Lodhja

Didi

C'est la vie.
Kur puna bëhet me kohë të shpejtë dhe nën stres të konkurrencës dhe për më shumë, kur nuk gjendet kohë për çlodhje, ky mund të jetë paralajmërimi për vuajtjen nga sëmundja kronike e lodhjes, shkaku i së cilës është lodhja e madhe psikologjike dhe stresi.

Lodhja është një sëmundje që shfaqet më shumë tek të arsimuarit dhe tek ata që kanë të ardhura të mira financiare. Në Perëndim ajo njihet si “Lodhje kronike” dhe në shumë raste bën që individi të arrijë deri në falimentime ekonomike. Kjo sëmundje ndikon më shumë te gratë se te burrat



Kur puna bëhet me kohë të shpejtë dhe nën stres të konkurrencës dhe për më shumë kur nuk gjendet kohë për çlodhje, ky mund të jetë paralajmërimi për vuajtjen nga sëmundja kronike e lodhjes, shkaku i së cilës është lodhja e madhe psikologjike dhe stresi.

Lodhja është një sëmundje që shfaqet më shumë tek të arsimuarit dhe tek ata që kanë të ardhura të mira financiare. Në Perëndim ajo njihet si “Lodhje kronike” dhe në shumë raste bën që individi të arrijë deri në falimentime ekonomike. Kjo sëmundje ndikon më shumë te gratë se te burrat. Sipas bluzave të bardha, në rastet e analizuara rezulton që rreth 70 për qind e tyre janë paciente gra dhe vetëm 30-40 për qind janë burra. Mjeku gjerman, Jan Klod Kujaka, shprehet se në vendet në zhvillim, kjo sëmundje nuk njihet shumë. “Në mjekësi, fillimi i kësaj sëmundjeje nuk dihet, por që shfaqja e saj tek të sëmurët shfaqet pas një periudhe të lodhshme që individi mund të kalojë. Kjo mund të arrijë deri në 5-6 muaj. Kjo nuk është një sëmundje e trashëguar apo që fillon që me lindjen e njeriut.

Sëmundja është deri diku komplekse, pasi ndikon në sistemin nervor, atë të imunitetit dhe në ekuilibrin hormonal”, - thekson ai. Ndër faktorët që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes mund të përmenden situatat e tejzgjatura e të vështira psikologjike, lëndët kimike, lëndët toksike, metalet e rënda, traumat fizike apo edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Pas shenjave të para të sëmundjes, ajo përparon me ritme të shpejta. Në përgjithësi, të sëmurët nuk duken aq të sëmurë sa ç’janë. Mjekët, jo rrallëherë i tregojnë ata si pacientë të llastuar që ankohen për çdo gjë. Sipas mjekëve, baza për mundjen e kësaj sëmundjeje është kontrollimi i stresit. Të gjithë kanë një mënyrë të përjetuari stresi, siç ka edhe mënyra për të kapërcyer këto situata. Një jetë normale dhe e qetë, ushtrime të lehta, ushqim i shëndetshëm dhe ruajtje e peshës normale të trupit janë ndër masat më të mira që mund të merren për këtë sëmundje. Një pikë e rëndësishme për këtë është edhe mospërdorimi i pijeve alkoolike dhe duhanit. Këta të fundit renditen ndër shkaqet kryesore të përparimit të “lodhjes kronike”. Dhe ndërkohë që mjekimi pritet të gjendet, e vetmja gjë me të cilën në Perëndim po përballohet ky shqetësim, janë seancat e meditimit apo të jogës, përpara se të mendohet për të blerë qetësues nëpër farmaci. E megjithatë, diçka edhe mund të bëhet: të rikuperojmë rezervën energjetike që kemi mbledhur në pjesën e djathtë të trurit, në zonën që përgjigjet për emocionet, e cila lihet në vend të dytë për shkak të inteligjencës racionale. Dhe pikërisht në këtë zonë, të mbetur disi në hije, gjendet përgjigjja instiktive ndaj vështirësive. Ta përplotësosh këtë zonë, do të thotë të zbulosh më shumë burime, pra me pak fjalë, të ndiesh më mirë. Për mjekët psikologë, kjo është diçka që mund të bëhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh që mund të duken fare të rëndomta, por që janë mjaft të efektshme, që arrijnë të fusin në punë pikërisht atë zonë të trurit që u përgjigjet emocioneve.

Lodhja psikike mund të dobësojë qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve fizike, gjë që shpjegon pse nganjëherë e kemi të vështirë të ushtrojmë ushtrime.

Ekspertët dëshmuan se personat të cilët para ushtrimeve kryenin detyra kërkuese mentale shumë më herët lodheshin sesa kur psiqikisht ishin të freskët.

“Lodhja psikike nuk ndikoi në punën e muskujve apo zemrës, por në angazhimin e tyre”, - pohojnë Samuele Marcora, Walter Staiano dhe Victoria Manning nga Universiteti Bangor në Walles.

Lodhja është një ndjenjë ose mungesa e energjisë. Megjithatë, të qenit i përgjumur dhe një ndjenjë të indiferencës apo moskujdesja për atë që ndodh, mund të jenë simptomat e lodhjes.

Lodhja mund të jetë një përgjigje normale dhe e rëndësishme për ushtrimin fizik, stresin emocional, mërzinë ose mungesën e gjumit. Megjithatë, ajo mund të jetë gjithashtu një shenjë e një çrregullimi shumë të rëndë psikologjik dhe fizik.

Përgjithësisht mungesa e gjumit, një dietë e varfër dhe stresi, si dhe shumë shkaqe të tjera të mundshme fizike dhe psikologjike mund të bëhen shkak i mungesës së energjisë.

Stimulantët (duke përfshirë kafeinën) nuk janë trajtime të efektshme për lodhjen, sepse ata mund të përkeqësojnë lodhjen dhe mund të shkaktojnë fshehjen e paraqitjes së problemit të energjisë kur ndalet. Energjizuesit gjithashtu kanë tendencë të përkeqësojnë lodhje në afat të gjatë.

Shkaqet dhe kurat janë gjetur në përgjithësi në stilin e jetës tuaj të tanishme. Për një të ardhme të shëndetshme gjithçka varet nga dëshira dhe angazhimi për të bërë lehtësimin dhe parandalimin e tej lodhjes në njërën mënyrë apo në tjetrën.

Sipas recetave popullore, përveç përdorimit të çajrave të kamomilit, apo preparateve të tjerave bimore rekomandohet edhe përdorimi i frutit tropikal papaya, i cili jep efekte të menjëhershme në largimin e stresit dhe lodhjes mendore. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë. Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal, i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor, ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit.

Gjithashtu, një ilaç tjetër bimor që ajo rekomandon për parandalimin dhe largimin e lodhjes është guarana. Guarana është një tjetër frut tropikal, që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saj kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit. Në sajë të përbërësve të saj, guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ekzistojnë terapi dhe trajtime, të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i lehtësoni, madje edhe t’i eliminoni simptomat emocionale dhe fizike të depresionit.



Shenjat e lodhjes:


• Prishje e përqendrimit dhe dëmtim të kujtesës;

• Dhimbje fyti, muskujsh, mjekre dhe kyçesh;

• Kur je i turbullt pasi zgjohesh;

• Ndjenja e emocionit edhe 24 orë, pasi keni mbaruar punën;

• ثnjtje në pjesë të trupit;

• Kollë kronike;

• Përzierje barku, djersitje gjatë natës;

• Vështirësi në frymëmarrje;

• Ndjesi të lëkurës;

• Rënie e menjëhershme në peshë.



اfarë ndiejnë të sëmurët?

• Lodhje psikologjike;

• Lodhje fizike;

• Humbje e dëshirës për të punuar;

• Stres të brendshëm;

• Rënie e aktivitetit;

• Mospasje fuqi për të punuar;

• Gjendje e përgjumur etj.


Përktheu: Lorena Kollobani
Burimi: std
 
Back
Top