Lajmet? Vetëm me mamin dhe babin

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Lajmet? Vetëm me mamin dhe babin

E gjithë familja është ulur në sallon. Ndizet televizori. Lajmet e ditës transmetojnë imazhe dhune dhe terrori. Edhe fëmijët shikojnë. Mos i lini kurrë vetëm!

Familja është ulur rreth tavolinë. ثshtë ora e darkës. Si gjithmonë babi do shikojë lajmet. S’ka kukulla me kartona, s’ka emisione për fëmijë, s’ka muzikë. Në këtë orë ka vetëm lajme. Pas siglës që lajmëron fillimin e edicionit të darkës, spikerja fillon një e nga një me lajmet. E gjithë familja qetësi! Edhe fëmijët!

“Një baba qëllon të birin 7-vjeçar për vdekje, për t’u hakmarrë për të shoqen e cila e braktisi para tre ditësh”; “250 persona u vranë dje në Irak si pasojë e një shpërthimi minash. Ndër të vrarët edhe 37 fëmijë”; “Tjetër aksidente ajror. 70 të vdekur dhe 37 të humbur është bilanci i rrëzimit të avionit amerikan dje në brigjet e Paqësorit, si pasojë e një defekti në njërin prej motorëve”...



Lajmet, të preferuara nga fëmijët!

Informacione, që për të rriturit, të cilët e kanë të stërvitur dëgjimin me aksidente, vrasje, të humbur e të mbytur, janë mëse të dëgjueshme. Për ta, lajme të tilla do të përbënin gjënë më normale në botë. Por nuk vlen e njëjta gjë për fëmijët, të cilët mund të turbullohen jo vetëm sepse janë duke dëgjuar për kaq e aq të vrarë apo të aksidentuar, por mbi të gjitha sepse imazhet që transmetohen në ekran mund të shkaktojnë tek ta trauma të vërteta psikologjike.

E megjithatë, sipas disa statistikave, mendohet se edicioni lajmeve është programi më i ndjekur dhe më pak i censuruar nëpër shtëpitë e evropianëve. Prindërit përpiqen aq shumë që të mbrojnë fëmijët e tyre nga filmat me skena dhune, kontrollojnë me kujdes programet që ata ndjekin në televizor. Madje edhe vetë mediat vendosin në ekran simbole treguese me moshën përkatëse që mund të ndjekë aksh program televiziv, duke paralajmëruar se ky apo ai film nuk lejohet për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Por as kujdesi i prindërve dhe as ai i mediave nuk vlen kur vjen puna tek lajmet. Janë të lirë t’i shohin fëmijë e të rritur.



Fëmijëve u duhen shpjeguar të gjitha

Si të mbrosh një fëmijë nga informacionet shumë të ashpra dhe direkte, që mund të ndikojnë për keq në gjendjen e tyre shpirtërore?

Fëmijët kanë të drejtë që të informohen dhe të dinë gjithçka që ndodh në botë. Kjo i ndihmon të jenë në dijeni të realitetit dhe mbi të gjithë shërben si material për zhvillimin e tyre. Por është e domosdoshme që gjatë ndjekjes së lajme në televizor, pranë fëmijës të jetë gjithmonë një i rritur, i cili të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve që mund t’i linin fëmijës gjatë dëgjimit të lajmeve, edhe t’i sqarojnë për çdo lajm aspak etik që mund të transmetohet. Në këtë mënyrë prindi mund të qetësojë edhe frikërat që mund t’i lindin fëmijës gjatë ndonjë imazhi që do të ishte i tepruar për syrin e një tij. Nuk ka asnjë eveniment apo ngjarje që nuk mund të diskutohet me fëmijët nëse ata janë në moshën e fillimit të shkollës. Ata mund të kuptojnë gjithçka që të rriturit u shpjegojnë. Do të ishte e dëmshme nëse fëmijët diskutojnë mes tyre ato që kanë dëgjuar nga më të mëdhenjtë ose nga televizori, sidomos pamjet apo lajmet e frikshme me skena makabre. Prandaj është e domosdoshme që t’i sqarosh –edhe kur ata nuk ta kërkojnë një gjë të tillë- për çdo gjë që fëmijët shohin e dëgjojnë, por sidomos për ato gjëra që janë vërtet të këqija dhe të paperceptueshme për një fëmijë.



ثshtë mirë të flasësh me fëmijët sidomos për ato gjëra që ata mund t’i trembin. Prindërit asnjëherë nuk duhet të kenë frikë t’i njohin fëmijët e tyre me realitetin, sido që të jetë ai. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm për faktin që është e pamundur t’i ruash nga informacione që përçojnë dhunë dhe skena të papërshtatshme. Do të ishte e palogjikshme që ta ndalosh një fëmijë që shohë edicionet e lajmeve, me të cilat ekranet janë deri në grykë nga mëngjesi deri në darkë. Në këtë rast më mirë t’u shpjegosh gjithçka, pasi mbi të gjitha televizioni është një instrument shumë i nevojshëm në edukimin e fëmijëve, sepse u mëson atyre se si të bëjnë dallimin nga historitë e sajuara të filmave apo të kukullave me kartona, në ato të botës reale të treguara sidomos nga lajmet. Kështu shpjegojnë sociologët.



Kur dhe ku ndodhin ngjarjet

Prindërit duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të ndihmojnë fëmijën të bëjë distancimin nga ajo që shohin në televizor. Në pak minuta, emisioni i lajmeve është në gjendje të servirë një informacion të bollshëm për gjithçka që ndodh jo vetëm në vendin tonë, por edhe për ngjarjet në të gjitha planetin. Dhe për fëmijët, sidomos për ata më të vegjlit, nuk është shumë e thjeshtë të kuptojnë se çfarë është ajo që ndodh larg dhe çfarë është ajo tjetra që ndodh pranë tij dhe mund të përbëjë kërcënim dhe për atë vetë. Ja pse është e rëndësishme që të më rriturit t’u shpjegojnë të vegjëlve me fjalë siguruese dhe të qarta se ajo lufta dhe ata të njerëzit e vdekur që ata sapo kanë parë në televizion, kanë ndodhur shumë kohë më parë në një vend që është shumë larg shtëpisë së tij dhe që nuk asnjë rrezik që “të këqijtë” të vijnë deri këtu. Në këtë mënyrë fëmija do të dijë të ndajë mirë kohën dhe vendin se kur dhe ku kanë ndodhur pamjet që është duke parë në ekran.



somario

Do të ishte e dëmshme nëse fëmijët diskutojnë mes tyre ato që kanë dëgjuar nga më të mëdhenjtë ose nga televizori, sidomos pamjet apo lajmet e frikshme me skena makabre



Eshtë e domosdoshme që gjatë ndjekjes së lajme në televizor, pranë fëmijës të jetë gjithmonë një i rritur, i cili të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve që mund t’i linin fëmijës gjatë dëgjimit të lajmeve


Revista Jeta
 
Titulli: Lajmet? Vetëm me mamin dhe babin

Komplimenta per temen qe ke zgjedhur te analizosh dhe te informosh te tjeret.Faktikisht, isha e interesuar te dija dicka rreth saj, mqse se fundmi po studioj pak edhe iluzionin qe percjell media...!
Nese ke informacion per dicka te tille me ndihmon dot?

***Guilty of being nice...***
 
Back
Top