Lind në tualetin e trenit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një ndër historitë që tregon se mrekullitë ekzistojnë është edhe historia e Bhuri Kalbi nga India, nëna që lindi foshnjën në tualetin e trenit.

Kalbi nga Rajasthan ishte 7 muaj shtatzënë dhe ndodhej ulur mbi tualetin e trenit, kur solli në jetë të bijën, së cilës do të duhet t’ia tregojë patjetër këtë histori.


f.0131151437631_m.jpg


Asaj i ra të fikët para se ta kuptonte se çfarë kishte ndodhur. “Lindja ime ishte kaq e papritur”,tha Kalbi për “Reuters”. “As që e kisha kuptuar se foshnja ime kishte rrëshqitur nga vrima e tualetit”, shtoi ajo.

Sipas “Reuters”, shumë trena në Indi kanë thjesht vrima në tualetet e tyre që dalin direkt në shinat poshtë.

Sapo u zgjua nga gjumi, Kalbi iu tha kushërinjve të saj se çfarë kishte ndodhur. Treni ndaloi në stacionin, që për fat të mirë nuk ishte larg, dhe stafi së bashku me të ëmën dhe kushërinjtë e saj e gjetën vajzën në shina. Vajza ishte gjallë. /KP
 
Titulli: Lind në tualetin e trenit

Lum si ky meqe paska lundur ne tren do i shkoka jeta udhetime. :)
 
Titulli: Lind në tualetin e trenit

As që e kisha kuptuar se foshnja ime kishte rrëshqitur nga vrima e tualetit”, shtoi ajo.

Ca thote kjo kur ishte ne vc doli femija? Eh medet cbehet keshtu..loool
 
Titulli: Lind në tualetin e trenit

Se kuptoj tashi..
Femija ra poshte ndersa treni ecte (sepse eshte ndalur ne stacionin tjeter), tani i takon qe pervec se ka rene ne nje vrime
ku spo di sa qenka vrima qe te hyje nje femi aty.. dhe ka mbijetuar?
Epo atehere mrekulli vertete :)
 
Titulli: Lind në tualetin e trenit

Se kuptoj tashi..
Femija ra poshte ndersa treni ecte (sepse eshte ndalur ne stacionin tjeter), tani i takon qe pervec se ka rene ne nje vrime
ku spo di sa qenka vrima qe te hyje nje femi aty.. dhe ka mbijetuar?
Epo atehere mrekulli vertete :)

Po nqs ishte 7muajsh, dmthn qe ishte shume i vogel, akoma:)
Ka mundesi te reshkasi ne ate vrime, cudi si nuk eshte vrare, aq kohe sa supozohet qe treni ishte ne levizje.
 
Titulli: Lind në tualetin e trenit

Duke patur parasysh se trenat ne Indi zhvillojne shpejtesi shume te vogel dhe pasi qe paska qene stacioni afer (pra treni ne ndalje e siper) dhe mesiguri toaletete kan qellu ne vagonen e fundit se ndryshe vetem rrymimi i ajrit qe behet nen tren do e kish shkaterru.
 
Titulli: Lind në tualetin e trenit

Shum interesant,,ai gazetari ta kish pyetur se ku ishte babi kur lindi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top