Lidhja e gabuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Janë gjestet ato që e ndihmojnë një person të kuptoj nëse partneri që ka në krah është i duhur apo jo, ne po u ndihmojmë me disa prej tyre.


a-sensual-love-letter.8.jpg

Ai ose ajo është shumë xheloze, qoftë dhe pa arsye, si dhe dominuese.
Ai ose ajo kërkon që t’ju izolojë nga familja, miqtë dhe shoqëria.
Ai/ajo kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për sjelljet e tij/e saj.
Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thërret në emër ose ju bën të ndiheni keq rreth vetvetes.
Ai/ajo beson që një femër duhet të jetë e barabartë me mashkullin apo beson në stereotipat tradicionalë për sa i përket gjinisë.
Shihni si i trajton ai/ajo të tjerët: nënën, babanë, familjen dhe miqtë. Në të njëjtën mënyrë do t’ju trajtojë edhe ju nëse jo tani së paku në të ardhmen.
Mbase vjen nga një familje ku dhuna është dominuese, ku prindërit abuzojnë me njëri-tjetrin? Kjo mund të jetë “normale” për të, sepse është mësuar me një gjendje të tillë.

Kërkon t’ju përbuzë duke përdorur zë të lartë, gjeste zemërimi, shikime, përplasje apo shkatërrim të gjërave përreth.
Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kërkon t’ju vërë në lojë për shkak të tyre.
Ndiheni sikur nuk mund të bëni mjaftueshëm për ta kënaqur atë pa marrë parasysh sesa shumë mundoheni.
Ai/ajo është i/e parespektuar nga gjinia tjetër në përgjithësi.
Ai/ajo kërkon shumë gjëra nga ju që ju bëjnë të largoheni nga vetvetja apo nga ajo që ju doni të jeni.
Ai/ajo ka vështirësi për të shprehur ndjenjat, luan “lojëra mendimesh” që ju bëjnë të ndiheni të marrë, injorantë apo konfuzë.
Ai/ajo kërkon që t’ju bëjë përgjegjës për lumturinë e tij/saj apo për të pasur fatin e lidhjes në dorë.

Ju bën të qani, bën premtime dhe ju bën dhurata pas një zënke që keni pasur.
Pas asaj që duket, ai/ajo thotë se ka një karakter të mirë dhe një proces të menduari të vendimeve dhe veprimeve që ai/ajo bën.


b:ikubal
 
Pe: Lidhja e gabuar

Tani dicka nuk kuptova une(se e lexova 2 here) me gjitha keta eshte i duhuri apo nuk eshte??Pasi nuk thote ndonje sqarim,nese ka keta apo ato,nuk eshte i duhuri apo anasjelltas...Sikur i mungon dicka postimit...
 
Pe: Lidhja e gabuar

Gloom mendoj qe nje person qe ben veprimet e mesiperme kundrejt partenrit/es se tij/saj..len vend per dyshim ne sjelljen e tij/saj..pra hyne dyshimi se dicka nuk shkon mire ne ate lidhje..une keshtu e kuptova dhe kete nenkuptoj me veprimet e mesiperme.
 
Titulli: Lidhja e gabuar

Ne nje lidhje asnje nuk eshte i perkryer.secili ka personalitetin e vet.
NEV po ato qe permend jane disa gjeste qe te ndihmojne te kuptosh disi tjetrin
po qe ti vesh re duhet kohe, dhe nga ana tjeter kur je i dashuruar shume gjera te duken normale

Si do qe te jete heret a vone kupton ne je me lidhjen e duhur dhe atehere duhet te vendosesh
GJITHSESI MENDOJ SE SECILI PREJ NESH KA NE KRAH ATE QE I TAKON JETA NUK BEN NDERE
 
Pe: Lidhja e gabuar

Duhet nje lidhje e gabuar por jo fatale ne jete sepse te meson me shume se 100 lidhje te tjera, le te themi "jo te gabuara".
 
Pe: Lidhja e gabuar

"Ta dije njeriu kur do vdese, ia ben vete varrin vetes" .. keshtu dhe puna e te duhurit apo te gabuarit..
Nuk mund te dalim ne konkluzione vendimtare, duke u bazuar ne disa gjeste te tilla te partnerit..
 
Titulli: Lidhja e gabuar

lidhje e gabur...Dashuri e mbaruar ndoshta nuk mund ti vem re sinjalet, por sigurisht qe i shohim e i shohim derisa me ne fund nuk durojm dot me.

Kur nje dashuri fillon te ben te palumtur, e fillon qe ndjen ne shpirt ankthe, e kur ka shenja munges respekti.....Kur dashuria fillon edhe calon e ti gjen justifikime per te mos ndenjur me te......E sidomos kur marrdhenia intime ka boshlleqe, manges....derisa nuk kosnumohet me...atehere do te thote se dashuria eshte e gabuar ose eshte lidhje e gabuar..
 
Pe: Lidhja e gabuar

Ehh ja dhodhem dhe ne...tani skemi me dyshime qe do marim te duhuren :p
 
Titulli: Lidhja e gabuar

Kur nje lidhje nuk shkon, nuk don te thote se ishte e gabuar, por qe mund te kene ndodhur gjera te cilat nuk eshte arrijtur te tejkalohen. Kjo nuk e ben lidhjen e gabuar, por mund te themi lidhjen qe me kohen nuk ka funksionuar. Eshte normale qe nese ne nje lidhje nuk shkon, eshte me mire qe secili te marr rrugen e tij personale...
 
Titulli: Lidhja e gabuar

Kur nje lidhje nuk shkon, nuk don te thote se ishte e gabuar, por qe mund te kene ndodhur gjera te cilat nuk eshte arrijtur te tejkalohen. Kjo nuk e ben lidhjen e gabuar, por mund te themi lidhjen qe me kohen nuk ka funksionuar. Eshte normale qe nese ne nje lidhje nuk shkon, eshte me mire qe secili te marr rrugen e tij personale...

Quhet lidhje e gabuar kur mendon se mund te besh dicka edhe pasi ke bere te pamunduren.....Pra automatikisht behet lidhje distruktive-shkaterruese...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top