Jeta
Anëtar i Respektuar
LIGJI
MBI PROCEDUREN KONTESTIMORE
Pjesa e parë
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Kreu i parë
DISPOZITAT THEMELORE
Neni 1
Me këtë ligj caktohen rregullat e procedurës në bazë të të cilave gjykata ordinare shqyrton dhe ven¬dos në kontestet nga marrëdhëniet personale e familjare, nga marrëdhëniet e punës, nga marrë¬dhëniet pasurore dhe nga marrëdhëniet e tjera civilo-juridike të personave fizikë e të personave civilë e juridikë, të bashkësive shoqërore-politike, të organi¬zatave të punës së bashkuar e të personave shoqërorë juridikë të tjerë, përveç në qoftë se disa nga kontestet e theksuara janë vënë me ligj të veçantë në kompetencë të gjykatës tjetër ose të organit shtetëror, respektivisht të organit shoqëror.
Neni 2
Në procedurën kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që janë vënë në procedurë. Gjykata nuk mund të refuzojë të vendos mbi kërkesën për të cilën është kompetente.
Neni 3
Palët mund të disponojnë lirisht kërkesat që kanë shtruar gjatë procedures. Ato mund të heqin dorë nga kërkesa e vet, ta njohin kërkesën e kundërshtarit dhe të pajtohen.
Gjykata nuk do ti aprovojë disponimet e palëve:
1. që janë në kundërshtim me dispozitat imperative mbi të drejtat vetëqeverisëse të punonjësve, mbi disponimin e mjeteve shoqërore dhe me dispozitat dispozitat tjera imperative
2. që janë në kundërshtim me rregullat e moralit të shoqërisë vetëqeverisëse socialiste.
Neni 4
Gjykata vendos mbi kërkesë-padinë, si rregull, në të shqyrtimit verbal, direkt dhe publik.
Neni 5
Gjykata do t'i japë mundësi secilës palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kun¬dërshtare. Vetëm kur kjo gjë është caktuar me këtë ligj, gjykata është e autorizuar të vendos mbi kërkesën mbi të cilën palës kondërshtare nuk i është dhënë është dhënë mundësia që të deklarohet.
Neni 6
Procedura kontestimore zhvillohet në gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë.
Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe shkrimin e vet dhe tu dërgohen letrat në gjuhët e kombeve dhe kombësive të Jugosllavise ne pajtim me dispozitat e ligjit.
Neni 7
Gjykata ka për detyrë që krejtësisht dhe saktësisht të vërtetojë faktet kontestuese, nga të cilat varet bazueshmëria e kërkesës.
Palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet në të cilat janë kërkesat e veta dhe të propozojnë prova me të cilet i përcaktojnë këto fakte.
Gjykata është e autorizuar të paraqes edhe prova, të cilat palët nuk i kanë propozuar, po që se këto prova kanë rëndësi për marrjen e vendimit.
Gjykata është e autorizuar t'i vërtetojë edhe faktet, për të cilat nuk i kanë paraqitur palët, në qoftë se nga rezultati i shqyrtimit dhe i të provuarit del se palët shkojnë drejt asaj që të disponojnë kërkesa të cilat nuk mund t'i disponojnë (neni 3 paragrafi 3).
Neni 8
Se cilat fakte do t i marrë si provuese vendosë gjykata sipas bindjes së vet, në bazë të çmuarjes së përgjegjshme e të kujdesshme të çdo prove veç e veç të të gjitha provave së bashku, si dhe në bazë të rezultatit të krejt procedurës.
Neni 9
Palët kanë për detyrë që para gjykatës të flasin të vërteten dhe ti shfrytëzojnë me ndërgjegje të drejtat që u janë njohur me këtë ligj.
Neni 10
Gjykata ka për detyrë të përpiqet që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe me sa më pak shpenzime, të bëjë të pamundur çdo shpërdorim të drejtash që u takojnë palëve në procedurë.
Neni 11
Gjykata do ta paralajmërojë palën, e cila nga mosdija nuk i shfrytëzon të drejtat që i takojnë sipas këtij ligji, për veprimet kontestimore që mund ti ndërmarrë.
Neni 12
Kur vendimi i gjykatës varet nga zgjidhja paraprake e çështjes nëse ekziston ose jo ndonjë e drejtë apo marrëdhënie juridike, kurse mbi këtë çështje ende nuk ka marrë vendim gjykata apo organi tjetër kom¬petent (çështja paraprake), gjykata mundë ta zgjidhë vetë këtë çنshtje, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar ndryshe. Vendimi i gjykatës mbi çështjen paraprake, ka efekt juridik vetëm në kontestin ku është zgjidhur kjo çështje. Në procedurën kontestimore gjykata , në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale të kryerësit, është e obliguar me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës penale me të cilin i pandehuri është deklaruar fajtor.
Neni 13
Në procedurën kontestimore gykatat gjykojnë përbërje kolektive, me ligj caktohet në cilat raste gjykon gjyqtari i vetëm.
Neni 14
Në qoftë se për veprime të veçanta nuk është caktuar me ligj forma në të cilën mund ti ndërmarrin, palët ndërmarrin veprime kontestimore me shkrim jashtë seancës ose verbalisht në seancë.