Leo Mesi në "çatinë" e Europës

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Argjentinasi fiton "Topin e Artë" 2009. I dyti Kristiano Ronaldo, i treti Ksavi

Lionel Mesi ka fituar "Topin e Artë" 2009. Lajmi është bërë i ditur gjatë natës nga "France Football", e cila ka krijuar çmimin në 1956. Talenti argjentinas ka bërë dje të vetin zyrtarisht trofeun, i cili vlerëson lojtarin më të mirë në aktivitet në Europë, duke fituar 473 pikë nga 480 të mundshmet. Me këtë kuotë pikësh, Mesi ka lënë shumë prapa në vendin e dytë portugezin Kristiano Ronaldo (Real Madrid), fituesin 2008, i cili ka grumbulluar vetëm 233 pikë nga juria e "France Football". Pas Mesit dhe Ronaldo janë votuar Ksavi (170) e Iniesta (149 pikë). Në klasifikimin e 30 kandidatëve (vetëm Benzema nuk ka marrë asnjë votë), nuk ka futbollistë italianë. Spanja bëhet padrone e çmimit me 6 lojtarë (me shtetësi spanjolle ose militues në La Liga) në 10 të parët dhe 13 në total. Mirë edhe Anglia. Mes klubeve dominon Barcelona (me 6 prezenca). Real Madridi ka katër, Interi, Mançester Junajtid e اelsi nga tre. "ثshtë një nder i madh për mua të marr këtë çmim. Emocionet janë të shumta dhe shumë të bukura". Këto kanë qenë fjalët e Lionel Mesit në "France Football". Dhe të mendosh se thoshin që ishte shumë i shkurtër për të luajtur futboll. Shumë i dobët për t‘u përballur me kundërshtarët në një futboll gjithnjë edhe më muskuloz. Karriera e Mesit ka ecur gjithnjë në ngjitje, por ajo mund të kishte përfunduar në moshën 11-vjeçare, kur diagnostikohet me një deficit të hormoneve të rritjes, që mund të komprometonte zhvillimin fizik. I lindur në Rosario, në Argjentinë më 24 qershor 1987, ra në sy që i vogël. Kampioni i Barcelonës, i cili do të marrë çmimin më 6 dhjetor në Paris, është argjentinasi i parë që merr këtë trofe që nga 1995-a, vit në të cilin u bë e mundur zgjedhja e lojtarëve jo europianë, por që militojnë në klubet e kontinentit të vjetër. Mesi ishte favoriti i madh për këtë edicion të çmimit pas një viti të mrekullueshëm me Barcelonën e tij. Argjentinasi shënoi 9 gola në 12 ndeshje të Champions, duke realizuar golin deciziv të fitores 2-0 në finalen ndaj Mançester Junajtid. Në La Liga 23 gola, ndërsa në total në të gjitha kompeticionet plot 38. "Pulce" (Pleshti), edhe pse ishte mes favoritëve, ka mbetur i befasuar që ka fituar. "Ndershmërisht e dija që isha mes favoritëve, sepse Barcelona ka pasur suksese të shumta, por nuk mendoja se do të fitoja, mbi të gjitha me një avantazh kaq të madh (240 pikë nga Kristiano Ronaldo) i dyti në klasifikim. ‘Topi i Artë‘ është shumë i rëndësishëm për mua. Të gjithë ata që e kanë fituar, kanë qenë lojtarë të mëdhenj. Dhe disa prej të mëdhenjve nuk e kanë fituar kurrë". Numri 10 i Barcelonës ia dedikon trofeun "familjes sime. Janë ata që më janë gjendur gjithmonë kur kam pasur nevojë. Ishin pranë meje dhe ndieja emocione ndonjëherë edhe më të forta se të miat". "Frika, që Argjentina nuk do të kualifikohej? Jo, jo tamam. Kisha mjaft besim, edhe pas vështirësive që na u desh të përballojmë". Pjesa e vështirë fillon tani për Mesin. "Sigurisht. Nuk do të jetë e lehtë të rikonfirmoj gjërat e mira të jetuara këtë vit. Shpresoj që edhe viti tjetër të jetë si ky. Por fitorja e ‘Topit të Artë‘ dy vite radhazi, nuk është e lehtë...".

p.s. Per ata qe nuk e dijne, Messi nuk fitoi vetem Topin e Arte por edhe titullin si me i miri i historise se france footboll sepse deri me sot askush nuk ka len konkurentet prapa me plot 240 pike (fiks gjysma e pikeve te plota)

 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

HAHAHA Jo mo duhet tja jepnin trofeun Kristianos po kishin frike mos djersinte nga emocionet edhe prishte tualetin e fytyres hahaha.E meritonte plotesisht Mesi,eshte futbollisti me i mire sot per sot dhe nder me te miret qe ka pare historia te pakten per rolin ne te cilin luan.
 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

Per mu e meriton , lejtari me i qet dhe me i mire i viti qe kaloj ishte Messi.
Edhe pse jam interist lejtaret qe kam me admirim jan Messi , Kaka ;)
 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

Bravvvvvvvvvvvvooooooooooo BBBBBBBBBaaaaaaaaaaccccccccccc !!!
 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

nje cmime potesisht i merituar, ka qene lojtari me i mire i sezonit 08-09 ...
kete vite ende nuk e ka shprehur ne maksimum lojen e tij.
urrime per topin e arte , me kete çmim konsakrohet ne eliten e lojtareve me te medhenje te te gjitha kohrave.
 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

Ky e meritonte dhe sezonin qe kaloi , por ja dhan atij bytharit.
 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

Më shumë se i meritueshëm çmimi!

Bravo Messi!
 
Titulli: Leo Mesi në "çatinë" e Europës

HAHAHA Jo mo duhet tja jepnin trofeun Kristianos po kishin frike mos djersinte nga emocionet edhe prishte tualetin e fytyres hahaha.E meritonte plotesisht Mesi,eshte futbollisti me i mire sot per sot dhe nder me te miret qe ka pare historia te pakten per rolin ne te cilin luan.

Hahahhahaha iron ahahah sa i madh.

Mua me pelqen Kristjanoja po kete vit vertete qe e meritonte messi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top