndarë disa javë më parë një njoftim për prindërit, se duhet të jenë të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre falë kësaj loje.
LAPSI.AL
 
Mu si ekspert midhje e peshku ke fol lol

haha
Mua Abisi me ben nervin kacurrel.per cdo gje egjen fajtorin direkte.

sa per ket balenen e peshkaqenin. ZOt na ruaj ca nuk po del sot.
 
cb83bac2ad093bbd2c3c6310540a6fff_1497389083-8171602.png

Ilya Sidorov damllaja inshallah...
 
Gjithsesi e ka gjet dikush kete lojen apo thjeshte fantazi?!

Po pure fantasy ....kadabum nga kati 5 kalamajt...
Nuk eshte aplikacion loje si candy crash....por loje me sfida.
Dikush te shkruan ne inbox te fb ose insta dhe te fton te luash nje loje. Loja konsiston ne kriteret qe vendos gjoja balena blu.
Te gjitha sfidat kane per qellim te demtosh veten dhe te mbyllesh ne vetvete.
Prinderit e kane veshtire te kuptojne ose kuptojne kur keqtrajtimi behet evident....
Ne kete izolim qe eshte e tera lufte psikologjike femija perfundon duke kryer sfiden e fundit duke u vetsakrifikuar.

Kush ishte qellimi i kesaj loje ...diku lexova se ky qe e krijoi mendon se ulja e mbipopullimit te planetit vjen duke shfarosur kete brez sipas tij.

Ajo cfare me shqeteson dhe askund spo e shoh te diskutohet eshte fakti se nga kjo loje po perfitojne mendjet e liga.
Pra adoleshente qe shtyjne te tjeret ta luajne per te pare sesi perfundon e gjitha kjo....
Pra mes nesh kemo femije me probleme psikologjile si ne rastin e kesaj "javes" .....mua kjo me shqeteson...ksaj si do i vihet fre?
 
Uaaauu medet,si cdo gje ne keto kohe po behet krecenim.
Prinderit duhet te jene siper femijve tyre,me keshilliome ,dialog dhe tua zene kohen me aktivitete.
Ndersa se kuptoj pse dreqin lojes nuk i hiqet aksesi?
Perse qarkullon akoma ne rrjet?!
 
Nev nuk eshte loje me akses....e kam shpjegu cik me siper.
Te shkruaj une ty ne inbox...dhe te them hajde luajme nje loje dhe te parashtroj kushtet e lojes qe jane keto sfidat.
Dhe te kerkoj video qe i poston ne inbox....etj etj

Kapish?!
 
Edhe per kete macen angela kam degjuar qe eshte loje e rrezikshme per femijet.....une gjithmone jam qe femijet te mos mbajne smartphonera pasi rritet nje brez qe ska kuriozitet per boten qe e rrethon po sme degjojne prinderit nqs jua them, mjafton qe femija te mos qaj.
 
“Sfida e balenës blu”, kujdes fëmijët! Ja kush janë më të rrezikuarit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“Sfida e balenës blu”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë. Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?

“Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten. Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij. Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha Arjana Muça, psikologe.

Për psikologen, 21-vjeçari që ka krijuar lojën ka kaluar një fëmijëri më probleme të mëdha psikologjike, e për këtë arsye një nga kushtet e lojës është që fëmijët të jenë të grupmoshës 9-17 vjeç. Por pse ka zgjedhur këtë grupmoshë?

“ثshtë mosha tipike, sepse flasim për fillimin e adoleshencës. Kur flasim për adoleshencën duhet të kemi parasysh që zhvillimi në vetvete është i lidhur me problematikën emocionale. Kemi rebelimin e një adoleshenti”, tha Arjana Muça.

Po prindërit, si ta kuptojnë nëse fëmija e tyre po luan apo jo me “Sfidën e balenës blu”?

“Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pse ky fëmijë po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”, tha Arjana Muça.

Për Muçën, nga kjo lojë e rrezikshme nuk të shpëtojnë vetëm prindërit.

“Institucionet tona duhet të bëjnë të mundur që në qendrat e internetit të krijojnë zona të grupuara për fëmijë të moshave të caktuara, që të përdorin kompjutera me kod sigurie”, tha Arjana Muça.

/ Top Channel
 
Edhe per kete macen angela kam degjuar qe eshte loje e rrezikshme per femijet.....une gjithmone jam qe femijet te mos mbajne smartphonera pasi rritet nje brez qe ska kuriozitet per boten qe e rrethon po sme degjojne prinderit nqs jua them, mjafton qe femija te mos qaj.

Macja Angela thone (me te degjuar e kam) eshte nje loje spiune, pra te vjedh te dhenat personale....perdoret si karrem nga CiA e FBI..por jo e rrezikshme per shendetin e personave.

Kshu kam degjuar
 
Sa Vesh llapushe kjo Moni
Cfare nuk degjon :D

Moni mire qe i degjon po sa sakte i degjon :P

PO nuk thashe qe eshte 100 % si mi kane thene...tashi ndonje detaj edhe me ka skip-ur lol
Po keq-informoj ? e o mire se e ben nje dynja me media....une nje ze koti jam lol
 
Po nga ip apo pc nga hyn personi kur komunikon me keta femije s'mundet policia ta gjeje se kush eshte e ku ndodhet ky/kjo?!

Se deri tani dy ,tre veta i kan kap qe supozohet se jane personi qe shpiku lojen por si duket nuk qenka asnje!!!
 
Danay kete po them dhe une , ata u kapen por loja eshte perhapur dhe duke mos qene e nevojshme te instalohet , eshte e pamundur te identifikohet.
Tashme jane nga e gjithe bota qe rrezikojne te behen pjese e kesaj zallamahie.

psh me teket mua , hap nje adrese falco dhe i shkruaj personave te ndryshem...(plus qe ka aq shume marifete per te mos bere catch IP sa sja ke idene) , dhe i drejtohem duke thene luajme.
E ksu vazhdon historia...pra pasohet nga njeri te tjetri....

Sdi ne isha e qarte...
 
"Balena Blu" godet edhe në Tiranë, djali kërcënohet me jetë pas refuzimit, shikoni komunikimin

“Balena Blu” zyrtarisht ka mbërritur në Shqipëri.
Pas rastit të vajzës nga Gjirokastra e cila mbërriti deri në nivelin e 33-të, një tjetër djalë në Tiranë është kontaktuar nga kuratorët e kësaj loje.
Informacioni i dhënë mbi këtë lojë vdekjeprurëse ka bërë që fëmijët të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre, shkruan Albeu.com.
Ashtu siç e shikoni në galerinë me sipër, kuratori i cili shkruan në anglisht i kërkon djalit, mosha e të cilit nuk dihet, të luajë lojën për 50 ditë, ndërkohë që mesazhet kanë agravuar edhe në kërcënime pasi kuratori i shkruan që në Tiranë do të vijë ta vizitojë një shoku i tij.
Kjo lojë vdekjeprurëse e ka fillesën në Rusi dhe deri tani ka shkaktuar qindra fëmijë të vdekur pasi loja në fund të detyron të kryesh vetevrasje. /albeu
balena-al.jpg

balena-all.jpg
 
Attachments

  • balena-al.jpg
    balena-al.jpg
    31.1 KB · Shikime: 0
  • balena-all.jpg
    balena-all.jpg
    37.8 KB · Shikime: 0

Kane fillu edhe me luajtur rob tashi,se sjane te gjitha balena blu keto qe shkruajn!
 
Attachments

  • balena-al.jpg
    balena-al.jpg
    31.1 KB · Shikime: 0
  • balena-all.jpg
    balena-all.jpg
    37.8 KB · Shikime: 0
  • balena-al.jpg
    balena-al.jpg
    31.1 KB · Shikime: 0
  • balena-all.jpg
    balena-all.jpg
    37.8 KB · Shikime: 0
Po ate mendova dhe une ne fakt ose loje e femijeve ose ndonje sajim i portalit ne fjale per te terhequr kureshtjen...Mbase si dihet!
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top