Lënia e fjalëkalimit të Facebook futet në amanetin e vdekjes

A do të merakoseni se çfarë do të ndodhë me identitetin tuaj online, pasi të ndërroni jetë? اfarë do të bëhet me profilin e Facebookut tuaj, llogarinë tuaj e-mail, fotot dhe muzika që ju keni ruajtur në të?

Rrjetet sociale, sidomos Facebook janë bërë një mjet gjithmonë e më i përdorur në jetën aktuale, por deri tani nuk është dëgjuar ndonjëherë, që një i ndjerë të lërë pikërisht fjalëkalimin e profilit të tij, në amanet.

Këtë ngjarje të rrallë e ka raportuar e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Londrës, Goldsmith, tregoi se një në dhjetë anglezë e kanë menduar këtë veprim, për të vendosur pikërisht në listën e amaneteve të tyre, fjalëkalimin e Facebook-ut.

Në këtë mënyrë, ata vendosin t’i lënë trashëgimi pasardhësve të tyre të gjithë muzikën ose filmat e shkarkuar nga interneti, material që mund të kushtojë shumë stërlina (paund britanikë), raporton agjencia e lajmeve NOA.
fb-300x300.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top