Leter e nje babai te moshuar birit te tij...

Quku

Marakli Krapit
Ne qofte se nje dite do me shohesh te plakur, ne qofte se ndotem kur ha dhe nuk arrij te vishem... ki durim, kujto kohen qe kam harxhuar per te ta mesuar. Ne qofte se kur flas me ty perseris gjithmone te njejtat gjera, mos me nderprit... degjome, kur ishe i vogel me duhej te te tregoja cdo mbremje te njejten histori derisa te zinte gjumi. Kur nuk dua te lahem mos me fajeso dhe mos me bej te me vije turp... kujto kur me duhej te vrapoja pas teje duke shpikur justifikime sepse nuk doje te beje banje. Kur sheh injorancen time per teknologjine e re, me jep kohen e duhur dhe mos me shih me ate buzeqeshjen ironike... kam pasur gjithe durimin per te te mesuar abc-ne; kur ne nje moment nuk arrij te kujtoj ose e humbas fillin e bisedes... me jep kohen e duhur per te kujtuar e nese nuk ja dal mos u nervozo, gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them, por nevoja qe te jem me ty dhe te te kem aty per te me degjuar. Kur kembet e mija te lodhura nuk me lejojne te mbaj hapin tend mos me trajto si te isha nje barre, eja drejt meje me duart e tua te forta ne te njejten menyre sic une kam bere me ty kur hidhje hapat e pare. Kur them se do doja te kisha vdekur... mos u nxeh, nje dite do e kuptosh c'me shtyn ta them. Mundohu te kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet, por mbijetohet. Nje dite do zbulosh se pavaresisht gabimeve te mia, kam dashur gjithmone me te miren per ty dhe kam kerkuar te ta hap rrugen. Me jep pak nga koha jote, me jep pak nga durimi yt, me jep nje sup ku te mbeshtes koken, ne te njejten menyre sic kam bere per ty. Me ndihmo te ec, ndihmome te mbaroj ditet e mia me dashuri e durim dhe si kembim do te te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe kam patur gjithmone per ty...

Te dua biri im!
 
Titulli: Leter e nje babai te moshuar birit te tij...

Bashkojeni temen sepse ekziston..!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top