Lajme të rralla

Зngjεll

___________
Lajme të rralla
Nga: Denisa Spaho

SHBA
Lë nipin dhe mbesën dhe shkon të luajë kumar


Një gjyshe në Florida është dënuar me 14 muaj burg shtëpiak sepse i ka lënë nipin dhe mbesën e saj vetë në automjetin e parkuar dhe ka shkuar në lokalin më të afërt të kumarit, njofton "Associated Press". Autoritetet e Floridës kanë njoftuar se në gushtin e vitit të kaluar, 54-vjeçarja kishte parkuar automjetin e saj në afërsi të kazinosë Hallandale Beach, kishte hapur dritaret dhe kishte ndalur klimën. Pas një kohe të shkurtër, njerëzit që kalonin kishin parë një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar që po qëndronin vetëm në veturë. Ata kanë reaguar duke thirrur rojet e kazinosë dhe pastaj është thirrur edhe policia. Prokurori për këtë rast ka thënë se gruaja është dënuar për shkak të veprimit të keq ndaj fëmijëve.

KILI
Gjendje e jashtëzakonshme për 0.2 milimetra shi


Në njërin nga vendet më të thata në botë edhe shiu më i vogël mund të shkaktojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në qytetin Iquique në shkretëtirën kiliane Atacama, të hënën pasdite ka rënë 0.2 milimetra shi që është përcjellë me erë mesatare me shpejtësi prej 17 km/h, njofton shërbimi meteorologjik në Santiago. Kjo ka mjaftuar që në disa pjesë të jenë dëmtuar kulmet e 4.000 shtëpive. Të martën shkollat nuk kanë punuar me qëllim që të ndërtohen pjesët e dëmtuara. Në këto pjesë, gjatë gjithë vitit bie 0.6 milimetra shi, ndërsa kulmet shërbejnë për t’u mbrojtur nga dielli dhe jo nga shiu. Prandaj ky shi i pakët ka shkaktuar çrregullim në këtë vend.

ANGLI
Një britanik thotë se Armstrong ka shfrytëzuar frazën e tij


Një shkencëtar britanik thotë se fraza të cilën e ka përdorur Neil Armstrong: "Një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin", është e tij. “The Sun” shkruan se 73-vjeçari Gary Peach, kishte pasur frikë se amerikanët do të thoshin fjalë të papërshtatshme kur të zbarkonin në hënë dhe ato do të shkruheshin në librat historikë. Asokohe Gary punonte në një stacion për kërkime hapësinore në Australi, dhe i pyetur për opinionin e tij se çfarë duhej të thoshte njeriu i parë që do të shkelte në hënë, Gary kishte sugjeruar atë frazë. Pastaj Armstrong i kishte shfrytëzuar këto fjalë më 20 korrik 1969 kur kishte shkelur në hënë. “E dëgjova çfarë tha ai, por unë vazhdova me punën time”, është shprehur Gary.

BOLIVI
Thneglat mbysin një njeri në Bolivi


Policia e Bolivisë ka bërë të ditur se një burrë 42-vjeçar i cili ka vlejtur nën një dru të mbushur me thnegla, ka vdekur nga thumbimet e tyre. Komandanti i policisë në qytetin Beni, Rolando Ramos, ka deklaruar se fermeri Santiago Ortiz me siguri kishte pirë para se të ulet në një vend nën drurin Palo Santo, i njohur me aromën e fortë karakteristike dhe shtëpi e një lloji shumë agresiv të thneglave. Ramos ka deklaruar të martën se, kur policia kishte arritur në vendin e tragjedisë, nuk a arriti dot me jetë njeriun pasi ai tashmë kishte pak që kishte vdekur, dhe se tufat e thneglave ende zvarriteshin nëpër trupin e tij, ka bërë të ditur AP.

SHBA
Makinat do të lëvizin vetë në vitin 2030


Makinat mund të lëvizin vetë, kjo gjë ndodh nëpër filma fantashkencorë, por kjo do të jetë e zakonshme për të gjithë ne pas 20 viteve. Shkencëtarët premtojnë plot siguri për këtë. Amerikanët thonë se automjetet e pajisura me “GPS” dhe inteligjencë artificiale do të jenë më të sigurta se makinat e drejtuara nga njerëzit. Kërkimet në Universitetin Standford në Kaliforni kanë zhvilluar një automjet që quajtur “Stanley”. Ai ka sensorë, lazer, kamera dhe kompjutera për të udhëtar në shkretëtirën e Nevadës. Tani kanë ndërtuar dhe “Junior”, një “VW Passat”, që do të jetë i aftë të udhëtojë i vetëm përmes një qyteti të zënë.

BRAZIL
Brazil, i lënë bisturinë në trup për 23 vite


Një grua në Brazil do të padisë spitalin, pasi zbuloi se shkaku i dhimbjes 23-vjeçare të stomakut, ka qenë për shkak të një bisturie të harruar padashje në trupin e saj. Bisturia prej 5 centimetrash u gjet në pjesën e poshtme të barkut të Maria Abadia Dias, kur doktorët i bënë një kontroll me rreze X. Doktorët në spitalin publik në Campos Belos, e kanë lënë mjetin pas operacionit në vitin 1984, kur ajo lindi me operacion. Zonja Dias, nga Goiania, ka ndër mend të marrë masa ligjore, tani që bisturia iu hoq, në fund të këtij muaji. Ajo thotë: “Doktorët gjithmonë më kanë thënë se nuk kisha asgjë, por se gjithçka vinte nga mosha”.

SHBA
Gjen unazën e humbur 20 vite më vonë


Një banor në Nju Xhersi, James Constanti u ribashkua javën e kaluar me një unazë të shkollës së mesme, të cilën e kishte humbur 20 vite më parë ndërsa notonte në Hauai. Falë fatit të mirë dhe përpjekjeve të familjes nga Kalifornia, 41-vjeçarit iu kthye unaza e humbur të martën e kësaj jave. Ndërkohë që Phil Winter notonte, ai pa diçka të shndritshme nën ujë dhe shkoi të hetonte se çfarë ishte në të vërtetë. Ajo ka qëndruar në një kuti, derisa vajza e tij u interesua. Ajo arriti ta deshifronte dhe të gjente emrin e shkollës së cilës i përkiste. Pasi zbuluan se dikush tjetër e kishte kërkuar atë unazë, arritën të gjenin dhe të zotin.

KINث
Qeni i blen vetë salsiçet e preferuara


I zoti i një qeni në Kinë thotë se kafsha e tij është kaq e zgjuar sa mund t’i blejë vetes salçiçe atëherë kur e merr uria. Wu Qianhe, nga qyteti Chengdu, Kinë, thotë se Lele është mjaft i zgjuar. Ai leh sa herë është i uritur dhe i zoti i tij i jep para. “Unë i hedh një kartëmonedhë, ai i merr paratë me gojë dhe vrapon për në dyqanin e shitësit, i cili e njeh mirë”, thotë Qianhe. Lele nuk i lëshon paratë nga goja derisa t’i japin produktin që kërkon dhe e ble çdo ditë, salçiçen. “ثshtë mjaft i zgjuar për ta dalluar ndryshimin mes një cope letre të bardhë apo dhe e shkruar qoftë dhe parave. Askush s’mund t’ia hedhë”, shtoi Qianhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top