Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina, vendos presidenti Christovasilis

Love

βeℓℓe â๓e
Andi-Lila_Shqiponja.jpg


Festimi i golit të shënuar ndaj Olimpiakos duke formuar shqiponjën me duar mund t’i kushtojë shtrenjtë Andi Lilës. Futbollisti i Pas Janinës është vënë në qendër të kritikave nga mediat greke që pretendojnë se gjesti me shqiponjën simbolizon Shqipërinë e Madhe, ndaj ai nuk duhet të luajë në kampionatin grek. Aludohet deri aty sa shkruhet që përjashtimi i futbollistit shqiptar është cështje kohe.

Në fakt edhe pse për mediat mënyra e festimit të golit nga ana e Lilës ka qenë cështje e ditës, nuk ka patur asnjë zhvillim apo masë ndëshkimore nga drejtuesit e Pas Janinës. Mediat greke shkruajnë se vendimi do të merret vetëm nga presidenti i klubit, Giorgos Christovasilis, i cili për momentin ndodhet jashtë Greqisë.

Nëse Lila do të ishte një lojtar i zakonshëm, vendimi do të ishte marrë pa hezitim, por përjashtimi i një futbollisti që luan në të dy krahët e mbrojtjes në mesfushë, madje edhe si shkatërrues, pra që është një xhol për trajnerin Giannis Petrakis, do të krijonte një boshllëk të madh në skuadër.

E ardhmja e Lilës gjithsesi mbetet në udhëkryq. Vendimi për përjashtimin e tij mund të merret edhe që në fillim javës, sapo presidenti Giorgos Christovasilis të kthehet në Greqi, por nuk përjashtohet mundësia që me kalimin e ditëve pasi debati të jetë minimizuar, gjithcka të vijojë si më parë.
supersport.al
 
Titulli: Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina, vendos presidenti Christovasilis

Eshte per te te ardhur keq se sa shume publicitet i jepet menyres se festimit te shqiptareve kudo qe luajn. Perderisa cdo kush mund te festoj si te ia doje shpirti, shqiptareve kjo iu eshte ndaluar!
 
Titulli: Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina, vendos presidenti Christovasilis

Ju paska ngel hatri gabelve dhe hajnave te Europes. Nje gisht ma thelle.

Lila mund ta gjej nje ekip shume me dinjitoz jashte Greqise. Eshte lojtar klas.
 
Titulli: Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina, vendos presidenti Christovasilis

Cfare mizeresh edhe sot ne pune e degjova disa here neper lajmet e dites.
Keta meritojne kriza me te medha se kete qe po kalojne.
 
Pe: Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina, vendos presidenti Christovasilis

Shqiponja po therron sytë...
 
Titulli: Lila rrezikon përjashtimin nga Pas Janina, vendos presidenti Christovasilis

Edhe nese e perjashtojne per k'te arsye.. do largohet me koken lart. Nuk do ti prishi shume pune ne Cv-ne e tij. :fla:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top