Letra e të dënuarit me vdekje, mesazh për gjithë botën

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër. Ai kërkoi që atë letër t’ia dorëzonin mamasë së tij.

Letra:

“Mami, nëse do kishte drejtësi në këtë botë, do të ishim të dy të dënuar, jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humbas. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur? Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte.

E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit? I shpenzove me mua në qendrën tregtare.

E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua? Ai donte të më korrigjonte sepse në vend që të studioja, kopjova në provim dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.

Ti iu ktheve kundër babait e mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mami, unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.

Mami, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korrigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.

Faleminderit mami, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.

Djali yt kriminel

Dua t’ju kujtoj se kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton ta qortojë.

Podiumi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top