Lajmet me te fundit nga SERIA A

Zaneti: Do ta mbrojmë titullin!


Një jetë tek Interi, i ka parë të gjitha. Dhe me ziguri nuk e vret shumë mendjen për kalendarin e ri pa koka serie. Havier Zaneti preferon më tepër të flasë për Interin e ri, për Murinjon dhe sezonin e vështirë që pret zikaltrit.

Sampdoria ? “Sigurisht që nuk do ta kemi të lehtë ndaj Sampdorias në Xhenova, javën e parë, por asnjëherë nuk është e lehtë javën e parë. Ne do të përgatitemi më së miri për të arritur te Superkupa në formë të mirë, dhe rrjedhimisht edhe te java e parë e kampionatiti Të gjithë do të jenë ndeshje të vështira”.

Murinji ? “Ai flet me të gjithë, është shumë i kënaqur nga puna që kemi bërë edhe pse mund dhe duam të përmirësohemi ende. Jemi shumë të kënaqur me mënyrën e tij të punës dhe shpresojmë që të sjellë rezultatet që të gjithë urojmë. Shpresojmë të kemi vazhdimësi, mbi të gjitha në kampionat”.

Përforcimet ? Zaneti nuk e di në do të luajë si mbrojtës apo mesfushor, por për të nuk ka shumë rëndësi: “Gjëja më e rëndësishme është që të jem i gatshëm të ndihmoj grupin. Do të jem gati sa herë që skuadra të ketë nevojë. Drejtuesit e klubit kanë bërë sforcime të mëdha sërish për të përforcuar grupin dhe për ta bërë më konkurrues. Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë”.

Kundërshtarët ? Por edhe kundërshtarët e Interit janë përforcuar... “Këtë e prisnim, sepse të gjithë klubet e mëdhenj duan të fitojnë. Ndërsa ne duhet të mbrojmë titullin. Kush është përforcuar më shumë? Të gjitha. Milani, Juventusi dhe Roma që do të vazhdojë punën e mirë të këtyre viteve. E fus edhe Fiorentinën në këtë grup, sepse ka krijuar një skuadër të shkëlqyer”. Interi do të ndeshet me Juven, Milanin dhe Romën para fazës së grupeve të Champions, por për Zanetin nuk është problem: “Jam të gjitha ndeshje të rëndësishme, dhe ne duhet të jemi gati për to në çfarëdo date të jenë”.
 
Murinjo﷓Ançeloti, “lind dashuria”?

Italiani i Milanit i thur elozhe portugezit të Interit dhe ky i fundit i kthen favorin shumë shpejt

Hoze: “Më bëhet qejfi që Karlo pëlqen stërvitjen time, por të njëjtën gjë mund të them edhe unë për të, pasi suksesi i tij flet vetë”



Hoze Murinjo ka hyrë nga dera kryesore në futbollin italian, ose më saktë në Serinë A. Dhe përshtypjet e para të punës së portugezit me Interin janë shumë të mira, jo vetëm nga lojtarët e tij si dhe nga presidenti Morati, por edhe nga kolegët, të cilët janë kuriozë të shohin metodat e punës së “Të Veçantit”. Këtë dëshirë e ka shprehur as më pak e as më shumë, por dy herë kampioni i Europës me Milanin, Karlo Ançeloti, që në një intervistë të lëshuar dje ka deklaruar se “do të doja të shihja metodat e stërvitjes së Murinjos me Interin”. Dhe kur gazetarët ia tregojnë këtë fakt Hozesë, ai përgjigjet me diplomaci. “Ançeloti e mendon tamam si unë, pra e di shumë mirë që nuk di gjithçka të mundshme përsa i përket metodave të stërvitjes së një trajneri. اfarë mund të mësojmë? Kjo është e lehtë të thuhet kur je në fillimet e tua, por për ne pak më e vështirë, sepse vijmë nga një nivel i lartë përvoje dhe njohjeje. Gjithsesi, mua më bëhet qejfi për fjalët e Karlos dhe pse mendoj se është e vështirë që kjo vizitë të realizohet konkretisht, sepse për një ditë edhe mund të bëhet, por për një javë mendoj se jo”. Dhe Murinjo ia kthen elozhet Ançelotit, duke thënë vetëm fjalë të mira për trajnerin, tashmë të vjetër të Milanit, që me kuqezinjtë ka fituar dy Champions League dhe një titull në Serinë A. “Unë nuk kam nevojë të flas për Karlo Ançelotin, karriera dhe sukseset e tij flasin vetë. Unë i respektoj cilësitë e tij si trajner dhe më pëlqejnë shumë gjëra te Milani i tij, siç ka dhe gjëra që nuk më pëlqejnë, tamam siç mendon edhe ai për Interin tim. Por respekti është i garantuar, sepse suksesi nuk vjen kurrë i vetëm, por edhe falë cilësive të trajnerit”.
 
“Shoh pak nga vetja Murinjo!”

“Te Parma ime, Adriano shënonte një gol për ndeshje, e mbaj mend si një fenomen të vërtetë. Mund të bëhet blerja më e mirë e Murinjos. Ai është një djalë i mirë, i cili jo gjithmonë ka treguar se ka pjekurinë e duhur. Adriano i vërtetë mund t’i zgjidhë shumë probleme Interit”. Arrigo Saki është i bindur që brazilianit nuk i mungon “stofi” i kampionit, duhet vetëm që të rigjejë vetveten para se të rikthehet në formën maksimale.



﷓ ا’mund të na thoni për Murinjon?

﷓ Në futboll ka trajnerë “menaxherë” dhe trajnerë që lejnë shenjë. Murinjo më kujton pak Sakin! Do të lërë shenjë. Nuk është kurrë banal dhe mbjell ide në një botë ku risia nuk është fort e dashur. Do ta shihni që shpejt do të akuzohet si mendjemadh, por në fakt është i zoti, shumë i zoti. Uroj që klubi ta mbështesë në çdo nismë të tij.

﷓ A ju pëlqen Interi i ri?

﷓ Fushata e blerjeve nuk më duket entuziasmuese; Mansini dhe Muntari nuk ta stimulojnë fantazinë.

﷓ Po Kuarezma?

﷓ Nuk është një kampion, por një maniak i driblimit. Në ditë të mirë mund të bezdisë këdo, por shpeshherë nuk e bën ndryshimin në fushë. Kur ishte i ri dukej një kampion i ardhshëm, sot është vetëm një lojtar i mirë. Interi mbetet një prej favoriteve për titullin, por nuk është përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar. Pastaj ka edhe shumë pikëpyetje, si për shembull: Si është gjuri i Ibrahimoviçit?

﷓ Po pikëpyetjet e Milanit, cilat janë?

﷓ E para është për portierin. Një mik më tha duke qeshur se për të qenë i qetë, Ançeloti duhet t’i fusë të tre në portë, Kalaçin, Didën dhe Abiatin.

﷓ Por ja që duhet të zgjedhë njërin prej tyre

﷓ Abiati e nisi keq me Atletikon e Madridit, por në fund e mbylli në rritje. Dhe mbaj mend që ishte vendimtar në titullin e fundit të fituar nga Milani, me Zakeronin.

﷓ Keni ndonjë dyshim tjetër?

﷓ Po, basti Ronaldinjo.

﷓ Me Brazilin, në përgatitjet për Olimpiadën, ka arritur të tregojë menjëherë veten, duke shënuar edhe gola.

﷓ E pastaj? Milani nuk kishte nevojë për një si Ronaldinjo. Eshtë e vërtetë që braziliani mund të shndërrohet në “qershizën mbi tortë”, por vetëm nëse kthehet ai i tre viteve më parë. Pra, për momentin është vetëm një lojtar më tepër.

﷓ Ançeloti e ka pëlqyer dhe aprovuar këtë blerje.

﷓ Karlo është një ndër të paktët trajnerë të mëdhenj që përshtatet me zgjedhjet e klubit ku punon. ثshtë mjeshtër i fantazsë. Ditën e parë të punës, sheh se kë ka në stërvitje dhe shpik një mënyrë loje që të përshtatet me kampionët. Murinjo është ndryshe. Donte dy lojtarë krahu dhe pretendoi që t’i plotësohej dëshira. Edhe pse në vend të Kristiano Ronaldos erdhi Mansini dhe ndoshta mund të blihet edhe Kuarezma. Edhe unë e mendoj si Murinjo: Nëse kërkon një violinist nuk mund të kënaqesh me bateristin, edhe nëse ky është më i miri në botë.

﷓ Në Milanin e Ronaldinjos, Kaka duket se do të luajë më tepër si sulmues.

﷓ Dhe do të shënojë edhe më shumë gola. Kaka do të jetë një prej protagonistëve të sezonit. Dhe më pëlqen edhe Borrielo, prandaj më erdhi edhe më shumë keq për dëmtimin që pësoi, prej të cilit do të jetë i detyruar të humbasë një muaj punë.

﷓ Bufoni e konsideron Milanin favorit për titullin, po ju?

﷓ Nuk jam i të njëjtit mendim. Milani vetëm sa i është afruar Interit. Kam vlerësuar si pozitive blerjen e Flaminisë dhe pas asaj që pashë në Europian, edhe atë të Zambrotës, i cili, me thënë të drejtën te Barcelona kaloi dy sezone të tmerrshme.

﷓ Për dy javë, Juventusi do të luajë në kualifikueset e Champions?

﷓ Dhe mendoj se do t’ia dalë, nuk ka pse të jetë ndryshe.

﷓ Kush ka qenë blerja më e bujshme e juventinëve sipas mendimit tuaj?

﷓ Amauri po konfirmon dita﷓ditës se është një prej qendërsulmuesve më të fortë në botë. Më ka habitur veçanërisht thjeshtësia me të cilën është përshtatur me mekanizmat e Juves. Duket sikur ka një jetë që luan me bardhezinjtë. Kjo tregon se ka personalitet.

﷓ Trezege duket në krizë, mendimi juaj?

﷓ Nuk shoh arsye për t’u alarmuar. Katër sulmues të mëdhenj janë minimumi për një Juventus që lufton në dy fronte, kampionat dhe Champions League.

﷓ اfarë nuk ju bind te Juventusi i ri?

﷓ Unë do të kisha blerë Ksabi Alonson në vend të Poulsenit. Danezi është i zoti, por ka karakteristika të njëjta me Kristiano Zanetin dhe Sisokon. Pastaj nuk më bind edhe mbrojtësi i krahut të djathtë.

﷓ Kielini ishte një prej protagonistëve të Italisë në Euro 2008. A mund ta marrë këtë rol edhe në kombëtare.

﷓ Mund të bëhet trashëgimtari i Kanavaros, Nestës dhe Materacit, por vetëm nëse nuk mendon se ka arritur majën. E takova kur isha me pushime dhe i kujtova se një qendërmbrojtës i madh duhet të ketë forcë dhe ide taktike. Forca nuk i mungon, duhet vetëm të kompletohet taktikisht. Por për këtë do të mendojë Ranieri, një trajner i madh.

﷓ Ndonjë pikëpyetje që shoqëron verën bardhezi?

﷓ Kjo Juve më pëlqen, është si shkëmb graniti. Më shumë se për pikëpyetje do të flisja për kureshtje. A do të arrijë Del Piero të përsërisë çudirat e vitit të kaluar? A do të arrijë Nedvedi të jetë sërish protagonist, edhe pse një vit më i vjetër? Dhe pastaj do të më pëlqente që Ranieri t’i jepte më shumë hapsira të rinjve. De اeljen për shembull, e shoh mirë në krah të majtë dhe jam kureshtar të shoh rendimentin e tij.
 
Murinjo?Ançeloti, “lind dashuria”?
Italiani i Milanit i thur elozhe portugezit të Interit dhe ky i fundit i kthen favorin shumë shpejt

Hoze: “Më bëhet qejfi që Karlo pëlqen stërvitjen time, por të njëjtën gjë mund të them edhe unë për të, pasi suksesi i tij flet vetë”



Hoze Murinjo ka hyrë nga dera kryesore në futbollin italian, ose më saktë në Serinë A. Dhe përshtypjet e para të punës së portugezit me Interin janë shumë të mira, jo vetëm nga lojtarët e tij si dhe nga presidenti Morati, por edhe nga kolegët, të cilët janë kuriozë të shohin metodat e punës së “Të Veçantit”. Këtë dëshirë e ka shprehur as më pak e as më shumë, por dy herë kampioni i Europës me Milanin, Karlo Ançeloti, që në një intervistë të lëshuar dje ka deklaruar se “do të doja të shihja metodat e stërvitjes së Murinjos me Interin”. Dhe kur gazetarët ia tregojnë këtë fakt Hozesë, ai përgjigjet me diplomaci. “Ançeloti e mendon tamam si unë, pra e di shumë mirë që nuk di gjithçka të mundshme përsa i përket metodave të stërvitjes së një trajneri. اfarë mund të mësojmë? Kjo është e lehtë të thuhet kur je në fillimet e tua, por për ne pak më e vështirë, sepse vijmë nga një nivel i lartë përvoje dhe njohjeje. Gjithsesi, mua më bëhet qejfi për fjalët e Karlos dhe pse mendoj se është e vështirë që kjo vizitë të realizohet konkretisht, sepse për një ditë edhe mund të bëhet, por për një javë mendoj se jo”. Dhe Murinjo ia kthen elozhet Ançelotit, duke thënë vetëm fjalë të mira për trajnerin, tashmë të vjetër të Milanit, që me kuqezinjtë ka fituar dy Champions League dhe një titull në Serinë A. “Unë nuk kam nevojë të flas për Karlo Ançelotin, karriera dhe sukseset e tij flasin vetë. Unë i respektoj cilësitë e tij si trajner dhe më pëlqejnë shumë gjëra te Milani i tij, siç ka dhe gjëra që nuk më pëlqejnë, tamam siç mendon edhe ai për Interin tim. Por respekti është i garantuar, sepse suksesi nuk vjen kurrë i vetëm, por edhe falë cilësive të trajnerit”.
 
Bufon: Akuilani vlen një sakrificë!
28 Korrik Juventusi i sezonit 2008?09 të fut frikën. Të paktën kështu dukej në miqësoren e fituar 3?1 ndaj Dortmundit. Në përfundim të ndeshjes së zhvilluar në tokën gjermane, portieri Bufon u shfaq në humor të mirë përpara mediave dhe pranoi të fliste edhe për çështje delikate si çështja e merkatos. Ndërsa prej disa ditësh mediat përflasin për kalimin e Akuilanit në Torino, nuk mund të mungonte komenti i portierit të kombëtares mbi këtë fakt.

Akuilani ? “Akuilani e meriton një sforco nga ana e drejtuesve tanë”, deklaroi Bufoni. “Eshtë ende i ri, por askush nuk ka dyshime mbi cilësitë e Albertos. Ai e meriton një sakrificë sepse jam i sigurt që brenda 2?3 vitesh do të mund të konsiderohet si një ndër pesë futbollistët më të mirë në pozicionin e tij. Megjithatë, është e qartë që Roma ka një kontratë me të dhe ka të drejtë që të refuzojë ofertat tona. Kam dëgjuar që problemi qëndron tek kuota e pagave që ka fiksuar Roma. Shpresoj që ata ta kuptojnë më vonë se ne që për Akuilanin ia vlen të bësh një sakriricë”.

Amauri ? Nëse beson ato që thonë drejtuesit e Juventusit, Amauri do të jetë blerja e vetme e madhe në këtë merkato të verës dhe për Bufonin, ajo është me të vërtetë një blerje e shkëlqyer. “Mendoj se Amauri është me të vërtetë një fenomen, ndërsa me karakteristikat fizike që ka është në gjendje të mbajë i vetëm të gjithë peshën e sulmit. Nëse do të bëjmë krahasime me skuadrat e tjera të mëdha të Serisë A, mendoj se nëse ka një vend ku ne jemi më të fortë, ai është sulmi”.

Shanset për titull ? “Besoj me të vërtetë në shanset tona për të fituar titullin, edhe pse e kam thënë që nuk e shoh Juventusin favorit. Këtë më tha edhe një miku im përpara disa ditësh. Që nuk kisha përse të bëja rolin e të besuarit të klubit dhe të lëshoja mesazhe optimizmi në publik. E dini cila ishte përgjigje ime? Që gjithçka që kam thënë e mendoj me të vërtetë. Jemi një skuadër shumë interesante, e fortë dhe e vështirë për t’u mundur. Në kompeticionet e gjata si kampionati, qëndrueshmëria vlen më shumë se cilësia”.
 
Dark Angel mos perserit te njejta postime.
 
Ançeloti: Sheva? Sulmin e kemi ok

Milani i ka “mbyllur dyert” merkatos, edhe pas operimit të Borrielos

Trajnerin kuqezi nuk e frikësojnë mungesat në repartin e avancuar: “Marko do të kthehet shpejt. Cili do të luajë mes Abiatit dhe Kalaçit? Asnjë koment...!”



Një mesfushë “e blinduar” nga kampionë, futbollistë cilësorë, nga një stol i “artë”, por një sulm që lë për të dëshiruar për momentin, pa harruar edhe “thembrën e Akilit”... në këtë rast mbrojtja. Milani i sezonit që do të nisë shtron disa pikëpyetje të mëdha, por është Karlo Ançeloti ai që shuan çdo dyshim të lidhur me krizën e repartit të avancuar (Marko Borrielo është operuar në gjurin e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë të paktën një muaj, ndërsa Inzagi vazhdon të ketë shqetësime). Trajneri kuqezi, në një intervistë të shkurtër të dhënë për “Sky”, përpara nisjes në aeroportin e Malpensës, për të shkuar në turneun e Moskës, është shprehur: “Natyrisht, do të ishte më mirë sikur t’i kisha të gjithë në dispozicion, por kjo nuk është e mundur. A do të kthehet Shevçenko? Mendoj se nuk kemi nevojë dhe e kam thënë: nëse ai vjen në Itali, do ta bëjë këtë vetëm për të riveshur fanellën kuqezi. Do të presim Markon dhe do të mbajmë Paloskin. Më shumë se kaq...”. Ndërkohë, shtrohet edhe çështja e portierëve: “Mendoj se si Abiati, ashtu edhe Kalaç janë dy portierë cilësorë, por ende s’mund të jap një koment në lidhje me vendin e titullarit”. Milani do të marrë pjesë në kompeticionin që do të zhvillohet në Moskë, një katërkëndor në të cilin do të marrin pjesë Lokomotiva, اelsi dhe Sevilja, përveç kuqezinjve natyrisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top