Lidhjet virtuale

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Duke kaluar një kohë të gjatë në internet gjatë punës apo thjesht për tu argëtuar gjatë kohës tonë të lirë, ne shpesh këmbejmë informacione me njerëz të tjerë dhe ndajmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por duke u aktivizuar në disa faqe të caktuara, tek të cilat argëtohemi apo informohemi, me kalimin e kohës natyrshëm fillojmë të përzgjedhim midis anëtarëve të ndryshëm, disa anëtarë me mendimet e së cilëve shpesh pajtohemi.


Nëse gjatë jetës tonë normale, flasim dhe komunikojmë mesatarisht me 20 persona në ditë, virtualiteti na jep mundësinë të flasim me 10-fishin e këtij numri, duke e rritur propabilitetin që në mes të mijëra njerëzve të ndryshëm, të rastisim edhe në njerëz me preferenca apo interesa të përbashkëta.
E kështu interesi ndaj këtyre komentuesve, postuesve, që gjithsesi janë njerëz si ne, nis të na rritet gjithmonë e më shumë.

Përmes shkronjave pas një monitori, çdokush prej nesh zhvishet nga komplekset apo ndrojtja dhe shfaqet pothuajse lakuriq në mendimet e tij. Ndoshta edhe më lakuriq sesa mund të shfaqet në jetën e tij reale.
Mund të ndodhë shumë lehtë, që nëse do të replikonim virtualisht, pa ditur, me një mikun tonë të ngushtë, mund të krijonim një antipati, e cila do të ishte pengesë për të krijuar atë afrimitet, që ne tashmë kemi me të realisht. Gjithashtu mund të krijojmë simpati edhe për individë, me të cilët në jetën reale nuk do tentonim kurrë...

Veç shoqërisë virtuale që ne mund të krijojmë, mund edhe të na lindin ndjenja për një anëtarë X të komunitetit ku ne virtualisht bëjmë pjesë.

Mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë i jep liri imagjinatës tonë, e cila mund të hiperbolizojë cilësitë e personit virtual me të cilin komunikojmë dhe njëkohësisht duke i fshehur disa të meta, zakone apo huqe fizike, të cilat mbase do të ndikonin negativisht nëse kontakti do të ishte real.

Jo vetëm njerëz të dobët dhe me jetë emocionale përgjithësisht të varfër do të joshen nga të tilla kontakte virtuale, që për një shoqëri të hapur, nuk ka asnjë arsye përse një konsideratë e caktuar për dikë, mos të konkretizohet me një takim real, të cilitdo qëllimi. Veçse këtu do të shikoni sesa real ka qenë përjetimi juaj, sesa e vërtetë ka qenë magjia.
Jo pak njerëz janë njohur virtualisht, por virtuale ka qenë vetëm rruga apo mënyra e njohjes dhe më pas janë dashuruar vërtetë apo edhe kanë përfunduar në altar, por për hir të së vërtetës, pjesa më e madhe e këtyre takimeve sjell vetëm zhgënjim.

Kujdes !

Ashtu siç mund të lindin të ashtëquajturat dashuritë virtuale, në të njëjtën mënyrë lindin edhe tradhëtitë virtuale.

Kur dy njerëz bashkëjetojnë, hasin probleme dhe përplasen me shumë beteja të jetës reale, e cila ndikon në raportet mes çiftit. Pikërisht në këtë moment të jetës tënde shfaqet një personazh virtual që ju mbulon me komplimentat që ju mungojnë, që ju jep falas zgjidhjet e çështjeve, që ju nxit të dilni prej monotonisë apo ju fton të rijetoni emocione. Mos bini pre e këtyre joshjeve, zakonisht pasojat janë vërtetë fatale...

Ndoshta falet të gabojmë ndaj personit me të cilin ramë në dashuri, por nuk është e njëjta gjë edhe të gabojmë me personin me të cilin po kryejmë një tradhëti (S.I)

Gjithashtu anonimati ka edhe efektet e tij negative. Njerëz të ndryshëm mund të krijojnë në virtualitet, pikërisht një stereotip i cili i mungon në jetën reale, mund t'iu vjedhin informacione personale jashtëzakonisht të domosdoshme, mund t'iu përndjekin, mund të eksperimentojnë me ju, mund t'iu provokojnë apo qoftë edhe kërcënojnë.



Nuk ekzistojnë dashuri virtuale. Virtuale është vetëm mënyra e njohjes, sepse nëse kjo njohje mbetet vetëm virtuale, po aq çuditshëm sa kjo simpati lind, po aq çuditshëm edhe zhduket.



Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës
 

Attachments

  • 1165958759_virtual_love0806.jpg
    1165958759_virtual_love0806.jpg
    30.5 KB · Shikime: 25
Titulli: Lidhjet virtuale


Jo pak njerëz janë njohur virtualisht, por virtuale ka qenë vetëm rruga apo mënyra e njohjes dhe më pas janë dashuruar vërtetë apo edhe kanë përfunduar në altar, por për hir të së vërtetës
Nuk ekzistojnë dashuri virtuale. Virtuale është vetëm mënyra e njohjes, sepse nëse kjo njohje mbetet vetëm virtuale, po aq çuditshëm sa kjo simpati lind, po aq çuditshëm edhe zhduket.




BESOJ qe nje lidhje virtuale mund te shendrrohet ne dashuri reale...
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Nostra, ne kemi edhe disa miq te perbashket qe jane njohur fale virtualitetit dhe sot jane cifte te lumtura.

Sigurisht ka dhe pasoja negative po aq sa pozitive, por eshte vete personi te vendosi nje kufi midis njohjeve virtuale.

Shume teme e bukur. Komplimente.
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Nostra, ne kemi edhe disa miq te perbashket qe jane njohur fale virtualitetit dhe sot jane cifte te lumtura.

Sigurisht ka dhe pasoja negative po aq sa pozitive, por eshte vete personi te vendosi nje kufi midis njohjeve virtuale.

Shume teme e bukur. Komplimente.

Shppresooj te jet keshtu si thua ti(inshallahh) sepse edhe un kam nje lidhje kesisoj...
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Jam dakort me Lelen, qe virtualiteti ka dhe anet e tij negative. Por mendoj se e gjitha varet tek kontrolli qe ka njeriu me veprimet e tij.

Shkrim i bukur Nostra!
 
Titulli: Lidhjet virtuale

nuk funskionojne asnjher ldhje te tilla......max nje jave e ca zgat.
 
Titulli: Lidhjet virtuale

nuk funskionojne asnjher ldhje te tilla......max nje jave e ca zgat.

UFFFFFFFff ti flett prej pervojes apo ja fuut kooot........nese nuk jee i menqur ta besh nje femer per vete as nje dit nuk do te zgjas lidhja jote leje 1 jave.......

niisu nga vetja jote....se ka tjer qe lidhhje virtuale kan 1 muj e jo 1 jav
 
Titulli: Lidhjet virtuale

x mendimin tim nuk te qon gjekundi lidhja virtuale...
ka ndodhur qe 2 miq te mi jane dashuruar me ane te virtualitetit,jane lidhur,e jane ndare me vone...
mendoj qe njeriun e zemres ta kerkoj jashte pc dhe internetit,ne realitet;)
 
Titulli: Lidhjet virtuale

me falni...ata u ndane sepse sapo u takuan,ne realitet,nuk u pelqyen fizikisht..
mendoj qe kur te biesh ne dashuri me dike,duhet dhe te te terheqe pak ai xson nga pamja e jashtme..

e siq tha hapesi i temes,ata qe mbeten ne anonimat,tj jane,e tj 3gohen....e kjo ka ndodhur ne sh raste;)
 
Titulli: Lidhjet virtuale

UFFFFFFFff ti flett prej pervojes apo ja fuut kooot........nese nuk jee i menqur ta besh nje femer per vete as nje dit nuk do te zgjas lidhja jote leje 1 jave.......

niisu nga vetja jote....se ka tjer qe lidhhje virtuale kan 1 muj e jo 1 jav

Une kur flas per dicka asnjher nuk nisem nga vetja e para e punes por nga e pergjithshmja, nga ajo cfare shikoj apo degjoj cdo dite.

Kur dy persona pelqehen te siguroj un qe ndikojne shume faktor ne ate pelqeim. ok Ndikon mimikat e personave kur flasim per dicka, ndikon menyra e te folurit kontakti i zerit , i shikimit prekjes etj qe bejne qe nje person te pelqhet nga tjetri dhe jo nga ajo ca shkruhet ne nje pc. miku im njeriu dashurohet me buzeqeshjen e femres dhe jo em nje ikone :qesh: aty dhe ja.....Lidhaj miku im nuk ehste vetem te shkruash dhe te lexosh por ka te beje me me shume gjera.

Po e em se ja u njohen ne net dhe u takuan mbasi keni folur mbas kaq e kaq kohesh. ne momentin qe takohesh em ate person mudn te mos ta pelqesh dhe aq sac e mednoje sepse gjerat ndryshe jane kur un shkruaj e ti lexon ndryshe eshet kur njhesh qe ne fillim ball per bal......le njiher qe en internet nuk njihet asnjeher tjetri

ah po ne internet jeh dike takohesh e pelqen et pelqen ....kot kshtu per sport po eci lidhja ok po nuk eci varja...

jopo tjri ne kine un ne shqipri te flas me te muaj me rradhe kur te vij x filan ne shqipri apo kur et shkoj un ne kine et takohemi.......ma vaaaaaa.... ca jane kto budalliqe......

P.S Njeriu nuk dashurohet mbas kture ikonave koti...:kercejme::motor::dong::brrr:bum:lexim::dj::puthdore::grusht3::gjujpeshk::ohh: po mbas shikimit, buzeqeshjes .etj dhe JO MBAS NJE FOTOJE..... po hapni syt....
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Teme e trajtuar shume bukur...urime Nostres per temen...
Eshte trajtuar aq sakte saqe skemi cfare te diskutojme ktu...
Njohjet virtuale egzistojne por gjithsesi duhet te jene te shkurtra dhe ti drejtohen realitetit per te pasur jete te gjate...
Nese ka sinqeritet ska asgje te keqe se njeh dike virtualisht dhe me pas kte njohje e vazhdon ne realitet...Sipas mendimit tim ne virtualitet njeriu paraqitet si te doje duke e paraqitur veten perfekt ne mendime apo karakter dhe ndodh shpeshhere qe njohja ne realitet te te zhgenjeje...virtualiteti eshte nje porte hyrese me pas kjo porte mbyllet apo hapet varet sa te sinqerte kane qene ne virt te dy personat...
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Njohjet me ane te internetit jan sot ne bote te parat ne listen e menyres se njohjes se çifteve dhe personalisht mendoj se eshte nje menyre shume moderne e njohjes se partnerit tend te ardheshem.
Ata qe jane kundra me duken ose teper conservator , ose te zhgenjyer nga njohje te tilla , ose ose dhe te ngopur , pra deja te lidhur.
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Varet ,ka plote raste qe jane njoh ne net e me pas jane celebruar ..por ka plote te tjere qe jane njoh dhe se kane vazhduar me njohjen.
Kushtet apo rrethanat ndikojne shume ne kete gje ...sepse nese njeh dike qe ri ne USA e tjetri ne Shq ..atehere s'mund te presesh azgje nga kjo lidhje .
E mira eshte qe lidhja te shkoje sa me shpejt drejt realitetit.
Por une s'para i shikoj keto gjera .......s'kam as nerva te flas ne msn apo skype .
 
Titulli: Lidhjet virtuale

sa e prere dhe ti...kolegja ime e punes,eshte njohur me burrin e saj ne chat.ka 6 vite qe jane te martuar...

te besoj

madje di dhe ca histori qe ajne njohur em ane et netiti dhe qe s ot e kesaj dite jane te martuar dhe me femije....


Nuk e mohoj qe ndodhin dashuri te tilla.....por keta raste jane shume te rrala....dhe un flas per pergjithine dhe jo per rraste te vecanta. Dhe shuem te pakta. Raste tet tilla nga nje deri ne dhjet jane 1 e shumtta 2 kupton.
 
Titulli: Lidhjet virtuale

te besoj

madje di dhe ca histori qe ajne njohur em ane et netiti dhe qe s ot e kesaj dite jane te martuar dhe me femije....


Nuk e mohoj qe ndodhin dashuri te tilla.....por keta raste jane shume te rrala....dhe un flas per pergjithine dhe jo per rraste te vecanta. Dhe shuem te pakta. Raste tet tilla nga nje deri ne dhjet jane 1 e shumtta 2 kupton.

Te kuptoj moj te kuptoj.Per dy qe mund te lidhen fale netit ka 10 te tjere qe jane ndare.
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Dikur kisha hapur nje teme: Ndrydhje opinionesh !?!? qe pasqyron nje nisme te kesaj cfare ka shkruar ky ''dreq'' Nostra_22, ama ky i bene nje qendisme qe, si zanat, do ja kishin lakmi edhe gocat per te pregadite pajen e tyre.
Se pari, ne si qenie te cilat jo rralle pretendojme se jemi me te forte se guri, jo rralle nje pike uji e ngrire munde te na thermoje, dike me shume e dike me pak. Jetojme ne kohen kur mundesit e njohjeve, komunikimeve jane te shumta.
Duke pasur parasysh se askush nuk eshte perfekt, perfshi edhe veten tone, realiteti na jep ate lluksin, fatkeqesisht, qe me njerezit qe njihemi, jetojme, bashkjetojme, bashkpunojme ne realitet ………. ne nje fare menyre te ngopemi. Dikush menaxhon ngopjen ne nje menyre te sikletshme por dikush se menaxhon fare, ama, jam i sigurt se NGOPJA si proces, se paku nje here gjate jetes, na paraqitet te gjitheve, edhe pse ne nuk duam ta pranojme. Jeta me dinamizmin e saj na merre para duke na rrite cdo dite monotonine e cila ne nje moment munde te shpertheje me nje: NGOPJE. Ne nje moment te tille ai/ajo eshte e uritur per diq qe nuk e ka ai/ajo qe kemi prane dhe qe ne na duket se nuk eshte perfekt. Realisht ne kete pozicion jemi edhe ne vete. Duke pasur parasysh egon, njeriu, te themi LAKMON, ate per te cilen eshte i uritur dhe qe nuk mundet ta konsumoj assesi te ai/ajo qe ka prane, sepse ai/ajo nuk e posedon. Nese nuk mundemi ta menaxhojme NGOPJEN dhe LAKMIN, munde te imagjinojme se dikush qe e posedon ate mangesi munde te na dergoje te GABIMI pa llogaritur riskun se ai/ajo qe se kemi prane munde te kete ate (qe ne na bene te uritur) qe se kemi gjetur te ai/ajo qe e kemi prane, por, qe realisht munde te mos i kete virtytet tjera te cilat i ka ai/ajo qe kemi prane me te cilat ne jemi NGOPUR dhe nga ngopja sillemi sikur ato jan te pavlefshme.
Them se keto jane situata shume sikletshme dhe terhjekjeve te tilla me delikatese duhet, them kushtimisht DUHET, tu bejme lak.
A ju ka ndodhe njerezve nje gje e tille? Per te tjeret se di!?!? Di nje gje qe une jam munduar te iki. :gjujpeshk:
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Varet ,ka plote raste qe jane njoh ne net e me pas jane celebruar ..por ka plote te tjere qe jane njoh dhe se kane vazhduar me njohjen.
Kushtet apo rrethanat ndikojne shume ne kete gje ...sepse nese njeh dike qe ri ne USA e tjetri ne Shq ..atehere s'mund te presesh azgje nga kjo lidhje .
E mira eshte qe lidhja te shkoje sa me shpejt drejt realitetit.
Por une s'para i shikoj keto gjera .......s'kam as nerva te flas ne msn apo skype .

Prandaj njohjet ne interent, sic e tha dhe Nostra, mbetet thjesht nje njohje. Nuk mund te kesh nje ndjenje per nje njeri pa e takuar ate. Per mendimin tim ka dhe avantazhet e veta si nga ana e muhabeteve apo mendimeve. Sa per nese shkon nje lidhje ne celebrim apo ne ndarje, ky eshte fati per cdo lloj lidhje (si ato te nisura ne internet, apo ato ne realitet). Megjithate me mire se ato lidhjet me mbleseri jane keto lloj lidhjesh... lol

Dhe per ate ne USA e Shqiperi ka pasur shume raste (sidomos nga keto qe njoh une ketej) qe jane martuar e kane femije dhe bejne nje jete te lumtur. Ka qene sakrifice dhe prove per ta ajo kohe e pritjes.
 
Titulli: Lidhjet virtuale

une mendoj se duhet te jesh tipi i pershtatshem per te krijuar nje lidhje virtuale.Nqs nuk je i/e tille me mire mos ju fut ketij sporti.......
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Per mua personalisht nuk me pershtaten....... por jo qe kam gje kundra njohjeve te tilla,
 
Titulli: Lidhjet virtuale

Me duket gje normale pasi qe femrat jan me druajtura te flasin ne fillim ne sy ,mbas nje kohe kur takohesh nese pelqehesh ndodh pse jo ...

Miku im me i mire eshte martuar nepermjet facebookit me nje vajze ne austri edhe sot kan nje bebe te bukur
 
BESOJ qe nje lidhje virtuale mund te shendrrohet ne dashuri reale...

lol
Lidhjet virtuale nuk jan afatgjata jan thjesht qefe momenti.
Flas nga pervoja jo nga e degjuara/e shikuara ;).
Nje lidhje virtuale nuk esht thjesht kenaqesi,disa net pasioni e disa dit relaksi asgje me shum.
Nuk kam degjuar qe lidhjet nga fb/instagrami tperfundojn ne martes,e nese po ndodh rrall.
Nuk do i rekomandoja askujt 1 lidhje virtuale.
Me mir te takoheni cdo dit/te pini kafe e tkeni marrdhenie intime cdo dit sesa 1 her ne 3 muaj.
Jam kundrra.
 
lol
Lidhjet virtuale nuk jan afatgjata jan thjesht qefe momenti.
Flas nga pervoja jo nga e degjuara/e shikuara ;).
Nje lidhje virtuale nuk esht thjesht kenaqesi,disa net pasioni e disa dit relaksi asgje me shum.
Nuk kam degjuar qe lidhjet nga fb/instagrami tperfundojn ne martes,e nese po ndodh rrall.
Nuk do i rekomandoja askujt 1 lidhje virtuale.
Me mir te takoheni cdo dit/te pini kafe e tkeni marrdhenie intime cdo dit sesa 1 her ne 3 muaj.
Jam kundrra.

Hap, frengjite oj qyqe :vetull:

Sa forumistja ke shku nga forumi ne gjinekologji e prej atje me bebush te shpija, sja ke iden :)

Nese dashnia kris n'autobus, :uri: pse mos me kris edhe ne forumin tone :bleta:

Ne fakt, nga FV dolen ca cifte :)
 
me falni...ata u ndane sepse sapo u takuan,ne realitet,nuk u pelqyen fizikisht..
mendoj qe kur te biesh ne dashuri me dike,duhet dhe te te terheqe pak ai xson nga pamja e jashtme..

e siq tha hapesi i temes,ata qe mbeten ne anonimat,tj jane,e tj 3gohen....e kjo ka ndodhur ne sh raste;)

Cfare fotografie paska ne avatar..mekat qe s'qenka me aktive :(
 
E ka kap kollovarin ajo keshtu qe nuk I duhet me forumi.... lol
 
Hap, frengjite oj qyqe :vetull:

Sa forumistja ke shku nga forumi ne gjinekologji e prej atje me bebush te shpija, sja ke iden :)

Nese dashnia kris n'autobus, :uri: pse mos me kris edhe ne forumin tone :bleta:

Ne fakt, nga FV dolen ca cifte :)
Un thash mendimin tim sju besoj lidhjeve nga forumi ;) ;).
 
Une jam I hapur per dashuri pa kushte.... hajdeni cupani dashuromeni... lol
 
Kto jane kshu sot "shpirt e zemer, ngordhsha une per ty", e neser "kush je ti?", secili ke shpia vet :P
 
me pelqejne fantazite on line se pastaj ne realitet nuk dine nga lidhet gomari.. :P :P
 
Varet nga shkalla e naivitetit,injorances,sinqeriteti,stabilitetit.
kaq shume vares,saqe ne fund bilanci sdihet nga anon.
 
Back
Top