Leonard Seiti

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Leonard Seiti, ka lindur ne prill te vitit 1978 ne Ane-Vjose te rrethit te Tepelenes. Qe ne femijeri, ka qene i terhequr pas letersise dhe librave, deri sa ne moshen 13 vjecare kur dhe do krijonte poezine e pare te tij, per te mos u ndalur me se shkruari. I pelqen si zhanri i prozes, ashtu edhe poezise, por pasioni i tij mbetet kjo e dyta. Ka botuar dy libra me poezi.
Krijimtaria e tij vjen si nje vese mengjesi tek lexuesi, e fresket dhe me plot pasion. Tek lexon ndienjen e pasur qe frymezon poetin e ri Seiti, perfshihesh i teri ne bukurine e vargjeve, te cilat i kendojne kryesisht dashurise dhe natyres.


SI PIKث VESE !


Une nuk di te thur vjersha
Me fjal te medha, te bukura
Ndaj me mire bredh lendines
Me shport te shpirtit te mbledh flutura

Une nuk di te kendoj kenge
Zeri im eshte i ç’jerre, rrebel
Ndaj preferoj te hesht, ne kembe
Te duartrokas nje harabel.

Une nuk di, te loz kitaren
E vjolinen ca me pakë
Ndaj bredh pyllit porsi zog
E çirrem ferrave gjer në gjak

S’kam vene gishta mbi tastiere
Por ne operra them kam qënë
Me ndodh te shoh herë herë
Kur kendon era në lëmë.

Pasuri e fame s’me duhen
I pa çader eci ne shi
E i mbaj vesh gjethes se shiut
Kur embel kendon dashuri.

Une qe linda lakuriq
Lakuriq dua te vdes
Me shpirt te paster, si femij
A ndoshta si nje pike vesë.

© Leonard Seiti

#########################################

Nostalgji

Thell në shpirt, një melodi
Zgjon të shkuarën, në kujtesë
Dhe mbushet mbrëmja, nostalgji
Për një lastonjë, një vetull zezë
Një dritë rrjedh, porsi ujvarë
K’të mbrëmje t’vonë, mbi gjeth’
Nën qiellin stolisur, margaritarë
Kujtime blu, kjo mbrëmje derdh
Përzjerë me dritë, fllad i lehtë
Gjetheve, mbrëmja belbëzon
Dhe vargje derdhen nëpër fletë
Si vesë kristal, që mëngjesin zgjon
Gonxhe Yjesh çelur, Maj
ا’bukuri, lëndinës tej
Përzjerë me yjet, sytë e sajë
K’të mbrëmje t’vonë, kërkoj të gjej
Dhe gjum në sy, kjo natë nuk ka
Nga shpirti, kulluar, tinguj rrjedhin
Përzjerë me tingujt, kujtime blu
Lidhur përdore, me natën bredhin

################################

Këputi po deshe dhe lulet
Lulet në kopështin e edenit!
Mua më pëlqejnë gënjeshtrat
Ato që thonë të vërteta të mëdha
Ato që mbijnë mbi varre, mbi eshtrat
Ku një e vërtetë e gënjeshtërt u tha!

-Sa kohë është bërë, sa kohë!?
Kam frikë se një jetë s’më mjafton!
Këput’ma dhe zemrën po deshe
K’të kafshë që mbaj lidhur në litarë
Mbi çarçafë të zhubrosur ka fjetur
Në shtrate të ngrohur më parë…

-Ku je zgjuar sot, dje, ku je zgjuar!?
S’mbaj mend! اdo ditë një rrugë tjetër!
Stomaku i natës treti gjurmët e mia…
Nga cicërima ëndrrash shpirti më zien
Mjegulla diku larg mërgoi nga uria
Ndërtesat përkulen e pijnë ujë në liqen

Më ndje, kam një plagë në kraharor,
Një prej atyre gjërave që la mbas qyteti!
Ja, ai atje është zëri im…
Ja njoh mirë sytë kureshtar prej fëmije!
Thonë, se lulet e shkurtit kur mbijnë
Lëshojnë lotë me aromë pavdekësie…


Ndaj, vazhdo më tej, s’kam ç’të shes
Janë pavlerë përgjigjet e mia lakuriqe…
Në rrugën tjetër tregëtojnë gjithçka
Në rrugën tjetër dhe shpirti kushton pak
Në gjet’sh dhe tëndin aty, s’ësht’ hata!
Shpirtin tim dje e bleu një plakë!

-Pse gënjen, më thuaj, pse gënjen!?
Më pëlqejnë gënjeshtrat që thonë të vërteta!
Në derë, dimri me dorë të hekurt troket.
S’ka xhama të thyer, asnjë damar i prerë…
Përtej liqenit që ha yje, bejroza po pret
Zogun e blertë që krahët i’u thyhen në erë…

Asgjë e çuditëshme, më beso, asgjë.
Një gur u frikësua kur e thirra në emër!
Një mik i vjetër po numëronte hapat e hënës
Ndërsa këndonte nën zë një këngë nga vegjëlia
Një nga ato ninullat e ngrohta, t’ëmbla, të nënës
Një nga ato pak rreshta ku ripërtërihet gjithësia…

Qyteti në kockë më ka ngulur hijen…
Oh! Hija! Asgjë nuk dhemb më shumë se ajo!
Sytë e mi përtypin dhembë kujtimesh
Sa herë dielli shkon të flerë në bark të liqenit
Për t’më këputur në mëngjes lule ëndërrimesh
Porsi Eva gjethet në kopështin e edenit.


© Leonard Seiti

##################################

Ti ecën drejt në rrugën tënde
Se zemrën ke mbërthyer tek unë
Unë kam shëtitur mijra vënde
Se shpirtin tënd kam për furtunë

Ti qan si vjeshtë me ngashërime
Në parqe shpirti më rrëzon gjeth’
Në buzën tënde shuaj etjen time
Në lotin tënd zemra më bredh…

Unë ngrij si akulli, heshtjeftohtë
Ti vjen si prilli më shkrin në gjak
Me buzëprekje s’ngopesh dot
Ndaj çel në shpirtin tim zambakë

Të mbaj petaleve porsi bletë
Ti qerpikë drite kudo përhap
S’porvoj të vdes as të bëj vetë
Se me një puthje më ngjall prapë

Unë eci drejt në rrugën time
Se zemrën kam mbërthyer tek ty
Ti më bën ëndërr, më jep formë drite
ا'do çast të jetës t'më kesh në sy.

© Leonard Seiti

###################################

E trishtë vdiq, e zhgënjyer
ثndrra jonë e lindur tek retë
Ka mbetur dimri krahëthyer
Me kockën e akullt që vret!

Unë provova, me gjakun tim
T’ujisja shkretëtirën kozmike
Por lulet e shkurtit nuk mbijnë
Prej puthjes së ftohtë të një thike…

© Leonard Seiti.

#############################

Letër nga Askundi

Mik’i vjetër, të solla ndër mend,
K’të natë vjeshta mbi supe më rri.
Vajtim’i erës lugjeve më tremb,
I ngjaj zogut të humbur nën shi.

Më kish mbetur thellë në zemër,
Nga kohë e shkuar që s’kthehet më,
Një nga ato këngët tona, pa emër,
Por s’mund ta këndoj, nuk kam zë.

Më kish mbetur dhe pak klorofilë
Thellë në shpirt, si gjeth’ i parënë.
Ndaj mora penë e ndeza kandilë
Të shkruaj gjithçka s’të kam thënë...

Poshtë mermerit, ku ti fle i qetë,
Erë e vjeshtës dot gjumin s’ta prish.
Streha ime është një varkë në det
Deti vet’ është një lodër stuhish.

Kohë të tjera janë k’to, miku im!
Dallëndyshe më strehëve nuk ka,
Dhe një pendë q’e ruaja kujtim
Bashkë me gjethet e vjeshtës më la.

E kam lënë atje larg Shqipërinë
Si një livadh të gjelbër në hënë.
E braktisa dhe unë strehën, çatinë,
S’di as vetë në ç’ëndërr kam rënë.

S’di në do zgjohem mëngjesin tjetër!
Kohë të këqija janë këto, vëlla.
Në u zgjofsha do të këndoj, patjetër,
Paçka se dhe zëri më la!

Sa shumë gjëra kam për të thënë...
Në mundsh, ti qesh edhe për mua!
Ka kohë, buzëqeshja më ka lënë,
Tani një tjetër kam marrë për grua.

Kështu e paska, o mik, kjo jetë!
Thonë se jam bërë hija e fatit;
Sot më ka hedhur diku në det,
Dje i brodha pas gjatë Eufratit!

Nuk di ku nesër do më zër’ dielli...
Në pastë diell, duhet shpresuar!
Lajme të këqija po vijnë nga qielli,
Dikush -të Madhin*- ka zemëruar.

Më ndje, nuk dua të të shqetësoj!
Ndaj ti mërzitje hiç mos ndje,
Deri sa zemra gjak t’më pompoj
Një strehë shpirtit do mund t’i gjej.

Le të tërbohet Plakushi* lart,
Njëmijë rrebeshe të hedhë mbi mua.
Unë do mbyll sytë, dhe diell’i artë
Do m’jetë varur mbi degë si ftua.

Më duket mik, kam humb dhe ferr’.
Më ka mbetur veç kjo pallto e vjetër,
Që më mbron sadopak kur nata çjerr
Me thonj të mprehtë, si asgjë tjetër.

Të mërzita mik, në një natë si kjo!
Ndoshta s’ia vlen të lexosh Askushin.
Përgjatë rrugës sime unë, domosdo,
Do vazhdoj të tallem me Plakushin*.

Kështu, o mik, në patsh dhe kohë
E mund t’më ndjekësh gjer në fund,
Do të flas për veten se, domosdo,
Për të tjerët unë të flas, nuk mund.

Do të flas për udhën që më dha fati
Dhe për k’të xhaketën time t’vjetër.
Po t’isha lindur pasanik, k’tij shtati
Do t’i kisha veshur një kostum tjetër!

Sa herë kam rënë për tokë, jam vrarë,
Po aq herë jam ngritur i stërmunduar.
اdo herë më i fortë, më i ri se më parë,
Me zemrën-shkëmb, shpirt-rrebeluar.

Por s’i jam qarë kujt, mik, as Zotit;
Gjithçka kam mundur e kam bërë vetë.
ا’t’i qahesh vallë kujt që qysh motit
S’është bërë i gjallë, ka dymijë vjet!?

Në mes të territ, mik, kur nata çjerr
Dhe heshtja vdekjes më shumë i ngjan,
Unë hedh një dorë në shpirt dhe nxjerr
Një zjarr mjekërosh-zjarr babaxhan.

Një zjarr që të ngroh jo veten time,
Jo për t’arritur i gjallë mëngjesin tjetër,
Por një zjarr ku të djeg gjith’ jetën time
N’u dashtë për t’ngrohur k’të botë t’vjetër!

Madje dhe shpirtin, mik, kurrë s’e kursej
E prej dhimbjeve nuk e ruaj aspak,
Me ca fat dhe unë një ditë do të gjej
Për gjithçka një ilaç, të hidhur, farmak!

Të shkrova sot, mik, se ndjeva mall.
Për kohën tënde, më nis një letër,
Më thuaj, Tanjusha* është ende gjallë,
Se ende po pret tek shtegu i vjetër.

Në pritje të letrës tënde,
Desha t’i them pak fjalë palltos sime,
Që më mbron nga i ftohti përçdo mbrëmje
Kur shndërrohet në akull kjo rruga ime.

Pak fjalë me zemrën desha t’i shkoqit
Dhe me shpirtin, ku zjarrin e jetës ruaj,
Por fytyrë e Zotit, si për çudi, m’u fanit
E me njëmijë heshtje më dënoi të vuaj!

Kjo isht’e gjitha i dashur miku im
Po e mbyll më në fund, po hesht
Dua ëngjët të dëgjojnë kur të vijnë
Pëshpëritjen e gjetheve në vjeshtë

Unë ëndrrat i humba përgjithmonë
Dhe jeta s’më josh më si më parë
Zemra ime ka marrë ngjyrë limon
Ndërsa shpirti ka kohë m’ësht‘ vrarë

Hëna më vështron me plot ndjenjë
Por unë akull i ftohtë jam, acar
S'ësht' i ngrohtë më gjaku ndër dej
Brënda meje të rindez tjetër zjarr

S'ka mbetur gjë tjetër të shkruaj,
Nga jeta e një poeti skandaloz
Tashmë vdekja s'më duket e huaj,
Por dritare prostitutash ngjyrë rozë!

Mbas xhamit ajo qëndron e më pret,
Buzët akull t’mi puth gjer në gjak,
Ndoshta s’duhet të mërzitem vërtetë,
Një të puthur të gjithë e kanë hak!

© Leonard Seiti
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Leonard Seiti

Emri im është Askushi

Sa dua sonte të të takoj o mik i vjetër
Pak fjalë të rrugës t’i shkëmbeja me ty
Në mungesë, mendova t’nisë k’të letër
Me copëza nga rruga ku shkelëm të dy

Emri, s ’më kujtohet më s’i ma thonë
Vetë koha e ka fshirë nga rregjistr’i vjetër
Dhe rrugëve, t’gjith kalimtarët më njonë
Si udhëtarin-endacak, me pallton e vjetër

Udhëve t’askundit, me duart në xhepa
Endem lartë e poshtë, me erën fërshëllej
Një udhë-qorrsokak m’isht’e gjithë jeta
Ndaj, veten shpesh me ëndrra e gënjej

Por, n’ëndrra veç, aty jam krejt ndryshe
اdo mbret i kohrave do t’më kishte zili
Udha ime aty m’është krah dallëndyshe
Mjafton ta përplas, e në çast jam tek ti

Gjithçka që pata mik, më nuk e kamë
Veç palltoja e vjetër n’sup më ka mbetur
Dje, emrin e kërkova tek varret m’at’anë
Më kot, se gjeta! Ndoshta s’kam vdekur !

Do më njohësh mik, do t’kujtohem patjetër
Sëbashku kemi drekuar nën hije rrushi
Për kohën që shkoi, të shkrova k’të letër
Nisur prej askundit, firmosur nga Askushi !

© Leonard Seiti

###################################

Letër Gjyshit

Tungjatjeta i dashur gjysh, nga larg
Me postë po të nis sot këtë letër
Një ditë, do të vij, do të piqemi prapë
Diku poshtë shtëpive, tek udha e vjetër

E di, do t’më presësh aty ku u ndamë
Aty ku më urove udhën e mbarë
Të kujtohet gjysh, sa kokëshkretë, sharlatan
Fëmij çamarrok kam qënë më parë ?

E pra, sot, po të them diçka ndryshe
Nuk jam më, ai vogëlushi çapkën
Dhe pse e di, do ta vësh në mëdyshje
Se koha kostum të ri më ka dhënë !

Tashmë o gjysh, jam plot tridhjetë vjeç
Ndërsa ti më je një botë më larg
Në atë botë, ku mosha s’matet veç,
Se me dritën e yjeve që vezullojnë përqark

U ndamë i dashur gjysh at’ mëngjes
Duke thënë: Mirupafshim, në ëndrra blu.
Hingëlliti kali i hekurt dhe, në një kthesë
Humba nga vështrimet e syve të tu.

ثshtë bër koh qysh at’here, i dashur gjysh
Aq sa, është thinjur dhe koha vetë
Më ndje o gjysh nëse gjat më prite
Tek udha e vjetër, ku u ndamë për jetë.

Pa lexo, ç’të shkruaj gjysh i dashur
Ndërsa plakem me kohën dhe unë dalngadal,
Shpirt e zemër më janë ënjtur, janë trashur
Jam goxha i pasur , kam një mal me mall.

Madje, ç’do ditë pasuria më shtohet
Së shpejti mund të jem një i pasur me famë
Pa frikë se shpirti një ditë do dorzohet
Dhe zemra do pëlcas, ngaqë më nuk mban.

Lexo gjysh i dashur ç’të shkruaj, lexo
Thonë lart e poshtë se jam bërë poet !
Si çamarrok Prilli që jam, domosdo
Dhe vesën e mëngjesit se lashë të qetë.

Ti do t’më buzëqeshësh ëmbël , e di
Pastaj do më pyesësh për ç’thash më lart !
Ironikisht, do t’më flasësh për kostumin e ri
Që koha dhe mosha ma bënë dhurat.

Oh, i dashur gjysh, e di, ke të drejtë
Para teje unë mbetem gjithmon fëmij
I njëjti, si at’here kur erdha në jetë
Si at’here kur luaja me zogjtë në avllij

Dhe ja, si fëmij po të shkruaj k’të letër
Nga kjo botë ku njerëzit ndahen prej së gjalli
E ndoshta aty, n’atë botën tënde, tjetër
S’ekzistojnë ndarja, largësia dhe malli

Të përshëndes, i dashur gjysh, nga lrag
Më fal, do të vonoj, ndoshta dhe për pak
E do të vij kur perëndim i kuq të lulëzoj
Me petale ëngjëjsh të çelur përqark

E di, do t’më presësh krahapur sakaq
Do ç’mallemi te dy, në përqafime blu
E pastaj si fëmij çamarrok do të dal
Lëndinës së qiellit do të bredh kuturu

Do kalëroj ylbere, si dikur shilarësin
Hënës, si fluturave nga pas do ti bredh
Yje lëndinës së kaltër do këpus
Dhe çantës së shpirtit ngadal do tia hedh

Deri at’herë, gjysh i dashur, gjith të mirat
Të përqafoj dhe një herë para se ta mbyll
Posta e këtushme s’u shërben hapsirave
Ndaj k’të letër po ta dërgoj me një Yll.

© Leonard Seiti
 
Titulli: Leonard Seiti

Puthje Vjeshte

Kurrë më parë ,nuk kisha menduar
Me vjeshtën të puthesha ëmbël në park
Mbi stola të drunjtë me gjethe mbuluar
Nën vështrimet e hënës që sillej përqark

Oh, ç’femër ! Me ç’zjarr në buzë !
U zhvesh lakuriq ngadal, si një pemë
Më tha : I dashur, ndjehem plot muzë
A bëjmë më mirë dashuri në poemë !?

Ja putha sytë me ngjyrë aurore
Atë mbrëmje të qetë tetori në park
Pastaj një lidhëse na kapi për dore
Dhe u shkrimë të dy këtu nëpër varg

E bëmë dashuri pa ndalur, pa reshtur
Ndërkoh që nata frymëmarrjen kish ndal
Në mëngjes tek më puthte, më tha buzëqeshur
Unë jam veç një folje, je ti kryefjalë....

22 Tetor 2008

© Leonard Seiti

##################################

ا’më thua kukuvajkë me at’ zë të grisur
Për dashuri e poetë të zbardhur si bora
Nata ime harenë si perde ka qendisur
Buzëqeshje pranvere i rrjedhin nga dora

Ti shpirtin s’ma njeh, as rrahjet e zemrës
Vërtet nuk jam më i ri si më parë
Por, kënga ime i ngjan gjoksit të hënës
Rrëmben ç’do vështrim t’ëmbël, djaloshar

Mos më kujto më kot trishtimin, kukuvajkë
Me të unë kam ngritur dolli disa herë
Ja njoh mirë zemrën e shpirtin në flakë
Si vjeshtë flokëkuqe që krihet në erë

I kam dhënë lamtumirën trishtimit, ka kohë
Vdekjes nuk i trembem aspak nëse vjen
Me jetën si dashnorë tek puthem ngado
Nëpër rrugët e qytetit mes njerëzve më gjen

Më mbush me jetë ç’do buzëqeshje fëmije
ا’do shtrëngim duarsh me miq e mikesha
Qenëve rrugaç i’u fal përkëdhelje dashurie
Ndërsa tallem e qesh me priftërinj e murgesha

Nuk mbaj këpucë me llustër e kravatë
As këmishë të shtrenjtë me butona rubini
Brënda saj do ndjehesha si një dru i thatë
Si një kufomë pajetë, me veshje qefini

Pasuria s’më josh, por dhe i varfër s’jam
M’është e shtrenjtë lodhja e orëve t’vona
Nuk i vyejn diamantet një shpirti sharlatan
Më shumë se plehu që rrit sythet e njoma

Dashuria ! ا’po më vjen për të qeshur
ا’ma kujton prap’ atë që shkoi e më s’vjen
Prej lules së sajë në shpirt më kanë mbetur
Ca kujtime të zverdhura si gjethet që bien

Më ndodh të puth ndonjë çupkë në bar
Po me at’ vrull t’dikurshëm q’e ruaj në gji
E që shpirti sërish t’mos ndez ndonjë zjarr
Brënda gotës e hedh bashkë me verën, e pi

S’di t’i këndoj dashurisë, nuk jam as poet
Kur kujtoj vegjëlinë më mbështillet një mall
Më kanë rënë ca flokët, kjo ësht’ e vërtetë
Prap shpirti im i përverstë, vdekjes frikën i kall.

© Leonard Seiti

##############################

Deliver Me

ثshtë bër kohë tashmë, që njihemi
Puthemi ëmbël për ç’do mëngjes
Të dy, mbi fletë të virgjra shkrihemi
Si mbi petale, polenë dhe vesë

Ti, më rrjedh si lot, prej Hëne
Si kokërr molle, të pres në duar
Më vjen e ngrohtë, si puthje nëne
E rëndë, me vite mall ngarkuar

Unë, mbi një ëndërr flë e zgjohem
Një gjethe blu kam për mbulesë
Nga degë malli ç’do ditë rrëzohem
Më thyhet shpirti në mijra pjesë !

Dhe ti më thua se, po vjen vjeshta!
Por, buz’t e mia janë tharë tashmë,
Ndaj, kur të vij i thuaj; -ndër vreshta
Mbi dyshek plisash kam rënë të flë !

I thuaj,mbi trup t’më hedhi gjethe
Fletë të virgjra, që ti prek s’munda
Dhe pse shpesh jam ndjerë në ethe
Fletë, nga pemë e shpirtit shkundja

Dhe ti, oh, e ëmbla ime polenë
E vetmja vajzë që n’shpirt më puthte
Kur gjethe vjeshte të nis të bjenë
Flututro me krahë të erës tutje!

E shko t’më gjesh shpirtin binjak
اamarrokun që do t'risjellin vitet
Krejt sharlatan ai do të jet’ prapë
Se, ç’do gjë në botë ripërsëritet.

I thuaj se, zemrën kurrë s’e kurseva
Dhe për ç’do ditë e shtrydhja gjak
Në parmëndë shpirtin-thyer e ktheva
Dhe hapa brazda ç’do ditë nga pak

Të m’i thuash se, mbas tij dhe unë
Dergjesha bareve të natës, si ai,
Më puthinin Rrugaçë mes pijesh lumë
E zgjohesha me ty duke bërë dashuri.

M’i thuaj gjithashtu se, isha zeshkan
Jo baluke-verdhë, sy-shkruar, si ulli
Por-se,ruaja të njëjtin shpirt-sharlatan
Hero-kalorsiak gjithmon ndër fëmij!

© Leonard Seit

#################################

Të solla ndër mënd mik’e vjetër
Kur ecnim si fëmij dorë për dore
Tashmë që shëtis me një tjetër
Nën petale t’bardha dëbore

Ndodh të kujtohem për ty
Si për gjethin e florinjtë në vjeshtë
Më piqet trishtimi ndër sy
Si kokërr’e rrushit në vresht

Bardhësisë vështrimi më thyhet
Kujtimi një çast më trishtoi
Krah meje shoqëza më pyet
Asgjë, ja kthej qetë, do kaloj

Ajo ka shpirtin si bora, kristal
S’kish prekur më parë buzë të tjera
Si një lule që rritet në mal
Në buz mund ta puthi veç era

Ka sytë e çiltër, si vesa
Pranverës kur ulet mbi gjeth
Më mbush me ëndrra, me shpresa
Të bardha, si bora për rreth

Të solla ndër mënd mik’e vjetër
Si gjethin që vjeshta rrëzoi
Tek shëtis krah për krah me një tjetër
Mbi borën që parkun mbuloi !

© Leonard Seiti
 
Titulli: Leonard Seiti

S’mund ta heq k’të dimër prej trupit
K’të kafshë që fryma jote la mbrapa
Ngjyrë e purpurtë lulja ime e shkurtit
Perëndim ku shkon të vdes nata…

S’di ku ta gjej zjarrin që shkrin zemrat
Me fasha flakësh të lidh plagën që vret
Janë tretur stinët, u harrova dhe emrat
Ndanë një rruge të kalldrëmt në qytet!

© Leonard Seiti 6 Shkurt 2013

####################################

Me zinxhir lotësh mbaj lidhur shpirtin
Me dhembë shpirti Ti kafshon lotë.
Askush prej nesh s’i preku zemrat
Me buzë të akullta, si dimër i ftohtë!


© Leonard Seiti

#####################################

Fletëve i kam gdhendur kujtimet.
Bredhin ëndrrat që thura kaq kohë
Vjen vjeshta të mplaket, të thinjet

Përgjërohet gjer në lotë, se më do!

© Leonard Seiti

##########################

Jam gati në çdo çast zonja ime
Të vij e ta puth gjirin e baltë
ثndrrat që s’vdesin në zgjime
Zgjimet e polentë e të mjaltë…

Jam gati që tani e ëmbla ime
Të pi shiun e ndotur në karbon
Në s’ke pështirë nga kocka ime
A frikë, nga gjaku im që helmon!


© Leonard Seiti --00:01AM me orën e Ferrit

#####################################

Se çkam një plagë këtu në brinjë
Dhemb sa herë që prishet moti
Në sytë e tu, të thellë, të zinj,
Kur çel si lule vjeshte loti!

S’ka shërim, thotë im at
Q’e njëjta dhimbje e vret në gjak
Vjen prej kohës që kur Zoti
Kuptoj se kishte një brinjë më pak!

© Leonard Seiti

##############################

E vrave peshkatarin dhe sot, si dje
I pasigurt, në bëre mirë apo keq!
Sa shekuj kërkoj t’kuptoj; Kush je!?
Po aq sa unë ke dhe Ti, si për dreq!

Në kockë ja ngule vdekjen peshkatarit
Se shpirtin Ai e kishte lëshuar në det
Kaq vite në zemër, brënda vetëvarrit
Dhimbja ime të mbyt, e jotja më vret!


© Leonard Seiti.

###########################

...e pastaj!

…e pastaj ka një lule që pret të çel
Mbi varrin e mikut tim që vdiq dje
Se ngre kokën hija të shohi në qiell
Sa kohë që qielli sytë mban përdhe!

Jep shpirt ndienja në buzët e sajë
Si zog që fryma e lëshon n’udhëtim
Lakuriqe puthja e gdhendur në Maj
Të vdesësh në Maj duhet tepër guxim!

Le të vajtoi era. Shpoti e poterë
Të derdhi qytezës së hijeve kockore
Kur hapin e parë t’kem hedhur në ferr
Qoftë fusha e veshur me petale dëbore!

© Leonard Seiti
 
Titulli: Leonard Seiti

Këtu shitet shpirt, kilogrami një Lek
Gjithkujt që blen dhe vjeshtë
I jepet për dhuratë një lejlek.

Këtu shiten ëndrra
اdo njera matet me zgjime.
Në një cep të ftohtë krevati
ثshtë tretur përgjithmon nata ime!

Këtu shitet zemër, çmimi, një thikë.
Ti, dhemb më shumë,
Të heq prej gjoksit kam frikë!

© Leonard Seiti

##############################

Erdh’ kjo mbrëmje lakuriqe
Në shtratin tim u shtri të fle
Brënda meje një rreze drite
Më mban zgjuar, s’di përse!

Bëj t’ia puth gjoksin zbuluar
Qerpikët lagur në ëndërrime
Po s’di ku buzët kam harruar
Në cilat hoje të ndienjës sime!

© Leonard Seiti

##################################

Jeta ime matet me zemra
Orët, minutat s’kanë vlerë
Një nga një i kam thyer të tëra
Të gjitha më kanë vrarë disa herë!

Jeta ime matet me ëndrra
Në çdo njerën i vdekuri jam unë
Kush më deshi më hodhi në të tëra
Për t’më rivrarë mijëra herë, a më shumë!

© Leonard Seiti

#######################################

Ah, ta ndienim pak më shumë
K’të dashuri që moshë nuk ka…
Sa pak nga ty, sa pak nga unë
Mori kjo botë, kjo botë na dha…

Sa pak i dhamë, e s’u ankua
Një jetë na dha, e s’na mjaftoi
T’i thoshim qoft njëherë; Të dua
Si i’a thotë shelgu ndanë përroi…

Ndoshta, fjalët s’i gjetëm dot…
Ndoshta s’gjetëm dot vetëveten!
Lundrojmë ëndrrave, por më kot,
Vjen një ditë dhe ëndrrat treten!

Ndodh, e gjendemi të thinjëruar
Si në fundvjeshtë, kur thinjet bari
S’mjaftoi një jetë për ta dashuruar,
Pse duhet vallë të mjaftoj varri!?

© Leonard Seiti
 
Titulli: Leonard Seiti

Në det pafundësie, zemër, varka jonë lundronë e qetë.
Në vela, ajër’i freskët, dielli, hëna, yjet e mbrëmjes vonë.
Në përjetësi, zemër, një melodi, këngë jeta jonë do t’jetë,
Mëngjes i purpurtë, gjak i gjelbër n’inde sythesh të njomë…

Fëmijë të lumtur janë stinët, lodrojnë e bredhin në park
Në thellësi të shpirtit tënd vij e shuaj etjen time të verbër
Dashuria, është drit’e përjetëshme që na rrjedh nëpër gjak
Si ndër livadhe e uritur vrapon një stuhi frymëgjelbër…

© Leonard Seiti

#########################

U këput gjeth’i vjeshtës, n’erë!
Sa u deshëm në të vërtetë, s’e di!
Putheshim ashtu kot, ndonjëherë
Krejt kot nodhte, të mbanim mëri!

Ah! Po. Ndonjëherë e doja, në zjarr.
Në mes flakësh më donte dhe Ajo!
Ndodhte shpesh që të vishej, në Ar,
Unë zhvishesha, në shpirt, domosdo!

Ndonjëherë, flakëronte në muzg!
Herë të tjera e humbisja, pa shkak!
Shpesh, kur ecnim bashkë, në rrugë
Kish dëshirë t’më përzihej në gjak!

Më ndodhte, dhe mua, rrallë,
Ashtu kot, të përlyhesha, me dritë
At’herë më puthte veç në sy, e në ballë;
Kështu, thoshte, dinë të puthin Perënditë!

© Leonard Seiti

################################

Nënës

E mira ime, zbardhur dëborë
Fytyra vyshkur, porsi gjeth
ا’je duke bërë vallë në k’të orë
Kur nata rrugëve zë e bredh !?

E ëmbla ime, zemër plagosur
Humnerash malli, shpirtin thyer
Mos vallë sonte të ka brengosur
Një fllad i hollë me Hënë përlyer !?

A ndoshta je duke bërë një lutje
E të janë mbushur sytë me lot
Dhe me një yll që ikën tutje
Provon t’më nisësh fjal, më kot !

Mos vallë, syhapur pe një ëndërr
E brengë e rëndë, të mbyt, të vret !?
Oh, ti shenjtorja ime e ëmbël
ثshtë iluzion, ndaj rri e qetë

S’mund të ndodh, porsi në ëndërr
Mbi sup t’më ulen ëngjëj blu
Unë s’mund ta marrë atë udhë
Pa parë sërish dy sytë e tu

Ndaj shko të flësh, natën e mirë
Bëj gjumë të ëmbël dhe të qetë
Unë do të vij, në të gdhirë
Kur vesë kristal të bjerë mbi fletë

E do ta puth, ballin me rrudha
Sytë kristal, nga lotët djegur
Dhe do të bje në gjunjë pastaj
Të puth duart, nga koha rreshkur

Pastaj në prehërin tënd të ngrohtë
Do mbështes kokën, do më zër gjumi
E do lundroj përmbi një ëndërr
Porsi një gjeth, mbi valë lumi.

© Leonard Seiti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top