Lauri
Anunnak
Miqve të mi myslimanë të Facebook-ut kam një pyetje për t’ua bërë: اfarë mendoni të bëni me Kosovën? Nëse pandehni se Kosovën e keni bërë tashmë shtet islamik, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën.
1.
Tashmë që mbaroi muaji i Ramazanit dhe festa e tij, Fiter Bajrami, iku pa kthim edhe për këtë vit, dua të bashkëbisedoj pak me miqtë e mi në Facebook, të cilët, siç mund ta merrni me mend, nuk janë të paktë dhe ndonjëri syresh, duke u nisur nga emri im thellësisht mysliman, ma uruan festën, duke më postuar ose ndonjë tepsi bakllava që nuk ma kënda, ose ndonjë faqe të Kuranit të shkruar arabisht, që nuk di ta lexoj. Para se t’i bisedoj me ju disa gjëra që më shqetësojnë, dua t’ju bëj disa pyetje miqësore: A ka mundësi të bisedojmë për disa gjëra rreth fesë, ose thënë më mirë rreth përdorimit të fesë në vendin tonë, pa fyerje, pa kërcënime, pa sharje? Pra, a ka mundësi të hapim një dialog të civilizuar, t’i diskutojmë gjërat një për një, sepse më duket se mjaft më jemi fshehur nga njëri-tjetri. Kosova është shumë e vogël, për t’iu krijuar hapësirë përjashtimeve të këtilla. Ju, myslimanët e të gjitha proveniencave, as ju të Facebook-ut, nuk mund të më injoroni, nuk mund të thoni se nuk ekzistoj. Unë jam sekular, nuk jam ateist, më së paku në kuptimin komunist të kësaj fjale: nuk shaj Zotin, nuk e kam sharë fenë e askujt, shprehem me respekt për besimin e secilit. Por kam botëkuptime perëndimore (së paku kështu pretendoj unë) për shoqërinë, për laicitetin e shtetit, për lirinë e fesë dhe të besimit, për ekumenizmin fetar dhe për çdo gjë tjetër që lidhen me këto. Si unë besoj se ka edhe shumë të tjerë në Kosovë. Madje, mos t’ju vijë keq nëse ju them se ne përbëjmë shumicën. Vetëm se, duke na bërë të zmbrapsemi, të tërhiqemi, të manifestojmë tolerancë dhe indiferentizëm, për të mos e çuar këtë Kosovë të shumëvuajtur në armiqësi të reja, për shkak të agresivitetit, për shkak të militantizmit, për shkak të radikalizmit, sekush ka krijuar idenë e gabuar se ju jeni shumicë në këtë vend.
Por, edhe përkundër kësaj, edhe përkundër dijenisë se ne përbëjmë shumicën, nuk mund ta injorojmë faktin se ju, besimtarët myslimanë, ekzistoni dhe se jeni pjesë e rëndësishme e këtij vendi, pavarësisht në jeni myslimanë tradicionalë, të moderuar ose jo, fundamentalistë ose jo, vehabistë ose jo, besimtarë të vërtetë apo të manipuluar, predikues të besimit apo propagandues të ideologjisë fetare. Sikundër që ne e dimë se brenda “kampit” tonë ka dënglaxhi (me një fjalë “pordhaxhi”) të të gjitha ngjyrave, edhe ju e dini se brenda “kampit” tuaj ka mercenarë, besimtarë sezonalë, të hurit dhe të konopit, maskarenj, horra, predikues të rrejshëm, blasfemues dhe heretikë, hajna dhe keqpërdorues, kriminelë recidivistë dhe ordinerë, të cilët fenë e kanë “azil” të përkohshëm ose të përhershëm, jo për t’i shpëtuar ndëshkimit qiellor, por për të gjetur një vend nën këtë qiell, për të mëkatnuar sa më shumë me kënaqësitë e kësaj bote. Pra, ju jeni dhe ne jemi; ju ekzistoni dhe ne ekzistojmë. A duhemi? Jo, nuk duhemi. A urrehemi? Them se jo, tani për tani. Por ne duhet të bashkëjetojmë me njëri-tjetrin, sepse ky është atdheu ynë i përbashkët, atdhe tjetër nuk kemi.
(Më lejoni që këtu ta hap një parantezë dhe të shpjegoj, pse juve ju ndodhi kjo gjë, përse pra ju ndodhi që ambienti fetar i Kosovës, përveç që është strehë e besimtarëve të devotshëm, ka prirje gjithnjë e më të mëdha të bëhet azil njerëzish me vese të ulëta, me ambicie të sëmura dhe mendje të shthurura. Pse pra? Përse ju nuk mund t’i diferenconi këta njerëz nga radhët tuaja? Kjo nuk ndodh ngase feja është strehë e të gjithë “shpirtrave të bjerrë”, por thjeshtë për shkak se feja në vendin tonë tashmë ka filluar të bëhet ideologji. Ju, brezi i ri i besimtarëve të Kosovës e bëtë këtë, ju myslimanët e Facebook-ut. Ju e nxorët fenë nga besimi, nga nevoja shpirtërore për të gjetur prehjen e amshuar, nga kërkimi i të lartësuarës dhe e kthyet në ideologji, në një korpus idesh pragmatike. Feja u bë ideologji dhe ideologjia nuk shërben për qëllime të lartësuara, për asgjë hyjnore, por për përfitime tokësore: në radhë të parë për rekrutim bashkëmendimtarësh për të arritur një qëllim. Ju që jeni të rinj mbase nuk e dini, por ne më të moshuarit nuk e kemi harruar sesi ky vend, në të shkuarën jo aq të largët, u bë pre e një ideologjie; sesi një numër jo i vogël burrash dhe grash ia falën djallit jo vetëm shpirtin, por edhe kombin, idealet, çdo gjë, madje edhe fenë, për pragmatizmin më të shëmtuar që ka parë kjo botë. Në emër të një ideologjie (komunizmit) vëllai vrau vëllanë, shqiptarët bënë pakt me djallin dhe e sakrifikuan kombin. Pavarësisht se dallojnë së jashtmi, në esencë të gjitha ideologjitë janë të njëjta.)