Lidhje e përkohshme por dashuri e përjetshme...

prizrenka

Shpalosni ndjenjat !
Lidhje e përkohshme por dashuri e përjetshme...

Të dua shumë, edhe pse nuk kam asnjë shpresë tek ti, pavarësisht se jetës ku nuk i dihet...Njeriu, kur dashuron, e krijon një bindje në vetvete se do të jetë tërë jetën bashkë me personin me të cilin takohet.E, unë të dashuroj shumë, edhe pse e di shumë mirë që ne kurrë s’ do të jemi bashkë, se s’ do të jesh kurrë imi...
Shumë herë e pyes veten: Si filloi e gjithë kjo?Me mall e kujtoj momentin kur u takuam..
Prej momentit të parë që të njoha, e ndjeja një lloj simpatie ndaj teje, por kurrë s’ kisha menduar se do të ishim diç më tepër se shokë, e as që prisja diçka nga ti, sepse më dukeshe i paarritshëm!
Fillove të hyje në ëndrrat e mia, në zemrën time, në botën time.U bëre pjesë e jetës sime.Fillova të të dashuroj me gjithë forcën time shpirtërore.Kurrë s’ kam menduar se mund ta dashuroja një mashkull siç të dua ty...Të shikoj dhe më dukesh gjenial.
Thonë se s’ ka asgjë të përsosur në këtë botë, por unë nuk po mund të shoh ndonjë mangësi te ti.Prandaj them se ti je i përsosur, apo ndoshta dashuria më bën të të shoh me sy tjetër?!Secili djalë që më afrohet, më bën të të dua më shumë, sepse tek asnjëri nga ta nuk e shoh atë që shoh tek ti.
Athua çfarë mendon ti për mua?
Ah, sikur vetëm një çast të hyja në zemrën tënde dhe të kuptoja se çfarë ndien zemra jote për mua?!E, në këtë errësirë që ka mbuluar qytetin sikur më flet diçka dhe më thotë se ti ndjen diçka të mirë për mua.Se ajo çka ndjen për mua nuk është dhembje ose mëshirë.
Por, jam e sigurtë se ti sado pak më do,sepse ti s’ di të gënjesh...S’ dinë të gënjejnë sytë e tu të bukur që shkëlqejnë përballë syve të mi!S’ di të gënjejë as goja jote e ëmbël kur më thotë:” Të dua”.
Ti nuk e di se sa është e vlefshme një” Të dua” nga ti?!Më ngre në qiell,më bën aq të lumtur...Unë dua vetëm të jem me ty, sa më gjatë që të jetë e mundur...
Jo, jo se kam harruar: e di se herët a vonë unë duhet ta vazhdoj jetën time pa ty! Por mendon se nuk më vret fakti se ti i takon “asaj “? Por dashuria ime e madhe mundi çdo gjë , madje edhe këtë dhembje që kam në zemër!
اdokush do të më gjykonte pse unë ushqej një dashuri të tillë, pse unë dashuroj njeriun e huaj...Edhe unë thellë në zemër e ndjej se s’ duhet të jemi bashkë,por unë s’ kam faj që të dashuroj çmendurisht, e s’ ke faj as ti që më tërheq me çdo pjesë të trupit tënd! Faj kanë ndjenjat e mia që të përkasin vetëm ty sa herë kam nevojë.
Nganjëherë filloj edhe të qaj.Nuk kam arsye të qaj, por mungesa jote e bën të veten.
S e di... Shumë gjëra nuk i kam të qarta në jetën time, por një gjë e kam shumë të qartë dhe shihet aq pastër.E kam shumë të qartë se ajo çka ndjej për ty quhet Dashuri.
Lidhja e përkohshme por dashuri e përjetshme...
Ndoshta, do të të harroj atëherë kur në Saharë të bie dëborë, e në gërmadha të çelin lule..
 
Nuk e lexova shkrimin,pasi duket vajtues dhe pak adoleshent ne rrjeshtat e pare.
Por nise nga titulli,them qe ka ndjenja qe i rezistojne kohes,pa pas si vektor afatin kohor se per sa kohe u jetua nga afer ajo ndjenje.
 
Shume nga e para dhe e opsioni i fundit eshte happy end. :D :D
 
skam nerva ta lexoj por keto dashurite e perjeteshme te marrin jeten ...
nese e meriton jeten tende ajo dashuri atehere hallall...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top