Liga e Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini për ndeshjet që zhvillohen sonte

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Liga e Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini për ndeshjet që zhvillohen sonte[/h]
2594072-w1_1551861627-1877130.jpg

  • Sonte zhvillohen dy ndeshjet e radhës kthyese, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Ndeshjet që zhvillohet në orën 21:00 do t’i përcaktojnë dy çerekfinalistët e radhës të këtij sezoni.




Paris Saint-Germain – Manchester United


Paris Saint-Germaini do të tentojë ta mbrojë epërsinë që e fitoi në ndeshjen e parë, kur e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2:0, në shtëpi. Këtë radhë, ata e kanë epërsinë që luajnë para tifozëve të tyre dhe “Djajve të kuq” u mungojnë plot dhjetë lojtarë, transmeton Gazeta Express.

PSG-ja nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që nga 2016-a dhe ata frikësohen se Manchester Unitedi do t’ua përsërisë makthin që ia shkaktoi Barcelona para dy vjetëve.

Me Kylian Mbappe në super formë, klubi francez beson se do t’i japë fund shpresës së Manchester Unitedit për të arritur më shumë në këtë garë prestigjioze evropiane.

PSG: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos; Dani Alves, Draxler, Di Marيa; Mbappé
Jashtë: Neymar (i lënduar), Nsoki (i lënduar)
Në dyshim: Cavani (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernat, Draxler, Kehrer, Neymar, Verratti
Ndeshja e fundit: Caen 1-2 PSG
Forma: FFFFFFFFHF

Manchester United: De Gea; Young, Lindelِf, Smalling, Shaw; Fred, McTominay, Pereira, Dalot; Lukaku, Rashford
Jashtë: Herrera (i lënduar), Jones (i sëmurë), Lingard (i lënduar), Martial (i lënduar), Mata (i lënduar), Matić (i lënduar), Pogba (i suspenduar), Sلnchez (i lënduar), Valencia (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Herrera, Matić, Valencia, Young
Ndeshja e fundit: Manchester United 3-2 Southampton
Forma: FFBFHFFBFF
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top