Lamtumirë Stamboll, Lisbona “kërcënon” Londrën për finalen e Champions

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
CHAMPIONS-FINALJA-WEMBLEY-OSE-LISBONE_frame_722-1100x620.jpg
Stambolli rrezikon të humbasë mundësinë e organizimit të finales së Champions League për të dytin vit me radhë. Për shkak të pandemisë dhe masave shtrënguese të vendosura nga qeveria turke, qyteti i ndarë mes Europës dhe Azisë, do të humbasë shansin të mirëpresë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Gjatë orëve në vazhdim, UEFA pritet të anonçojë destinacionin e ri, i cili do të zëvendësojë impiantin “Ataturk”. Edhe pse “Wembley” në Londër ishte ofruar për të zhvilluar finalen të gjithën angleze, ndërmjet Manchester City dhe Chelsea, shanset janë minimale.

Negociatat ndërmjet qeverisë angleze dhe konfederatës së futbollit ngecën për shkak të masave shtrënguese. UEFA ka kërkuar që të hiqet karantina për punonjësit që do të udhëtojnë drejt Londrës nga qytetet e tjera europiane, të cilët janë të domosdoshëm për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Nëse qeveria e lejon këtë tolerim, diskutimet për finalen në “Wembley” do të rinisin. Në të kundërt, alternativë mbetet spostimi i ndeshjes në Portugali. Në shtetin e Gadishullit Iberik, gjatë sezonit të kaluar u zhvillua e gjithë faza finale e Champions, me 8 ekipet e fundit të mbetura në garë. Për këtë edicion, Lisbona është sërish një kandidate potenciale, me stadiumin “Da Luz” të Benfica-s që është favorit ndaj “Estadio do Dragao” të Portos, për aktin final të turneut. Vendimi final nga UEFA është vetëm çështje orësh.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top