Liber per femije rreth bimes se hashashit

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Reagime të ashpra në Angli për shkak të botimit të librit të parë për fëmijë me temë qëndrore bimën e hashashit, i cili kohët e fundit qarkulloi në librari dhe në internet i përkthyer në 14 gjuhë.


Autori i shumëpërfolur i librave për fëmijë Rikardo Kortes, përdor zakonisht këndvështrimin e tij për të hyrë në botën e vogëlushëve. Kështu, gjatë punës së tij të fundit ku u morr dhe me ilustrimin e pikturave, Kortes vendosi të përqendrohej në një temë tabu sic është përdorimi i hashishit në mënyrë që ti lehtësonte punën e prindërve të cilët dëshirojnë të informojnë fëmijët e tyre në lidhje me këtë temë qysh prej moshës 5-vjecare.


“Nuk janë të paktë prindërit të cilët kanë provuar hashashin dhe miliona janë ata të cilët e përdorin atë përditë, por qe për arsyje shoqërore nuk guxojnë t’ju shprehin fëmijëve të vërtetën”, deklaron autori.


Në libër përshkruhet historia e një vajze të vogël e cila nëpërmjet një udhëtimi njihet me përdoruesit, tregëtarët dhe prodhuesit e marihuanës, d.m.th. prindërit e saj të cilët e pijnë, shkencëtarët të cilët bëjnë studime të ndryshme por edhe ambjentet e burgut në të cilat mund të përfundojë dikush.


Për momentin, janë të shumtë politikanët dhe specialistët të cilët kanë kritikuar ashpër librin e Kortes për shikimin “simpatik” që i hedh përdorimit të hashashit dhe që mundohet t’ja kalojë fëmijëve.






albnow.com​
 
Pe: Liber per femije rreth bimes se hashashit

Akoma nuk e kuptova, tani mire apo keq ben ky?
 
Pe: Liber per femije rreth bimes se hashashit

Akoma nuk e kuptova, tani mire apo keq ben ky?

Po mendo njehere se ndoshta e gjen pergjigje vete.. :p :p :p
Personalishte mendoj qe eshte nje hap drejt Europianizimit dhe edukimit te shkelqyer per nje brez te ri.. dhe do sugjeroja qe t dilnin libra te tjere ne keto hapa si: "si te mbjellim hashash ne kopshtin tone".."perdorimi dhe konsumimj i hashashit" etj etj
 
Pe: Liber per femije rreth bimes se hashashit

Po une lexova artikullin edhe kishte sh shpjegime (moralisht dhe menderisht... nuk shkon) por doja te dija sipas ketyre...
Dmth ketij?!
 
Back
Top