Letër publike për Noizyn: Këngët e tua, ndjesë që ta them troç por janë mjerane
Nga Brizida Gjikondi :
I dashur Noizi! Se kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin sta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombtarisht sidomos. Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kane kaluar 20, në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem… deri mgk, nf etj etj..
Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër… po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e disa këngëtarve shqiptarë.
Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shëmbull ose Sikur tputhi qielli tokën.. etjPor tani.. Ah tani një tmerr i vërtetë.. Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj…Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.
Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç janë mjerane.
Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard.. dhe idolizim i vetes duke puthur deri dhe veten ne pasqyre, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vr et më shumë se heshtja.
Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, .. po në Shqipëri jo. Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun se kanë letër por e kanë gjak.. ose qofte dhe kenge kunder policise.. spiunave.. ose regjimit (por jo te porositura nga regjimi tjeter, por nga shpirti rebel)
Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë spo them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh.. mbrapa… Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme..
Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde. Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat..
Platoni.. thotë që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme” ti dikur e ke patur një të tillë.. jo vulgar dhe inspirues.. tani ? Ah tani…
Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë ska nevojë për koment.
Benzi I ri
Noizy
Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri
Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri
No – as s’du me dit,
Ju jeni krejt dificit
Dhe ma ta dhon benzin
Ju nuk keni pare per benzin
Kur vjen Noizy e djeg çatine
Ik se po vjen zhurma
Po se dine se ku k* rin do hinë
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
uh la la, uh la la, uh la la
Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la
b.monitor