Letrat, doreshkrimet, dhuratat. Zbulohen sekretet çfare la pas Marilyn Monroe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Overdoza tragjike e vitit 1962...dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe. Një prej avokatëve të saj, Milton "Mickey" Rudin erdhi dhe filloi të merrej me telefonat.
Arthur Jacobs, publicisti i saj, u thirr të kthehej nga "Hollywood Bowl", ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme, Natalie Trundy, po ndiqnin një koncert. E më pas ishte pamja e kurioze e Eunice Murray, gruaja e shërbimit që kishte zbuluar trupin, duke larë çarçafët në mes të natës. Aktori Peter Lawford, kunati i presidentit Kennedy, nuk ishte aty, por ai ishte tronditur nga gjendja në të cilën i ishte dukur Monroe në telefonatën e tyre të fundit. "Thuaji lamtumirë Pat-it (Laëford). Thuaji lamtumirë presidentit. Dhe lamtumirë ty sepse je një djalë i mirë".
Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?
Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur MIller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.
Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.
Melson kishte detyrën të kujdesej për nënë skizofrenike të Monroe, të cilën asaj s'i pëlqente ta vizitonte, por Melson u kudjes për të si të ishte nëna e saj. Kështu, Marilyn u bë si të ishte vajza e Melson, e cila kishte një marrëdhënie të trazuar me vajzën e saj, Emmy Lou.
Gjithashtu kishte dhe dy kabinete me dosje, një gri dhe një ngjyrë kafe. Frank Sinatra e kishte këshilluar Monroe që të kishte kujdes për të ruajtur privacinë. Sepse jeta e saj ishte e gjitha në ato dosje. Letrat, të dhënat financiare, fotografitë e saj të preferuara etj. Tashmë ishte Melson ajo që kishte kontroll mbi to.
Pas shumë vitesh që ishte kujdesur për nënë e Marilyn pa marrë asgjë në këmbim, kishte ardhur koha që ajo të bëhej një person i rëndësishëm në jetën e pasvdekjes së Marilyn Monroe. TO
 
femer e bukur ka qen ..
Mekat..qe ka vdek nga overdoza
 
femer e bukur ka qen ..
Mekat..qe ka vdek nga overdoza

Une besoj qe e kane vrare. Vdekja e saj eshte nje nga vdekjet qe eshte diskutuar me shume, dhe shume teori jane perhapur.
_________________________________________________

Kur shoh Marilyn Monroe dhe shoh femrat e tjera qe supozohen te jene te bukura them me vete "cfare ndodhi?" Ato dallojne si skarlatine ne krahasim me Monroe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top