Lamtumire Besian Idrizaj

fshatari

Anetar
Ndërron jetë futbollisti Besian Idrizaj

Futbollisti shqiptar kosovar Besian Idrizaj ka ndërruar jetë të shtunën në orët e para të mëngjesit. 22-vjeçari Idrizaj vdiq pas një sulmi në zemër. Lajmin për vdekjen e sulmuesit e kanë bërë të ditur mediumet austriake, ndërsa e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit. Idrizaj ka ndërruar jetë në banesën e prindërve të tij në Linz të Austrisë.

"Vëllai i tij Qerimi ishte i pari që vërejti tragjedinë. Ai është munduar të mbajë në jetë Besianin, por nuk ia ka dalë. Ndihma e parë erdhi shumë vonë", ka shkruar të shtunën sajti austriak, "nachrichten.at".
Besian Idrizaj javën e kaluar shkoi te familja në pushim, pas përfundimit të kampionatit në kategorinë e dytë angleze. Ai së fundi luajti për ekipin uellsian të kategorisë së dytë angleze, Swansea City.

"Besiani ka vdekur. Më shumë nuk mund të them për momentin", ka thënë vëllai i të ndjerit, Qerim Idrizaj. Besian Idrizaj u lind në Austri në një familje me prejardhje nga Peja. Ai vlerësohej ndër futbollistët më të talentuar në Austri. Karrierën e ka nisur në klubin Admira Linz. Në vitin 2003 kaloi në klubin LASK Linz, ndërsa në verë të vitit 2005 u transferua te klubi me më së shumti trofe anglez, Liverpool. Luajti dhe shënoi rregullisht me ekipin rezervë të Liverpolit, por nuk mundi të depërtonte në ekipin e parë. Për ekipin e parë u paraqit vetëm në disa miqësore. Në vitin 2007 u huazua në ekipin tjetër anglez, Luton Town e më pas edhe në Crystal Palace. Në janar të vitit 2008 u kthye në Austri, te klubit Wacker Innsbruck. Më 20 shkurt të atij viti pësoi kolaps në fushë gjatë ndeshjes kundër Sturm Grazit. Kolaps pësoi edhe në nëntor të vitit 2008 gjatë një stërvitjeje me LASK Linz. Idrizaj më pas pushoi një kohë nga futbolli, për të luajtur në pranverë të vitit 2009 për ekipin gjerman Eilenburg. Në gusht të vitit të kaluar firmosi me Swansea Cityn. Me Swansean kishte kontratë edhe një vit. Për këtë skuadër në kampionatin 2009\2010 luajti tri herë. Për ekipin e dytë u paraqit dhe shënoi rregullisht. Idrizaj kishte 12 paraqitje për U-21 të Austrisë, ndërsa shënoi tre gola. ثshtë pritur që shumë shpejt të paraqitej në kombëtaren e Shqipërisë. Idrizaj ka luajtur për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen reviale të zhvilluar më 14 qershor të vitit 2008.

16krq8o.jpg
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

Sa gjynah ,ngushellime ..........e cuditshme ...ne nje mosh te tille e me probleme ne zemer ? ...plus qe eshte mar dhe me sport ....une di se kur meresh me sport s'ke probleme me zemren .
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

Sa gjynah ,ngushellime ..........e cuditshme ...ne nje mosh te tille e me probleme ne zemer ? ...plus qe eshte mar dhe me sport ....une di se kur meresh me sport s'ke probleme me zemren .


Nese ke pas problem me zemer qe ne femiri se disa femi mund te lindin me nje problem te till at'her sporti vetem qa ta shton problemin .


ktu do ken ber ndonje gabim mjekt e ekipit qe ka luajtur sepse , ata qe kan problem me zemer nuk ben te luajn .
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

U prefsh ne paqe .
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

Ngushtellime per familjaret :gjujpeshk:
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

ngushellime familjes ,vertet e dhimbshme per moshen qe kishte
r.i.p
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

Ngushellime familjareve.Te pesoje atak kardiak nje sportist profesionist eshte ngjarje e jashtezakoneshme.Nese ai ka pasur probleme me zemren nuk duhej lejuar te luante.Per kete pune eshte dhe paguhet mjeku i ekipit i cili duhet te mbaje pergjegjesi te rende per kete rast tragjik.
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

Ngushellime familjareve!Ne kete histori une nuk mund te kuptoj nje gje, se si nje i ri qe si thuhet ka pasur edhe me pare probleme eshte lejuar te vazhdoje te luaje futboll?Gjithsesi edhe njehere ngushellime familjareve!
 
Titulli: Lamtumire Besian Idrizaj

U prehte ne paqe e ngushellime familjes e te afermve te tij. Me ka ardhur vertete keq kur e degjova.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top