Linda shkon në “Eurovision”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Linda shkon në “Eurovision”

1490193147220417_LINDA-HALIMI_19_2.jpg


Tashmë është bërë publike edhe videoja e përfaqësueses shqiptare në garën europiane të këngës, “Eurovision”. Në kanalin zyrtar të këtij kompeticioni është publikuar kënga “Botë”, një interpretim nga këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi.

Kënga është kompozim nga Klodian Qafoku, punuar mbi tekstin e Big Bastës dhe vet Lindës, dhe sjell një mesazh të fortë. Bashkautorja Linda Halimi dhe stafi organizator kanë zgjedhur të përfaqësohen në garën e muzikës europiane përmes versionit anglisht të këngës, ndoshta edhe për faktin se Linda prej disa vitesh e ka zhvendosur karrierën e saj artistike në Amerikë.

Videoja është shoqëruar edhe nga komentet e fansave, një pjesë e të cilëve shprehen se kjo këngë është një kryevepër, një kompozim i fuqishëm që do të shkëlqejë në skenën e “Eurovision”.

“Eurovision” këtë vit do të mbahet në Kiev të Ukrainës, në datat 9, 11 e 13 maj, ndërsa përfaqësuesja shqiptare do të këndojë mbrëmjen e 9 majit, në gjysmëfinalen e parë.

/ Top Channel


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Bohhh,as ne nate te dyte sdo kalojme pa le me,me tej.
Teksti percjell,ne vetvete.
Por notat e zerit te saj, per mendimin tim len shume per te deshiruar.(vjehn hamion shume dhe ka ngjirrje trashje ne timber,s"me pelqen)
Dhe dyta duke dite qe E,vizioni eshte pak ne stile ritmik kenget qe preferohen ,eshte zgjedhje e gabuar.
Ajt suksese megjithe se personalisht mendoj qe ska per te pase.
 
Shume e ashper ne gjykime Nev. E paske lene prapa edhe Alfred Kaqinarin. :p

Kengen nuk e degjova por Linda ka ze te kompletun per mendimin tim.
 
Ka ze te fort linda .. besoj se do shkoj deri ne finale...Sukses Linda..:eek:kidoki:
 
WOW me ka pelqy cdo gje. Mu duk si tailer filmi. nder me te mirat qe kemi cu per mua ne eurovizion
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top