Lë beben në makinë dhe shkon për shopping, polemika në Zelandën e re

cent

...Lontano
2ih10k5.jpg

Një nënë ngjalli zemërimin e mediave dhe qindra mijëra neozelandëzëve, duke lënë të vetme foshnjen e saj në makinë, me një shënim që tregonte se ajo kishte shkuar të bënte pazar.
’’Mami ka shkuar të bëjë shopping, nëse kam nevojë për ndonjë gjë të lutem me merrni në këtë numër telefoni’'

Në mesazhin që i ishte varur në qafë fëmijës ishte vendosur edhe numri i celularit të nënës, nëse do të kishte ndonjë urgjencë.

Megjithatë, një kalimtar i shokuar fotografoi fëmijën dhe publikoi foton e tij në një rrjet shoqëror, duke ngjallur një stuhi kritikash, në drejtim të nënës së papërgjegjshme.

Midis atyre që iu bashkuan “linçimit” popullor, ishin edhe disa prej personazheve të famshme të vendit, si aktorë e politikanë.

Kalimtari, të cilit iu bashkuan edhe dy persona të tjerë, vendosi të priste për të parë nëse nëna do të vonohej vetëm disa minuta, por ajo u kthye pas pothuajse vetëm një ore.

Pavarësisht kritikave ndaj saj, nëna refuzoi që të jepte një shpjegim, ndërsa autoritetet informuan se nuk mund të hapin një hetim ndaj saj, pasi askush nuk u kujtua që të telefononte policinë, ndërsa fotografonte për të nxjerrë imazhet në rrjet.
/balkanweb


287nj3s.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lë beben në makinë dhe shkon për shopping, polemika në Zelandën e re

Budallalleku nuk ka fund, skaje e as brire
 
Titulli: Lë beben në makinë dhe shkon për shopping, polemika në Zelandën e re

E vetmja gje qe njerzve nuk ju intereson,,esht femra,,,per te tjerat flasin vet.
 
Titulli: Lë beben në makinë dhe shkon për shopping, polemika në Zelandën e re

Po mbasi qenka kthyer e ema qenkin kujtuar per te tel policin ata, Mesiguri e ema nuk do jet mir me trurin sepse nuk ka shpjegim tjeter kjo gje
 
Titulli: Lë beben në makinë dhe shkon për shopping, polemika në Zelandën e re

Nuk është hera e parë që ndodhë kjo gjë ka ndoshur në disa vënde kjo ka dal si modë
ti lësh fëmijët në makinë e të ikësh eh medet medet çna gjeti.
 
Titulli: Lë beben në makinë dhe shkon për shopping, polemika në Zelandën e re

Nënë pa pik morali dhe pergjesie.Tja heqin fare te drejten e femis ksaj femre pasi nuk esht ne gjendje te bej nënën
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top