Laptop i cili u tërheq me aromë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nuk jemi krejtësisht të sigurt se kjo është një ide e mirë, por kompania Asus ka vendosur të paraqes një seri të laptopëve me dekorime lulesh të cilët, në mes tjerash, do të kanë edhe aromë të këndshme.

Në të janë ofruar aromat si Floral, Cologne, Ocean e Grass, e edhe pse ndoshta ideja që laptopit tuaj t’i vjen era oqean ju duket tërheqëse, secili njeri i dhënë pas kompjuterit më shumë e do aromën e plastikës së re. Mirëpo do të shohim se si ASUS F6V do të kalojë në treg.

Sa u përket mundësive, bëhet fjalë për laptopët e klasës së mesme me diagonale prej 13.3 inçësh, procesorë të Intelit Core 2 Duo, deri në katër GB të memories punuese, kapacitet të diskut të fortë 320 GB, e – pak e papritur, ai përmban edhe lexuesin e shenjave të gishtërinjve. Kartela e integruar grafike është nga ATI, HD 3470, e sa për imazh Asus brenda tij ka futur edhe një kamerë të uebit me rezolucion prej 1.3 megapikselë dhe qasjen HDMI./asus/
 

Attachments

  • Laptop_i_cili_u_terheq_me_arome.jpg
    Laptop_i_cili_u_terheq_me_arome.jpg
    51 KB · Shikime: 8
kta sdine me ca te inventojne....dita dites shtohen "mrekullite" ne treg:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top