Liqeni i zi i mrekullive

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Liqeni i zi i mrekullive

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në dalje të Gramshit, në një lartësi 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete legjendën se bën mrekulli. اdo ditë këtu ka 200 persona që duke u futur në ujërat e akullta besojnë se do të shërohen.

Efekti i tij në kurimin e sëmundjeve mendohet se konsiston pikërisht në temperaturën e ulët dhe në përmbajtjen e disa kripërave minerale. Fëmijë, të rinj, të rritur e pleq, 6 mijë persona vetëm këtë verë, vijnë këtu dhe tregojnë për mrekulli.

Megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, këtu nuk ka mjek në rast të ndonjë emergjence, ndërsa njerëzit tregojnë se edhe këto raste nuk kanë munguar. Shërbimi konsiston në vendosjen e disa çadrave, ndërsa rruga deri në Liqenin e Zi është një stërmundim.

Temperatura e ulët bën që Liqeni i Zi të frekuentohet vetëm gjatë muajit gusht. Investimet në infrastrukturë e shërbime dhe një studim për përmbajtjen dhe vetitë e këtij uji jo vetëm do të zhvillonin zonën e thellë të Gramshit, por edhe do t’i kursenin shumë mundime të sëmurëve që kërkojnë shërim.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top