Lëri punët të flasin

Lëri punët të flasin


Lëri punët e tua të flasin rreth teje, kurse ti vetë hesht! S’ke përse mban ligjërata e predikime për të treguar arritjet, suksesin dhe biografinë tënde të pastër e të pasur. Kështu, thjesht do të tërheqësh vëmendjen e përgënjeshtruesve dhe ziliqarëve, do të biesh pre e ironive dhe cinizmave. Ajo që duhet të bësh, është të ofrosh diçka të re, të paprecedent dhe të dobishme për njerëzit, diçka që u ndryshon jetën dhe u kthen shpresën. Për shembull, bëhu sebep për ngjalljen e një morali dhe virtyti të mirë, pasi ajo është dëshmia më e lartë për madhështinë tënde.
Dështakët janë llafazanët më të mëdhenj, të mbysin me fjalë por s’ia kanë idenë nga punët. Ata të radhisin kushedi sa vepra imagjinare, arritje fantastiko-shkencore dhe simpati nga njerëzit, gjë e cila ua shton më tepër urrejtjen e njerëzve dhe neverinë karshi tyre. Eh sikur të mjaftoheshin me kaq, pasi niveli i thashethemeve të tyre është në maksimum, kohën e vrasin me gjëra të kota dhe kanë hequr dorë përfundimisht nga marrja me diçka të dobishme. Kontributi i tyre i vetëm janë fjalët, edhe ato boshe.
Sakaq, njerëzit e suksesshëm ofrojnë rezultate të mrekullueshme dhe magjepsëse, të cilat të tërheqin vëmendjen dhe të bëjnë përshtypje.
Momenti më i rrezikshëm i mendjes, është ai kur njeriu zbraz arsenalin e tij, gjoja të veprave dhe kryeveprave madhështore. Ai turret me vërtik si ajo makina e dalë jashtë rruge, pa shofer dhe merr tatëpjetën, duke u hedhur sa djathtas majtas, derisa të përplaset në fund të humnerës.
Lexues i dashur! Hiq dorë nga fjalët e tepërta dhe pa fajde, jepi fund kohës që kalon me “tha ky e bëri ai”, e cila të çon dëm kapacitetet reale të tuat!
Përgatite veten për diçka të dobishme dhe të frytshme, në vend të tendosjes maksimale të kordave zanore dhe torturimit të vetes gjatë rendjes pas shkarjeve dhe gabimeve të miletit! اohu që tani, falu, lexo, përmend Zotin, studio, shkruaj, rregullo bibliotekën tënde, rregullo shtëpinë, bëhu i dobishëm për të tjerët, vriti fjalët me punë dhe jepi fund përtacisë e dembelizmit!
Jeta nuk i njeh ata që qëndrojnë në të njëjtin vend, të gozhduar dhe të harruar në të njëjtën kasolle të kalbur. Nga ana tjetër, ajo u hap krahët dhe i mirëpret punëtorët, ata që ngjisin shkallët e lavdisë njëra pas tjetrës, ata që përmbushin misionin e tyre në jetë konform qëllimit të krijimit, ata që i përgjigjen zërit të natyrës së pastër:“Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?” (Kijame, 36)
Prandaj, hesht dhe lëri punët e tua të flasin, jep kontributin tënd se do të gjesh njerëz me ndërgjegje të gjallë që luten për ty, të lëvdojnë dhe i vlerësojnë veprat dhe kontributet e tua. Njerëzit janë dëshmitarët e Zotit në tokë. Ziliqarëve thuaju: Përgjigjja ime është ajo që shihni dhe dëgjoni!

Dr Aid Elkarnij
Përktheu: Elmaz Fida ardhemriaonline/com
 
Titulli: Lëri punët të flasin

Eh sa mire do ishte ti zbatonin te gjithe keto keshilla, duke nisur me shembullin personal....
Fjale shume e vepra pak!
 
Titulli: Lëri punët të flasin

Sa shkrim shume i pelqyeshëm ky, leri punët te flasin vetë.

Interesant.
 
Titulli: Lëri punët të flasin

Mire eshte tema mirepo sot ka ndryshuar ma kryesorja...Nje thenie sme hiqet prej mendje:"Nje kohe njerezit benin vepra te mira dhe i fshihnin, pastaj filluan te bejn pak vepra te mira dhe te flasin dhe ti tregojn, e sot njerzit shume pak bejn vepra te mira, mirepo flasin dhe tregojn me shume"
 
Titulli: Lëri punët të flasin


Kjo thenie eshte nga Umer ibn Haris, i cili ka thene:

"Në kohet e meparshme njerezit benin vepra te mira, por nuk tregonin. Pastaj filluan te benin vepra te mira dhe ti tregonin. Ndersa tani nuk bëjnë, vetëm tregojnë."



"Nje kohe njerezit benin vepra te mira dhe i fshihnin, pastaj filluan te bejn pak vepra te mira dhe te flasin dhe ti tregojn, e sot njerzit shume pak bejn vepra te mira, mirepo flasin dhe tregojn me shume."
 
Back
Top