Publikuar: 7:33 / 29.01.2014
Kur t’i mbushni 65 vjeç, do të lejoheni të martoheni me kushërirën ose do të përfundoni në burg, nëse jeni puthur në vende publike.
Nëse ju kapin në shtrat me bashkëshorte të huaj, dënimin nuk do të mund ta shmangni. Viheni në siklet derisa shikoni se si pa kurrfarë ngurrimi dy të rinj këmbejnë puthje në vende publike, ndërkaq ju vazhdoni të ecni tutje. Puthja në publik në vendin tonë nuk është e pazakonshme, transmeton Telegrafi, mirëpo disa shtete të botës kanë ligje tepër rigoroze, kur është fjala shfaqja e ndjenjave në vende publike. Disa shtete kanë shkuar aq larg sa që kanë paraparë dënime të ashpra, ndërsa disa madje i lejojnë martesat me kushërirat.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Nëse shkoni në Dubaj, përmbahuni edhe nga prekjet. Me të dashurën apo madje edhe me bashkëshorten (kjo s’ka fare rëndësi) vetëm nëse përkëdheleni, do të “shpërbleheni” me 10 ditë burg. Nëse deheni në vend publik mund t’ju burgosin deri në një vit!
Utah
Në këtë shtet të Shteteve të Bashkuara ligji lejon të martoheni me kushërirën. Mirëpo kushti është që t’i keni mbushur 65 vjeç. Nipit apo mbesës mund t’i thoni “po” te ofiqari edhe sapo t’i keni ngushur 55 vjeç, por vetën në rast se të dytë jeni sterilë...
Uruguai
Nëse ju kapin në shtrat me bashkëshorte të huaj, duhet patjetër të pajtoheni me dënim të ashpër. Bashkëshorti i tradhtuar ka të drejtë që të dy t’ju vrasë, apo mbase do të vendosë që mashkullin ta bëjë të paaftë seksualisht, ndërkaq gruas tradhtare t’ia presë hundën!
Estoni
Në kryeqytetin e Estonisë është e ndaluar që gjatë aktit seksual të luhet një parti e shpejtë shahu...
Spanjë
Seksi në vend publik mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Nëse ju kapin, do të gjobiteni deri në 75 mijë euro. Nuk ia vlen të rrezikoni.
Teksas
Në Teksas ju lejohet t’i keni vetëm gjashtë vibratorë. Më shumë se gjashtë do t’ju kushtojë nga 4000 dollarë për secilin vibrator apo dënim me burg deri në një vit.
Londër
Ndalohet seksi mbi motorin e parkuar, ndërkaq nuk ju lejohet as joshja për të bërë seks me femrën e panjohur në pab.
Miçigan (Flint)
Pantallonat e veshura më ulët se beli, të cilat zbulojnë se çfarë brekësh keni veshur, konsiderohen rroba ofenduese, andaj do të “shpërbleheni” me 93 ditë burg dhe me gjobën deri në 500 dollarë.
Kaliforni
Mbase nuk mund ta besoni, mirëpo në këtë shtet me ligj është e ndaluar të përjetoni orgazëm gjatë paralojës...
E pra, si mund ta dimë se kush na kontrollon.../Telegrafi/