Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

Kresha

A pretty face can never trick me


Ardit Hoxhllaku

Pejgamberi a.s. kohë pas kohe ka dërguar letra për thirrje në Islam mbretërve të shteteve si dhe guvernatorëve të qyteteve të ndryshme. Disa nga këto letra kanë mbërritur deri në kohën tonë të ruajtura nëpër muze si relikte. Këto letra janë shembulli më i bukur i edukatës së lartë, butësisë, faljes dhe mirëkuptimit të Pejgamberit Muhamed Mustafa a.s.

Pejgamberi a.s. qysh në kohën kur Allahu e caktoi si Pejgamber dhe i tha në Kuran që “të kam krijuar mëshirë për gjithë botët” e deri sa u nda nga kjo jetë, ka shërbyer me gjithë forcën dhe mundësinë e tij për të përhapur fenë e Allahut. Një nga këto shërbime që ai kreu gjatë jetës së vet është edhe dërgimi i letrave mbretërve e guvernatorëve kohës. Këto letra të veçanta dhe të pa zëvendësueshme janë bërë shkak që shumë prej njerëzve të hyjnë në Islam. Patjetër që shkrimi i këtyre letrave është shembull i bukur për gjithë myslimanët sot nëpër botë.

Pejgamberi a.s. në të gjitha letrat që ka dërguar në fillim u ka bërë të qartë të gjithë letërmarrësve se Allahu është Një dhe se nuk ka të shoqëruar, vetëm Ai meriton të adhurohet e vetëm nga Ai duhet të kërkohet. Bashkë me këtë u ka shkruar se janë të mbrojtur nga Allahu nëse i bashkohen besimit të vërtetë.

Pasi i ka ftuar në Islam në letrat e tij sqaron dhe u thotë se nëse pranojnë Islamin do të fitojnë sevape të mëdha dhe nëse këtë thirrje ua parashtrojnë edhe popujve të tyre, atëherë Allahu do t’i marrë nën mbrojtjen e Tij. Nëse pranoni thirrjen dhe i bindeni urdhrave të mi, atëherë do ta gëzoni postin që keni edhe më tutje e do fitoni respektin e gjithë myslimanëve, por nëse nuk bindeni, atëherë do t’i mbani ju mbi kurriz hallet e popullit tuaj e do humbisni postin edhe për këtë botë.

Në letrat drejtuar të krishterëve ai ka përmendur versetet e Kuranit në lidhje me marrëdhëniet që duhet të kenë midis njëri-tjetrit pra midis Ehli Kitabit dhe se ku duhet të bashkohen. Allahu në Kuranin Famëlartë thotë:

Thuaju (o i Dërguar): “O ithtarë të librit (Teurat e Ungjill), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin zot pos Allahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran, 64)

Letra e dërguar tek Nexhashiu-Mbreti i Etiopisë

Rëndësia e letrës që Pejgamberi (a.s.) i ka dërguar Ashamait Nexhashiut të Habeshes-Etiopisë së sotme është shumë e madhe, sepse ky mbret pasi ka biseduar me delegacionin që i ka dërguar Pejgamberi (a.s.) dhe pasi ka lexuar letrën, ka pranuar t’i strehojë myslimanët në vendin e tij. Pra ka ndjekur një politikë afruese e jo një politikë përçarëse. Pejgamberi (a.s.) në letër thotë kështu:

“ Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Letër nga i dërguari i Allahut, Muhamedi për Nexhashiun e Habeshes.

Po të dërgoj paqen dhe mëshirën e Allahut i cili është Mbreti i vërtetë, ruajtësi i vërtetë, i shenjti i vetëm që nuk ka shok. Dëshmoj se i biri i Merjemes, Isai është fjala dhe i dërguari i Allahut, të cilin Ai ia dhuroi Merjemes pa e prekur asnjë mashkull. Kështu Merjemja ka ngelur shtatzënë me Isain. Allahu ashtu siç ka krijuar njeriun e parë Ademin nga fryma dhe shpirti i Tij, ashtu ka krijuar edhe Isain. Po të thërras ty për tek Zoti i vetëm i cili nuk ka shok. Të ftoj të bashkohesh me ne në ndihmë e bindje ndaj Tij. Më ndiq mua, besoji atyre që më vijnë mua. Unë me të vërtetë jam i dërguar i Allahut, prandaj të ftoj ty dhe njerëzit që ke përreth të më besoni mua. Ju këshilloj t’i pranoni këshillat e mia kur t’u mbërrijnë. Po të dërgoj nipin tim, Xhaferin që e kam nga xhaxhai bashkë me një grup myslimanësh për te ti.

Paqja qoftë mbi ata që udhëzohen në rrugë të drejtë!

Letra e Pejgamberit a.s. dërguar Mbretit të Egjiptit Mukavis

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Letër nga i dërguari i Allahut për të madhin e Koptëve (katolikët e Egjiptit). Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ata që udhëzohen në rrugë të drejtë. Sipas kësaj unë po të bëj ftesë për të hyrë në fenë e vërtetë, Islamin. Hyr në Islam që të jesh i mbrojtur deri në fund. Për këtë Allahu ka për të shpërblyer dy herë me sevape. Por nëse mendon ta refuzosh, mos harro se të gjitha gjynahet e popullit tënd do t’i kesh në kurriz ti.

Letra e dërguar Perandorit Bizantin Heraklius

Në letrën që i ka dërguar perandorit bizantin, Pejgamberi ka shpalosur një shembull të veçantë për ne duke na ka treguar rrugën më të bukur se si duhet t’i kemi marrëdhëniet me pasuesit e Librit. Në këtë letër citon versetin e 64 të sures Ali Imran i cili thotë: “O ithtarë të librit (Tevrat e Ungjill), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zot pos Allahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!”

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Letër nga i dërguari dhe robi i Allahut për të parin e Bizantinëve Herakliun. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ata që hyjnë në rrugën e vërtetë. Të ftoj ty në fenë e vërtetë. Pranoje Islamin që të gjesh qetësinë e vërtetë. Pranoje Islamin që Allahu ta shtojë vlerën tënde dyfish. Por nëse nuk e pranon, atëherë do të ngarkohen edhe gjynahet e popullit tënd në kurriz. O ju ithtarë të Librit, ejani bashkohuni me ne tek fjala e vërtetë e Allahut. Ne adhurojmë vetëm Allahun, nuk i bëjmë ortak Atij dhe asnjë prej nesh nuk njeh tjetër për zot përveç Atij. Nëse ata, populli yt, mundohen t’i largohen kësaj thirrjeje, thuaju “jini dëshmitarë se ne jemi prej myslimanëve, ne i jemi dorëzuar Allahut”.

Letra e dërguar Perandorit të Iranit Kisra

Pejgamberi (a.s.) u ka theksuar të gjithë letër-marrësve se Pronar i çdo gjëje është Allahu dhe se vetë është i dërguar i Tij. Në veçanti atyre që nuk janë ithtarë të librit u ka shkruar mbi besimin në një Zot.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Nga i dërguari i Allahut, Muhamedi për të parin e popullit pers, Kisrasë.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ata që besojnë se Zoti është një dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, që nuk i bëjnë ortak dhe nuk adhurojnë tjetër pos Tij. Po të ftoj të pranosh Islamin. Sepse unë jam dërguar për t’i thirrur gjithë popujt në rrugë të drejtë dhe e kam për detyrë t’u çoj ftesë të gjithëve atyre që janë në jetë. Tani pranoni Islamin, fitoni qetësinë e lumturinë e vërtetë. Por nëse nuk e pranoni këtë ftesë, atëherë do keni mbi kurrizin tuaj gjynahet e të gjithë zjarr-adhuruesve (mexhusive).

Letra e dërguar princave të Omanit, Xhaferit dhe Abdit

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Nga Muhamedi i dërguari i Allahut letër dy pasardhësve të Xhulandës, Xhaferit dhe Abdit.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ata që janë në rrugë të drejtë. Ju ftoj të dyve që të hyni në Islam. Përqafoni Islamin, shpëtoni nga dënimi. Sepse unë jam i dërguari i Allahut që më ka sjellë në këtë botë për t’u bërë thirrje të gjithë popujve për në të drejtën. Nëse pranoni Islamin, do t’ju jap mundësinë të jeni të parët e vendeve tuaja. Por nëse nuk pranoni Islamin, atëherë posti do të largohet shumë larg nga ju, ushtria ime do vijë në shtetin tuaj, ku do ndërtojnë kampin e tyre e atëherë posti juaj do mbetet nën hijen e forcës së ushtrisë së Pejgamberit.

Letra e dërguar Guvernatorit të El Ahsa’së El Mundhir’it

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Letër nga i dërguari i Allahut, Muhamedi për Mundhir b. Sav’a. Paqja e Allahut qoftë mbi ty.

Të ftoj të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij. Të ftoj të falënderosh Allahun dhe të kujtoj ty se forca e vërtetë është tek Allahu. Kush dëgjon këshillat e mira e ka për veten e vet, e kush nuk i dëgjon po përsëri humb ai vetë. Nëse i bindeni urdhrit të deleguarve të mi, i jeni bindur urdhrit tim. Kush mendon mirë për delegatët e mi, ka menduar mirë për mua. Pa dyshim që delegatët e mi të kanë lavdëruar ty në sy të popullit tënd. Tani dhe unë të pranoj ty për ndërmjetës midis meje e popullit tënd. Para se të pranosh Islamin çdo gjë dorëzoja delegatëve të mi. Unë i fal gjithmonë ata që gabojnë, prandaj edhe ti pranoji gabimet e tyre dhe fali. Nëse ti do të sillesh mirë, ne nuk do të heqim nga posti që je. Por nëse do ngulni këmbë në besimet e kota si zjarr-adhuruesit dhe Judaizmi do t’u lidhim taksa.

Këto letra për të gjithë botën myslimane janë një shembull se si duhet të jenë lidhjet me pasuesit e feve të tjera por edhe me mohuesit.


//breziiri
 
Pe: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

Ti studio arkitekturen e kettij civilizimi ate bej :p
Rreth temes: Kenaqsi qe e lexova!

i nderuar, e kam studiuar madje me detaje ate arkitekturre... per arsye privatesie po nguroj te them qe kam dhe artikuj te botuara ne gazeta:p:p:p:p.....
 
Pe: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

i nderuar, e kam studiuar madje me detaje ate arkitekturre... per arsye privatesie po nguroj te them qe kam dhe artikuj te botuara ne gazeta:p:p:p:p.....

Gazeten e shkolles??
Anyway shume modeste qenke gdhire :p
 
Pe: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.


Shume faleminderit për kët postim te shkelqyeshëm.
 
Pe: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

http://imageshack.us/photo/my-images/521/41129185.jpg/

Letra e dërguar tek Nexhashiu-Mbreti i Etiopisë
Më ndiq mua, besoji atyre që më vijnë mua. Unë me të vërtetë jam i dërguar i Allahut, prandaj të ftoj ty dhe njerëzit që ke përreth të më besoni mua. Ju këshilloj t’i pranoni këshillat e mia kur t’u mbërrijnë. Po të dërgoj nipin tim, Xhaferin që e kam nga xhaxhai bashkë me një grup myslimanësh për te ti.

Paqja qoftë mbi ata që udhëzohen në rrugë të drejtë!


Letra e Pejgamberit a.s. dërguar Mbretit të Egjiptit Mukavis
Hyr në Islam që të jesh i mbrojtur deri në fund. Për këtë Allahu ka për të shpërblyer dy herë me sevape. Por nëse mendon ta refuzosh, mos harro se të gjitha gjynahet e popullit tënd do t’i kesh në kurriz ti.

Letra e dërguar Perandorit Bizantin Heraklius
Por nëse nuk e pranon, atëherë do të ngarkohen edhe gjynahet e popullit tënd në kurriz. O ju ithtarë të Librit, ejani bashkohuni me ne tek fjala e vërtetë e Allahut. Ne adhurojmë vetëm Allahun, nuk i bëjmë ortak Atij dhe asnjë prej nesh nuk njeh tjetër për zot përveç Atij. Nëse ata, populli yt, mundohen t’i largohen kësaj thirrjeje, thuaju “jini dëshmitarë se ne jemi prej myslimanëve, ne i jemi dorëzuar Allahut”.

Letra e dërguar Perandorit të Iranit Kisra

Por nëse nuk e pranoni këtë ftesë, atëherë do keni mbi kurrizin tuaj gjynahet e të gjithë zjarr-adhuruesve (mexhusive).

Letra e dërguar princave të Omanit, Xhaferit dhe Abdit

Por nëse nuk pranoni Islamin, atëherë posti do të largohet shumë larg nga ju, ushtria ime do vijë në shtetin tuaj, ku do ndërtojnë kampin e tyre e atëherë posti juaj do mbetet nën hijen e forcës së ushtrisë së Pejgamberit.

Letra e dërguar Guvernatorit të El Ahsa’së El Mundhir’it

Nëse ti do të sillesh mirë, ne nuk do të heqim nga posti që je. Por nëse do ngulni këmbë në besimet e kota si zjarr-adhuruesit dhe Judaizmi do t’u lidhim taksa.


//breziiri

Lexova letrat por ajo qe me beri pershtypje me se shumti ishin se perfundonin me nje kercenim te qarte diplomatik.
Pra, perkunder asaj qe kan kaluar shekuj e shekuj nga ajo kohe, menyra e pushtimit dhe kercenimit per pushtim nuk kan ndryshuar fare. Kan ndryshuar vetem mjetet.
 
Titulli: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

"Kercenimi" qe behet sipas jush kiterr ne ato letra, eshte si nata me dite per dallim nga ushtrite tjera, perandorite tjera, t'cilat psh kane pushtuar vende tjera pa u derguar leter, pa paralajmerim, ne menyre tinxare (gje qe ne Islam s'eshte e lejuar kjo, eshte e sqaruar ne rregullat e luftes). Pastaj, me duket me shume mua si oferte e jo kercenim. Edhe po t'ishte kercenim, eshte nga Zoti i Madherishem, jo nga vet Profeti Muhammed a.s.
 
Pe: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.



Për tiu sqaruar njerzëve rrugën e vërtet, ka obliguar Profetët (secilin), që njerëzit ti thërrasin ne besimin e vërtet, me të cilin do të jenë të shpëtuar (dhe nuk do të humbin). Njejti rast vlen edhe me Profetin Muhammed që tjerët ti thërret ne rrugen e shpëtimit.

Ne sure Bekare thuhet: Në fe nuk ka dhunë.

Zoti i ka lën njerëzit të lirë: kush do le të beson dhe kush do le të mos besoj.

 
Titulli: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

do doja te dija se kur pejgamberi ka shkruar letren e fundit fare , por te fundit ama ?
 
Titulli: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

do doja te dija se kur pejgamberi ka shkruar letren e fundit fare , por te fundit ama ?

Aq sa e di une, s'ka leter te fundit perpos ketyre. Edhe keto, kane qene te shkruara nga shoket e tij, me gjegjesisht, shoqeruesit e tij (sahabët), pasiqe Profeti a.s. nuk dinte shkrim e lexim, kuptohet, u ka diktuar cfare te shkruajne ne ate rast. Zoti e din me se miri !!!
 
Pe: Titulli: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.

Pastaj, me duket me shume mua si oferte e jo kercenim. Edhe po t'ishte kercenim, eshte nga Zoti i Madherishem, jo nga vet Profeti Muhammed a.s.

Oferte, hahahahhhah, une nga keto ofertat po degjoje cdo nate ne TV: NDEGJONA NE SE NUK TE NDERROJME NGA PUSHTETI! Ose ndegjona ne se do perballesh me pasojat!,...... e kshtu me radhe.

Lover edhe ne shkrimin ma larte te kam shkru se kan ndryshuar vetem mjetet e pushtimit.
Se a ishte kercenim nga zoti une nuk dua te hyje ne ate debat se nuk e di se cfare ka menduar zoti ne ate kohe.
 
Titulli: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.


Dr. Laura Veccia Vaglieri, orientaliste e njohur italiane, shkruan:

"Ai doli në konflikt të hapur me tendencat e atëhershme të prapambetura të njerëzve, që shpinin në politeizëm. Në predikimet e tij, për t'i bindur njerëzit me besimin në Një Zot të vetëm, ai nuk shfrytëzoi fenomene të ndryshme natyrore, për të mashtruar njerëzit, duke i quajtur ato si mrekulli të tij. Ai nuk i detyroi kurrë njerëzit që të pranojnë verbërisht thirrjen e tij, duke i frikësuar ata me kërcënime qiellore, gjë që do të rrezikonte mjaft aftësinë e tyre për të menduar e gjykuar objektivishtAi i ka ftuar njerëzit me dashamirësi, jo që të braktisin bindjet e tyre, por, të meditojnë mbi universin dhe ligjet e tij. Bindja e tij, e palëkundur, në Një Zot, në Një të Vetëm dhe të Domosdoshëm, bënte që ai, vazhdimisht, t'u ofronte njerëzve të lexonin librin e jetës..."

Duhet njohur mire jeten e Profetit a.s. per t'arritur ne ate perfundim qe ke arritur ti kitrrush.
 
Pe: Letrat e dërguara nga Pejgamberi a.s.


Kitrra 123, ky shkrim i sjellur me posht vlen veqanërisht për ty. Ky tekst është marrur kopje nga një forum shqiptar, dhe tani ua sjell që ta lexosh me vëmendje.




A Muslimanet i kane sjelle botes shkaterrim ?


Kush? Besimtarët i bëjnë luftërat apo pabesimtarët?

Kush e shkaktoi Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore?

Kush e bëri komunizmin dhe vrau 100 milion njerëz?

Kush ishin Lenini, Stalini, Enveri, Ataturku e të tjerët?

Besimtarët muslimanë apo pabesimtarët?

Kush e bëri njeriun të pavlerë?

Kush propagandon amoralitet?

Kush e bëri jetën të pasigurt?

Kush ia ka humbur në tërësi vlerën e njeriut?

Pabesimtarët apo besimtarët muslimanë?

Në tërë shekullin XX, kur bota pësoi në të gjitha fushat, besimtarët
muslimanë apo pabesimtarët e kanë udhëhequr botën?

Pse pra, kur gjërat janë të qarta, akuzohen ende besimtarët e jo
pabesimtarët?!

Sa nuk po mendoni o njerëz ?!?!

Muslimanët përhapin paqe, liri dhe jetën e vërtetë.

Ata janë kundër dhunës, luftës, kundër amoralitetit dhe kundër padrejtësive.

Të tjerët përhapin luftëra, amoralitet, padrejtësi, shfrytëzim, paganizëm.

Vrasja, droga, prostitucioni dhe të gjitha të këqijat e botës nuk janë tek muslimanët.

Islami i thërret njerëzit në paqe në këtë botë dhe në xhennet në botën tjetër.Por disa nuk duan.

Të tjerët i thërrasin njerëzit në harram, në jetë të vështirë.

Dhe pastaj muslimanët akuzohen, e të tjerët e mbajnë kokën lartë!

Shihni mashtruesit si i mashtrojnë.

Kryqëzatat, inkuizicionin,luftërat mesjetare evropiane, kolonizimet, skllavërimet,shfrytëzimet,neo-kolonizimet,Luftën e Parë dhe të dytë Botërore,komunizmin,ateizmin,socializmin,kapitaliz min,dhe demokracitë e botës,a i kanë sjellë botës rehati, apo vuajtje?!

Dhe të gjitha këto Vuajtje botës,a mos vallë ia kanë shkaktuar myslimanët, apo të tjerët?!

Islami është fe e paqes,kjo dihet.

Ndonjë musliman mund të jetë me ide jo të qëlluara.

Por për këtë nuk e ka fajin Feja Islame.

As nuk duhet të shikohen të gjithë muslimanët me të njëjtin sy.

Islami është diçka krejt tjetër.Islami është fe paqedashëse, por të tjerët për interesa të tyre po dëshirojnë ta paraqesin Islamin si fe terroriste.

Sepse sipas të gjithë parametrave Islami është sistemi i vetëm alternativ për shpëtimin e botës nga satanizimi i saj,ata e bëjnë këtë që t’i ftohin dhe t'i largojnë njerëzit në perëndim.

Ndërsa, sa i përket përhapjes së Islamit, në tërë shtetet perëndimore është shpallur si feja që praktikohet më së shumti ne botë.

Në kisha rrallë më hyn dikush,ndonjë aty-këtu.

Ndërsa në Evropë, edhe rrugët po bëhen xhami.

Ata këtë frikë kanë, se jo nga muslimanët.
 
Back
Top