Lidhje paralele

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zakonisht, në rrjedhën e jetës së tyre, burrat krijojnë disa lidhje paralele. Në qoftë se janë të martuar, flasim për tradhëti bashkëshortore, dhe nëse janë jashtë martese, për lidhje paralele. Në këtë rast, një gjë është e sigurtë, se njëra mërzitet që s’e ka dhe tjetra që e ka.

love-love-31716724-1280-960.jpg

ثshtë kaq tragjike? E vërteta është se po. Edhe pse zakonisht të gjithë jemi kundër tradhtarëve, mirë është që të kuptojmë se lidhja ka të bëjë me dy palë – në këtë rast me më shumë se kaq.

Lidhjet paralele

Lidhjet paralele i burgosin njerëzit në lidhje të mjerueshme.

Bashkëshortja – lidhja e përhershme – është padyshim ajo që vuan më shumë. Jo vetëm se ka për të përballuar pjesën psikologjike të tradhëtisë, plagën e tmerrshme të vetëbesimit, por dhe barrën e sjelljes së bashkëshortit.

Bashkëshorti i pabesë ndihet i bllokuar në martesë dhe dukshëm fillon të shfaqë ndenja agresive dhe neverie për bashkëshorten e vet, vetëm dhe vetëm se s’gëzon dot lirshëm dashurinë e re. Akoma dhe nëse këto ndjenja janë thjesht sipërfaqësore, krijojnë probleme serioze në shtëpi, duke i bërë dy njerëz dikur të dashuruar të sillen si kundërshtarë.

Në anën tjetër është dashnorja, dhe para se të fillojmë karakterizimet është mirë të kujtojmë se edhe ajo është njeri. Dashnorja është po aq e pa lumtur sa dhe bashkëshortja, pasi dashuria e saj është e gjysmuar, për shkak të familjes tjetër.

Burri i cili brenda martesës ndihet më burrë, me dy gra në krah, mundohet që t’i mbajë të dyja, për aq kohë sa të vendosë se cilën do më shumë, ose deri sa t’i dalë nga qejfi lidhja e re.

Lidhjet paralele, në mënyrë të pashmangshme, të çojnë në një situatë ku njëra gënjeshtër pason tjetrën. Gënjeshtrat nuk kanë të bëjnë vetëm me bashkëshorten por edhe dashnoren. Sa gra janë lodhur së dëgjuari batutën e famshme: “Do ndaj time shoqe e do martohem me ty?” Shumë fare.

Joshja e lidhjeve të ndaluara (paralele)

E vetmja pozitive është se e ndaluara është më e ëmbël – zakonisht ata që janë përfshirë në lidhje paralele e të ndaluara kanë dashur me shumë pasion, vetëm dhe vetëm se ekziston pritja dhe intensiteti i të ndaluarës. Kjo, është pjesa që i mungon martesës dhe vjen për ta zëvendësuar lidhja paralele ose tradhëtia.

A kanë fund të lumtur lidhjet paralele?

Lidhjet paralele janë problematike dhe rrallë herë kanë fund të lumtur. Gjithmonë, njëri del i lënduar nga një histori e tillë. A ka shpëtim? Jo – se herët a vonë, beqarë apo të martuar (pothuajse të gjithë) tentojnë të jetojnë një “parajsë/ferr” të tillë.
/AlbStroka./
 
Titulli: Lidhje paralele

Heeeee kėto paralelet janë të veshtira.
Sa do mirë ti ushtrosh ato, një dite do thuesh këmben ...
 
Titulli: Lidhje paralele

Ajo ç'ka e bën ktë me te frikshme eshte ajo fjala 'zakonisht' ne fillim te fjalise se pare.
 
Back
Top