Vajza
🪡
Supersfida e futbollit anglez midis Liverpulit dhe Mançester Junajtid përfundoi pjesën e parë me avantazhin e kampionëve të Europës në fuqi.
Virxhil Van Dajk shënoi saktë me kokë pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Trent-Aleksandër Arnoldit në minutën e 14-ë.
Por, rezultati i takimit mund të kishte qëndruar në 2-0 nëse arbitri i takimit nuk do të anullonte supergolin e Roberto Firminjos në minutën e 25-ë. Pasi braziliani dërgoi saktë topin në rrjetë, lojtarët e Mançester Junajtid vërshuan drejt gjyqtarit në protesta duke pretenduar se gjatë aksionit Van Dajk shkaktoi faull ndaj portierit De Gea. Me pamjet e VAR-it, goli i Firminjos u anullua, ndërsa në rrjetet sociale opinion për golin e anulluar të Firminjos është ndarë në dysh.
Me këtë rezultat, Liverpuli vazhdon të mbetet i pamposhtur këtë sezon në kampionatin anglez.
Liverpul-Mançester Junajtid 1-0
Golashënues: Van Dajk 14’