Logjikë raptore

Desa

Temet Nosce
V.I.P
Këtu po sjell disa pyetje filozofike raptore dhe logjika në to.:)

- Nëse një filozofi është logjike...
Don të thotë se logjika pas saj është vetëm filozofike?

- Nëse djalli i ndëshkon vetëm njerëzit e këqij....
E bën kjo atë diçka të mirë?

- Nëse Zoti ka një plan për gjithkënd.... dhe fetusi është një person.....
A nuk do të ishte aborti një plan i Tij?

-Nëse të pyesja a don të bësh seks me mua.....
Përgjigja e asaj pyetjes do ishte e njëjtë si përgjigja e kësaj pyetjes?

-Nëse i mëshoj kokës sime dhe dhemb...
Jam i dobët apo i fortë?

- Nëse i urren urrejtësit...
Të bën kjo ty urrejtës?

- Nëse gratë kanë gjithmonë të drejtë...
Cka ndodh kur dy gra kanë opinione të ndryshme?

- Nëse një princeshe të verbër do i duhej puthja e një princi për të parë...
Do të ishte 'shikim me dashuri të parë'?

- Kur njerëzit e vegjël drogohen...
Bëhen medium?

- Nëse të gjithë jemi të ndryshëm...
Na bën kjo të gjithëve të njëjtë?

- Në vend që të thuhet jeta e dikujt u shpëtua...
Nuk do të ishte më mirë të thuhej: vdekja e dikujt u shty?

- Nëse koha i shëron të gjitha plagët...
Cfar ndodh nëse të qëllojnë në kokë me orë?

- Nëse ke fjetur si një foshnjë...
Don të thotë se je zgjuar natën dhe ke qarë?

Kaq për sot :)


Philosoraptor.
 
Nese pa dijenin e tij (Zotit) nuk behet asgje atehere pse zgjedhe vrasjen e nje femije per te na sprovuar .........
A nuk do të ishte nje veprim kriminal ky? :unsure:
 
- Kur policia arreston një memec...
A i a lexojnë të drejtat që të jetë i heshtur?
 
Për Desa për këto zik-zag(e) mentale :)

Nuk kam hasur ndonjë teori e cila pretendon se filozofika është logjike ...!
* logjike deduktive kjo

Nuk është dëshmuar se djalli dënon vetëm mëkatarët ...!
* logjike mekanike kjo

* A priori .- është e vertetë se gratë kanë nën pronësi monopolin e të së drejtës ...! por
* A fortiori - ata si zakonisht gjejnë një koncensus .

Planet e Perendisë nuk janë diskutabile ....
për këtë më është mbush mendja nga Niçe ..... dhe në fund përfundoi në sanatorium .

E vertetë se foshnjë bën gjumë të ëmbel.. edhe pse qanë dhe urinon .... botë metafore kjo

:)
 
Nëse njerëzit do të mund të lexonin mendjen...
Dhe dy njerëz do të mund të lexonin mendjen e njëri tjetrit...

- A nuk do lexonin mendjen e vete?
 
Nëse njerëzit do të mund të lexonin mendjen...
Dhe dy njerëz do të mund të lexonin mendjen e njëri tjetrit...

- A nuk do lexonin mendjen e vete?
Exactly! :)

Kjo jo ne aspektin dualist por ne stadin e subjektit te shpirtit...

Sa do degjojme prej njerezimit ne, aq shume sa cudia nuk do ekzistoje me!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top