Arfenilla
Themelues i Forumit
Jeta ime prej roboti. Kush do e kishte menduar. E kam dëgjuar shpesh shprehjen "të jesh ndryshe është bela e madhe" por të jesh e sinqertë në mesin e këtyre njerëve është betejë e humbur. E lindur në vendin e llapazanave që gjithçka shohin përveç punës së tyre. Ku të fillosh. Të filloj tek mënyra se si trajtohen vajzat në këtë shoqëri,mentaliteti i të cilëve është i mykur,baraz me zero.
Nuk e di kush po ua mbush mendjen vajzave,nuk e di nga kush po marrin shembull,por sinqerisht është tmerruese mënyra se si po jetojnë. Por a po bëhen vetë protagoniste të poshtërimit të figurës së saj.
Jeta e shqiptarëve nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, dhe pjesa më e rëndë ka rënë mbi kurrizin e gruas. Më ka rastisur të dëgjoj pak nëna shqiptare që ju drejtohen vajzave me shprehjen" bonu e zonja e vetes". Kam lexuar një shprehje angleze ku thotë; women always be dependent until she holds a purse of her oën,që përmblidhet me mendimin tim se emancipimi fillon nga pavarësia,ky është themeli. Jemi lodhë çdo ditë me shprehjet" ku po del","me kan" a gjete punë", kur do me u martu"? Mjaft, njerëz, lini vajzat të jetojnë. Mjaft, i keni kapur për fyti pa i lejuar asnjëherë t'ju dalin fjalët nga goja. Mjaft, me drejtimin e gishtit. Mjaft, me shprehjen;edhe ti je shqiptare, çka paske ma ndryshe. Mjaft, i keni mësu vajzat prej moshës 10 vjeçare me idenë e gatimit bukës e pites. Mjaft, me konceptin se duhet me ulë kryt se ta thejnë hallku. Mjaft, lëreni vajzat të jetojnë. Kështu fillonte një shkrim i publikuar ditë më parë" 102 vajza janë martuar nga mosha 14-17 vjeçare,dhe një shkrim tjetër fillonte me" shpresoj dhe i lutem Zotit që vajzat e mija të ikin nga ky vend.
Sipas statistikave,gjatë viteve 2010-2015 janë martuar 194 femra të moshës 16 vjeçare. Të moshës 17 vjeçare 526,dhe 3,575 femra të martuara të moshës 18 vjeçare. Mjaft,i trajtuat vajzat si prona të dikujt. Dielli po lind çdo ditë por rrezet e tij rrallë po i shohim.
Nanë, kërkoj falje që unë po jetoj ndryshe. Kërkoj falje për secilen ditë që e kam kaluar brenda dhomës duke lexu. Kërkoj falje që krejt këto vite jetova me buzëqeshje e u mundova me pru drejtësinë. Nanë, kërkoj falje e di që ti se ke forcën me u përballë çdo ditë me gojën e mendjen e atyre që nuk shohin përtej hundës së vet. Nanë,unë po jetoj me forcën e Angelina Jolie,e kulturën e Angela Merkel-it. E di Nanë e vetmja rrugë për me mbrojt veten ishte mos me ec për toke, me u bo mendjemadhe,vetëm në ketë mënyrë nuk më mposhtën me shprehjen"qka lyp qika jashtë shpies" E di nanë,njerëz që flasin për dashni por sa pak dashni po japin. E di sa pak jemi mundu me përmirësu këtë botë pa sy,e di unë po dështoj si njeri sa herë që një fëmijë po vdes nga uria e sa herë një baba po vdek duke pritur. E di, nëse këtij vendi i ka mbetur diçka e mirë janë ato pak burrënesha por që nuk kanë asnjë përkrahje me luftu realitetin. E di nanë,po i jap botës më të mirën që kam por si t’i mbajmë këto vajza në këmbë nuk e di...
Nga: Mimoza Krasniqi