Liga Ballkanike: E frikshme Prishtina

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 19:12 / 14.11.2013

e-frikshme-prishtina_hd.jpg


Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Ballkanike, duke demonstruar fuqinë ndaj gjigantit malazez, Teodo, me rezultat 74-71.
Atmosfera ishte impozante për duelin ndaj malazezëve ku rreth tre mijë shikues ishin në përkrahje të ekipit nga fillimi i takimit.

اereku i parë ishte i barabartë, me të dyja skuadrat që arritën të realizonin pikë me sukses.

Në çerekun e dytë shpërtheu Dardan Berisha për të shfrytëzuar një shpërqëndrim të mysafirëve, i cili edhe ndikoi që pjesa e parë të përfundonte me rezultat 39:35.

Më të mirët pas pjesës së parë ishin pikërisht Dardan Berisha dhe Kendrick jones me nga 10 pikë.


DSC_0282.jpg


Në fillim të pjesës së dytë Prishtina dominoi duke arritur një epërsi prej 10 pikësh, e cila më pas në çerekun e katërt u shkri nga mysafirët deri në një pikë, falë një Vucurovic i cili shënoi 18 pikë dhe ishti më i miri.

Në fund ishte dramë e vërtetë dhe pikët e fitores i realizoi Dardan Berisha nga gjuajtjet e lira, duke konfirmuar edhe statusin e tij prej lojtarit të ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me rezultat 74-71 në të mirë të Prishtinës dhe pas ndeshjes së katërt Prishtina gjendet në krye të tabelës së Balkan League me tri fitore dhe një humbje.

Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina në Ligën Ballkanike e zhvillon ndaj kampionit të Kosovës, Pejës. Dueli zhvillohet më 27 nëntor. /Telegrafi/


--------------------------------------------------------------------------------

Realizatorët më të mirë te Prishtina:
Dardan Berisha (18 pikë)
Kendrick Jones (12 pikë)
K’zell Wesson (12 pikë)
Aurimas Kieza (8 pikë)
Alban Veseli (8 pikë)


--------------------------------------------------------------------------------

Realizatorët më të mirë te Teodo:
Vucurovic (18 pikë)
Subotic (11 pikë)
Kunjic (10 pikë)
Johnson (9 pikë)
Korac (8 pikë)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top