Lëshohet një dekret me vdekje për rapper-in iranian

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
rapper-300x225.jpg


Kënga e tij ka zemëruar ajatollahët. Një klerik iranian, i quajtur Ali Safi- Golpajegani, ka lëshuar një dekret vdekjeje kundër rapper-it iranian, Shahin Najafi, që jeton në Këln të Gjermanisë.

Ajatollahu i madh e akuzon muzikantin se në këngën e tij “Imam Naghi” ka fyer dhjetë profetët e myslimanëve shiitë.

Me anë të dekretit u bëhet thirrje jo vetëm shiitëve, por të gjithë myslimanëve, që të vrasin këtë person dhe “ta dërgojnë përgjithmonë në ferr”.

Najafi thotë se ka anuluar disa koncerte në Europë dhe tani i duhet të fshihet sepse ka frikë se do vritet. Policia e ka marrë në mbrojtje.

I fundit dekret vdekje i një ajatollahi iranian ishte ai kundër autorit britanik Salman Rushdie për veprën e tij “Vargjet Satanike”.

TemA
 
Titulli: Lëshohet një dekret me vdekje për rapper-in iranian

I pari qe duhet vrare eshte ky udh'heqsi shpirtror i shiitve ne iran.
 
Back
Top