Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Doja ta nisja duke thene bungee jumping. Eshte gjeja me e cmendur qe dua te bej pastaj u mendova se cf verte dua te bej.
Psh te rri ne divanin tim te ngrohte te shoh gjithe filmat e mi duke ngrene pak pop corn.
Pastaj te hap dritaren duke u perkedhelur nga era e ngrohte dhe perdet qe te gudulisin. Mbase seshte docka te futet tek lista e deshirave por dua buzeqeshje te cmendura te me shoqerojne ne cdo moment.
Te ndjek horoskopin hap per hap ne nje dite e te shoh nese del. Pastaj dua te hidhem nga nje ure e te bie plluf aty.
Te nxjerr koken nga gurgullimat e ujit duke u kollitur e pastaj te hidhem serish. Dua te kem superfuqi. Jeta do ishte me e lehtr mbase ti lexosh mendjen dikujte o te ecesh me shpejtesi supersonic ose te fluturosh. Mbase te udhetoj.
Po kjo besoj kjo eshte cmenduria ime me e madhe qe dua te bej..me ngjyrat e Indise. Ne zhurmat e nje trafiku te tmerrshem te nje vendi tj. Me qetesine e nje Kanioni.
Njerezit jane te perbere nga deshira jo nga qeliza. Kur te mos kemi me endrra sdo kemi as qeliza.
Qe te mos harroj librat. Per mua jane O2. Libra te vjetra te pluherosur. Ne fakt dua te punoj ne mje biblioteke mund te jete nje pune e merzitshme por ben pjese ne magjine e rutines sime. Sepse rutina ime eshte e magjishme. Dua te bej dhe pasticieren embelsira te ngrohta me arome kanelle cokollate vanilje.
Mbase endrrat duhet te jene sa me reale? Ok. Dua ti jap makines me nje shpejtesi marramendese ku adrenalina te ben zemren te rrahe cmendurisht. Adrenaline kjo eshte fjala magjike per cdo liste deshirash qe dua. Sikur te kete hedhje me parashute ose nje dalje nga liqeni. Adrenaline sikur te jete zhytje nen uje duke eksploruar cdo koral ose thjeshte nje nate laraoke duke nxjerr fytin dhe duke u dehur maximalisht deri ne piken qe sdo kujtosh asgje.
Lista ime eshte e gjate e gjate per boten time te varfer qe do shkruaj nje tjeter here .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Me dehe ,me fute ne listen e botes tende shetita shijova e dic dashurova,,heren tjeter do rikthehem per te shtuar dhe une disa deshira per momentin muza ime u ngop bollshem ne keto me siper..:))
 
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

A ka nai got Whiskey ketu se vdiqa?
Cool_Car_Skydiving.jpg

Me pelqen kur punoj ne kaos dhe ne rremuje. Me pelqen kur zgjidh nji lemsh dhe pastaj shkoj ke lemshi tjeter. Me pelqejne lulet artificiale qe pastrusja ime i hedh parfum dit per dit. Me pelqejne dhe kur mi hekuros rrobat ajo gruja ke ai dyqani Kinez ku coj me pastru rrobat. Me pelqen kur hudh flamurim Amerikan ne zjarr me fik zjarrin dhe pastaj bej patinazh siper rrenojave ne kerkim te zjarrit tjeter me fik.
 

Attachments

  • Cool_Car_Skydiving.jpg
    Cool_Car_Skydiving.jpg
    45.3 KB · Shikime: 0
  • Cool_Car_Skydiving.jpg
    Cool_Car_Skydiving.jpg
    45.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Lista e deshirave…nje rruge pa fund, ose e thene me mire nje drite qe fiket bashke me qenien time… ndoshta mund te vleresohesha dhe si jo-ambicioze por me mjaftojne ato deshirat e vogla, te rendomta te cilat jane rrugicat qe te nxjerrin te ajo qe cdokush e kerkon "deshira per te qene I lumtur". Cfare dua te bej mmmm,,, te jem ulur ne buze te detit dhe te shoh femijet e mi tek luajne gezueshem ne breg,dhe une te pyes veten -O Zot sa u rriten,
{ngandonjehere edhe zihen, por cfare rendesie ka}…. Dua te pres kur vjen djali nga shkolla, gjithmone me nje lule ne doren e tij te vogel -eshte casti me I bukur I dites{ndonjehere kur nuk gjen lule mund te kepusi dhe ndonje gjethe} :buqete: … Dua te ec ne shi, me pelqen shiu,,,dikur kam menduar se eshte ngushellimi I qiellit kundrejt shpirtit tim…Dua te xhytem thelle ne uje.. Me mrekullon ajo qetesia absolute qe egziston atje,, me plq se si flet heshtja shpesh here me bukur se sa fjalet… Dua te jem midis njerezve qe me mungojne aq shume… ata qe me bejne te ndjehem "si ne shtepine time" me pizhama,floket e shpurpuritura, pa piken e makijashit, mbledhur rreth nje tavoline duke luajtur letra dhe duke ngrene fara… Dua te shkoj tek banesa e fundit e dy prej njerezve me te shtrenjte te jetes time, te quajtur ndryshe "themelet e mia",, t'iu shpie dhe une nje lule si im bir…kane kaluar shume vite qe nga hera e fundit kur kthehesha nga shkolla tek shikoja nje lule, te me vinte ne mendje nena ime, e te me mbushej zemra plot me dashuri … dhe dashuria ime merrte formen e lules per te dhene lumturi ne syte e njeriut me te shtrenjte per mua atehere,,{ishte gjeja me e pakte qe mund te beja per te }….Dua te qesh,,te qesh pa fund,,edhe kur ndjej qe brenda po vdes prap te qesh,,ta bej per ata qe me duan,,te mos shohin kurre dhimbje ne syte e mi,,. Dua…dua te happen dy duar dhe te strukem e gjitha ,,,te ndjej qe perkas aty...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

large.gif

Te vishem si kjo dhe te kercej ne nje lokal te thjeshte kafeje ku ka vetem 3 4 vete qe pine kafen qete
dhe as qe vene re prezencen time.
Te bej nje tatuazh per dicka qe sdo i di domethenien kurre, dhe pastaj te pres floket deri afer supit.
Te ve lente blu dhe te bej dicka per te cilen do pendohem ama asnje sdo dinte kush jam. Urrej grupet rock ama te shkoj ne nje grup rock e te cmendem
mes mijra te panohurve dhe te hidhem nga parku.
Pastaj te fle jashte tek catia e nje shtepie qe nuk njoh dhe te ndjej rrugetimin e yjeve qe shkeputen me gisht.
Ashtu duke degjuar muzike ose nganjehere duke mos degjuar asgje, derisa sdo dale agimi me i embel qe mund te shijoj
Te ha akullore ne 6 te mengjesit kur ben akoma ftohte, dhe pasta te eci me kembe ne rere ndersa uji eshte akoma akull
Te puth 3 te panjohur ne rruge e pastaj te vazhdoj te ec sikur ska ndodhur asgje. Te pi jello shots dhe te luaj birra pong.
Te bej ski, apo surf, cdo sport ekstrem.
Ose thjeshte ne nje nate te akullt te heq xhupin e te ndjej te ftohtin se si ben te qarkulloje gjaku apo te rrahe zemra
e gjitha kjo per te kujtuar qe je gjalle akoma.
Mbase me mjafton edhe te hap krahet kur ec me biciklete dhe te ndjej ajrin.
Te lahem naten ne det. Te me marrin dallget .
 
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Te ndaja 1 moment te bukur me 1 person te vecante ke ura e San Franciscos dhe te shikonim perendimin e diellit ne Japoni.
Te hynim ne kazinon e Las Vegas dhe te numeronim letrat qe te fitonim 1 grusht lek dhe te na nxirrnin me shkelma nga kazinoja.
Te djeg karten e kreditit dhe te perdorja vetem cash qe vodha nga kazino.
Te thyja rekordin e renies nga hapesira dhe kur te bija ne toke do me hapej parashuta me vonese dhe do ngelja pa ndenja.
Sipas letrave qe kam firmos do me japin vdekje me nitrogjen kur jam pa ndenja dhe do doja te shikoja uren e San Franciscos per here te fundit ne mendjen time.
 
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Fundin e jetes ta jetoje i vetem. Sa me larg shoqerise njerezore. Ti kthehem natyres, malit, majeve te bjeshkeve dhe atje te shijoje netet me acar, ne heshtje te plote duke degjuar vetem krap-krupet e kembeve te mija ne kontakt me boren. Atje diku ne nje maje mali te me gjeje vdekja ne qetesi te plot pa u gjendur kurre nga askush.
 
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Eshte bukur te enderrosh, akoma me bukur ti besh endrrat realitet... :)
 
Titulli: Lista e deshirave ne boten time te varfer.

Lista ime është sh.e gjate, sa nuk do më dilte letra ti shkruaja .Por të gjitha i thjeshtoj e mbetet vetem një : Te jem në jete shendosh e ndihmen e Zotit kudo.
 
Ëndrrat e mia të thjeshta.
Të kërcej nën shoqërinë e shiut,me këmbët zbathur.
Të jetoj diku në mes të pyllit,e kur të hap dritaren të shoh ujqërit....
Të notoj deri në fund të oqeanit,pa patur frikë se nuk do mbytem.......
Të bëj një udhëtim në Tajlandë,një në Indi e atëherë në Australi.
E atëherë të vdes e qetë....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top