Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores pasi fitoi اmimin “Nobel”

Pasi fitoi اmimin Nobel, filozofi Albert Kamy mendoi që të falënderojë të parën nënën e tij, dhe të dytin një mësues të shkollës fillore. Kamy e shkruajti këtë letër mirënjohjeje (lexo më poshtë) për mësuesin e tij, Louis Germain, i cili ushqeu potencialin që pa tek ai dhe e shtyu Kamynë e vogël drejt një rruge, nëpër të cilën do të shkruante romane dhe ese shumë të respektuara, fituese të dhjetëra çmimeve.

Albert Kamy e fitoi اmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1957. Ai është më shumë i njohur për librin e tij “I Huaji”, dhe e fitoi اmimin “Nobel” po atë vit që shkruajti esenë “Reflektime për gijotinën”. Babai i Kamysë ishte vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Kamy ishte ende foshnje, dhe nëna e tij ishte “pjesërisht e shurdhër dhe analfabete”.

Ndërkohë që shumëkush e konsideron Kamynë një filozof dhe shkrimtar ekzistencialist, ai vetë e urrente këtë term. Një herë, në një intervistë i thoshte: “Jo, unë nuk jam ekzistencialist. Sartri dhe unë gjithmonë habitemi që emri ynë lidhet me këtë term. Ne kemi menduar madje që të botojmë një deklaratë të shkurtër, ku firmosësit të deklarojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre…”.

Më poshtë letra.

“19 Nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Grmain,Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty.

Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi.

Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që ti vendos në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepse mësim që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës. Të përqafoj me gjithë zemër Albert” . bota.al
 
Titulli: Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores pasi fitoi اmimin “Nobel”

Po sikur sikur Kamy ka qene gay?
 
Titulli: Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores pasi fitoi اmimin “Nobel”

sa e bukur!!!mallengjyse dhe vertet unike.... pak fjale qe flasin aq shume nga nje njeri i "madh"ne nje moment te madh...
 
Titulli: Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores pasi fitoi اmimin “Nobel”

Po sikur sikur Kamy ka qene gay?

Mos Brutus.....edhe ti? lol
Perse i shtohesh grupit te zhurmuesve?Jane te zote edhe pa ty :-P
Nje leter kaq e bukur dhe ti ben nje pyetje mbi shijet seksuale te autorit.
Camus nuk ka pohuar kurre te ishte gay.As biografistet e tij se kane permendur kurre!
 
I duken te gjithe less e gay nga Qe eshte e vetmuar ! :D
 
Dhe tek i huaji ne te vertete me duket i dyshimte protagonisti..hmmm
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back