Lista e mesfushorëve për 11-shen më të mirë të vitit 2013

cent

...Lontano
Gareth Bale dhe Franc Ribery nuk mund të mungonin në listën e mesfushorëve të nominuar nga FIFA për 11-shen më të mirë të vitit 2013. Bale i cili kandidohet falë performancave të tij gjatë vitit si për Realin e Madridit ashtu dhe me ish klubin e tij, Tottenham, është një ndër tre futbollistët e Realit në listën me 15 mesfushorë, bashkë me ish yllin e Malagas Isko dhe Xabi Alonson. Gjithsesi edhe Ozil që la “Santiago Bernabeun” për tu bashkuar me Arsenalin gjatë verës, është gjithashtu në garë për tre vendet në mesfushë që do të formojnë formacionin më të mirë të vitit. Bayern Munich, kampion në fuqi i Europës ka gjithashtu 3 përfaqësues në listë ku bashkë me pretendentin për Topin e Artë Franc Ribery janë dhe holandezi Arjen Robben si dhe futbollisti i kombëtares gjermane Bastian Scheinsteiger.

Nuk mund të jetë aspak surprizë pjesëmarrja në listë edhe e trinisë së shenjtë të Barcelonës me nominimet e Andres Iniestas, Xavi Hernandez dhe Sergio Busquets. Për sa i përket Juventusit kampion të Italisë, nga rradhët e bardhezinjve janë kandiduar Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal, por nuk ka vend mes pretendentëve për yllin e ri të bardhezinjve Paul Pogba. Për sa i përket skuadrave të tjera, lista e nominimeve për mesfushorët më të mirë të vitit ju njeh meritat edhe kapitenit të Liverpool Steven Gerarrd, e po ashtu dhe Marko Roeus të Borussias së Dortmundit dhe futbollistit të Manchester City, Yaya Toure. Formacioni më i mirë i vitit sipas FIFA-s do të shpallet gjatë ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë që do të mbahet në 13 Janar në Zyrih.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top