Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions League

cent

...Lontano
4170.jpg

Ishte mbrëmja e Robert Levandovskit, heroi i sfidës që hyn në historinë e Champions me katër gola të shënuar në një sfidë gjysmëfinale, ishte mbrëmja e Borusias së Dortmundit, ishte mbrëmja verdhezi e entuziazmit të tifoizerisë fantastike në Dortmund Stadium. 4-1 ndaj Realit të Madridit e paimagjinueshme edhe për entuziastët më të zjarrtë të suksesit të skuadrës së Jurgen Klop që i falet heroit polak Robert Levandoivski autor i të katër golave që hedhin knock out, Realin për të dëshmuar dominimin e futbollit gjerman ndaj atij spanjoll në duelin e gjysmëfinaleve të Champions. Pas Barcelonës edhe Reali i Madridit gjunjëzohet në tokën teutone, yjet blanko nuk i rezitojnë dot futbollit total e fizik të Dortmundit që kaluan në avntazh që në minutën e tetë kur pas një krosi të telekomanduar të Gëces, Levandovski u tregua i aftë për t’i paraprë Pepes për të shnuar me të djathtën e tij.

Reali përpiqet të reagojë por për të kuptuar vështirësitë që ju shkaktojnë gjermanët mjafton të shohësh këtë episod të minutës së 32 kur është Higuain ai që kthehet në ekstertemin e mbrojtjes për të rikuperuar ndaj Blazhikovskit që kishte djegur më parë Koentraon. Gjithsesi Reali arrin të barazojë në minutën e 43 falë një gafe të Humels që gabon krejtësisht duke i dhënë mundësinë Higuain të marrë topin për të nxjerrë para portës bosh Cristiano Ronaldon që nga një pozicion i tillë nuk mund të gabonte. Pjesa e parë mbyllet në ekulibër pikërisht falë atij gabimi të keq të Humels por fati iu jep verdhezinjve atë që ju takon në të dytën, kur 24 vjecari nga Varshava ishte i gatshëm për të devijuar në portë një goditje të Rojs, Reali proteston për pozicion jashtë loje por për holandezin Kuipers gjithçka është e rregullt.

Vetëm pesë minuta më pas polaku e ekzagjeron me një gol të cmendur duke evituar Pepen për të goditur si rrufe me të djathtën në portën e Diego Lopez. ثshtë një mbrëmje magjike për sulmuesin polak por levandovski nuk ka ndër mend të ndalet, në minutën e 66 arbitri Kuipers ndëshkon me penallti një faull të Xabi Alonsos ndaj Rosj dhe te pika e bardhë shkon pikërisht ai njeriu më entuziasti i sfidës, që edhe këtë herë nuk gabon për një poker të paharueshëm që tingëllon si godija e knock out për Realin e Madridit që deshton per te gjetur golin e shpreses me Critsiano Ronaldon ne minurten e 89. Edhe pse vështirë se do të dorëzohet skuadra e Murinjos do të ketë një mission imposible ne “Bernabeu” për të përmbysur këtë fitore të madhe të Borusias dhe njeriut magjik të saj Robert Levandovski yllit vezullues të B. Dortmundit, mëkat që ndoshta sezonin tjetër ndoshta nuk do të shkëlqejë më në “Signal Iduna Park” po në një tjetër stadium.
/S.Sport
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Ishin ver8 magjik,shuan shkelqimine Madrilenve...:p
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Ai malsori Portugalise,Mourinho,han inate me veteranin e R.Madrid?
Diego Lopez nga kush e kan huazuar? Tomorri?
REUS-GOTZE-LEWANDOVSKI kushtojn mbi 120 Mln € dhe te kesh Pepe dhe nje djal te ri si Varane kunder kesaj katershe esht fatale per nje trajnjer.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Ndeshja ishte shume e bukur dhe e merituar per B.Dortmund. Kupa ne gjermani kete vit
P.s BuMjA ca lidhje ka fotoja me ndeshjen?
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Nje gole u duk si pozite jashte loje,edhe ajo penalti ishte qesharake se di...!

Sdq, duhej casillas te ishte jo lopez. Shpresoj se ferri do i pret nbarnabeu
 
Pse dhe ti granates BUME i thua? Kujdes se jan te vjetra dhe te plas ne dor ben hatane... (u morem vesh besoj per ket pjes)

Ka lidhje me rezultatin... dhe golat qe pesoi Reali. Nese ste pelqen mund te jet ne shijet e nje tjetri.
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Nje gole u duk si pozite jashte loje,edhe ajo penalti ishte qesharake se di...!

Sdq, duhej casillas te ishte jo lopez. Shpresoj se ferri do i pret nbarnabeu

Po tamam, duhej casillas sonte pasi Lopez shum i hallakatur dukej. Mbrojtja ishte shume shume copa Lover dhe kaka e futi me shume vones. Veshtir te behen 3 gola ne kthim,por sidoqoft sporti ka te papritura.
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Po pra, casillas ka me shume pervoje ne ndeshjet e medhaja. Pastaj marcelo me i mire se coentrao, por pasiqe i lenduar dhe coentrao portugez, e futi ate. Duhej di marine qe nga fillimi. Por, lajmi qe ishte bere baba dje, e bene di marine ti fluturoje ca topa hahahaha
 
Po pikerisht ai u be baba dje, ka festuar a pir gjith naten pa gjum dhe sot mberriti ne gjermani, dhe e la te lozi ,se mora vesh pse-n lol
Gjithsesi 3 gola veshtir ,por futbolli ka te papritura dhe mesa shof kupa shkon ne gjermani ket vit
:D
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

shyqyr qe po ikin kto spanjollt se na cmenden boll tash 8 vjet
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Golat ishin të rregullt totalisht,dhe penalltia ishte e tillë.Borusia ka bërë një ndeshje fantastike,një ekip me djem të rinj që bënte presing për top të parë deri në mbrojtjen e Realit.Murinjo një copë,nuk e kuptoj pse e cilësojnë trainer të mirë kur merr gjithmonë ekipe që shpenzojnë miliarda dhe besa ç'do kush mund të bëhet trainer.Të lesh në stol portierin më të mirë në botë gjithë këto kohë për inate personale është e pafalshme,apo të djegësh futbollistë të nivelit Kaka ,këto mund ti bëjë vetëm Murinjo.Borusia vërtetoi që futbolli i mirë mund të bëhet edhe pa shumë miliarda.
 
Titulli: Lewandowski “magjik” ndaj R. Madrid, B. Dortmund pranë finales së Champions

Finalia esht Real-Beyern :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top