Analiza taktike e çerekfinales më të çmendur të historisë/ Barça, shkatërrim i plotë dhe sistematik nga Flik
Çerekfinalja më e shumëpritur e Champions-it këtë sezon ishte ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës, ku gjermanët e Hansi Flikut u përballën në “Da Luz” me katalanasit e Kike Setienit, e cila ishte gjithashtu ndeshja që prodhoi rezultatin më surprizues.
Sfida përfundoi 8-2 për Bajernin, falë golave të Mylerit, Perisiçit, Gnabrisë, Kimishit, Levandovskit dhe Kutinjos. Një autogol i Alabës dhe goli i Suarezit ishin golat që vlejnë për spanjollët. Fitorja ishte e merituar. Por çfarë taktike përdorën trajnerët gjatë ndeshjes? Le t’i hedhim një sy.
PRESINGU I BAJERNIT
Barcelona u përpoq ta niste lojën përmes pasimit të shkurtër të Ter Shtegenit (Foto 1). Dy qendërmbrojtësit futeshin brenda zonës së rreptësisë, ndërsa mbrojtësit e krahut shtynin më përpara. Ndërsa Bajerni vendosej përpara duke bërë presing deri përpara zonës së Barcelonës, duke e shtyrë katërshen e mbrojtjes shumë lart në fushë, gati në gjysmëfushën e katalanasve. Bajerni e përdori këtë taktikë për disa arsye: së pari që Barça të mos kishte objektiv ajror, me Suarezin që fitoi vetëm një duel ajror.
Për më tepër, asnjë nga qendërmbrojtësit e Flikut nuk spikat në shpejtësi, kështu që mbrojtësit e krahut, Kimish dhe Dejvis, do t’u vinin në ndihmë kur Barça të nisej në kundërsulm, duke qenë shumë të sigurt në aftësitë e tyre për ta përdorur këtë taktikë. Mesfushori i qendrës i afrohej Busketsit në qendër për të bllokuar pasimin e drejt tij përpara mbrojtjes. Pasi Barça niste lojën dhe Bajerni tërhiqej disi, presioni bëhej me dy sulmuesit, Levandovski dhe Myler. Polaku tërhiqej për të bllokuar Busketsin që ta sfumonte si alternativë pasimi. Mesfushorët e krahut iu afroheshin mbrojtësve të krahut, në mënyrë që qendërmbrojtësi i Barçës të detyrohej ta kthente topin pas te Ter Shtegen.
Levandovski shkonte te portieri për të ushtruar presion vertikalisht me pozicionin e Busketsit, në mënyrë që të vazhdonte ta mbante të bllokuar mesfushorin si alternativë pasimi, duke e detyruar Ter Shtegenin të bënte një pasim të dobët. Dhe këtë e tregojnë edhe statis tikat: saktësia e pasimeve të portierit të Barçës ishte 71%, ndërsa ajo e Manuel Nojerit 86%.
Bajerni korr frytet e presingut lart në fushë te goli i Perisiçit: Roberto merr topin, por ai rrethohet nga lojtarët e Bajernit që ia marrin. Bajerni krijon hapësirë nga krahu me një kombinim fantastik. Por në rastet kur Barcelona i shpëtonte presingut lart, e bënte shpesh përmes xhepave të krijuar në krah. Sepse mesfushorët e krahut të Bajernit ushtronin shpesh presing të ngushtë, me Dejvisin që qëndronte shumë pranë Mesit dhe Semedo çlirohej si alternativë pasimi.
PRESINGU I BARÇËS
4-4-2 e Barçës ishte e rrjedhshme. Herë pas here ajo kthehej në një 4-4-2 diamant, me Mesin në majë të tij dhe Vidalin që shtynte përpara. Kështu, mesfushorët e krahut të Bajernit futeshin më thellë në fushë për të ngushtuar hapësirat dhe gjermanët u ndëshkuan për këtë, sepse Barça nuk përdorte mesfushorët e krahut dhe Bajerni do ta shikonte veten një kundra një mbrojtësve të Barçës në krahë.
Bajerni duket se ka në plan që të bllokojë çdo hapësirë në zonat qendrore të fushës dhe kjo krijonte tendencën e futjes së Dejvisit dhe Kimishit më në qendër, duke u lejuar mbrojtësve të krahut të Barçës që të ishin vazhdimisht të lirë. Kjo, e kombinuar edhe me presingun e lartë të mbrojtjes ishte një lajm i keq për Bajernin, duke sjellë edhe autogolin e Alabës. Vidal pason për Albën në krah të majtë, duke humbur vëmendjen e Kimishit për një moment, Alba nuk ndiqet nga Gnabri, i cili po ushtronte presing lart dhe pranë Vidalit dhe krosimi i Albës shkaktoi autogolin e Alabës.
Një gjë të tillë e pamë edhe te goli i dytë i Barcelonës. Mesi kthehet nga maja e diamantit në mesfushë dhe Perisiç nuk kthehet thellë. Kimish u tërhoq drejt Suarezit dhe Mesi shikon hapësirën për Albën dhe ai krijon golin. Megjithatë, Barça përdorte Semedon në krahun e djathtë më shpesh për këtë taktikë. Dejvis i linte hapësirë, sepse tërhiqej më në thellësi për të markuar Mesin, ndërkohë që Perisiç nuk kthehej përgjithësisht për të markuar.
Por kjo ishte një hapësirë që Bajerni e shfrytëzonte gjithashtu vazhdimisht për të thyer sulmet Barçës për shkak se vendosej lart në fushë, duke u lejuar gjermanëve të nisen në kundërsulm. Dhe kështu lindën disa prej golave të tyre. E pamë këtë në golin e parë, me Semedon që ishte në sulm, dhe për shkak se Perisiçi nuk ishte kthyer pas, Gnabri e gjeti fare lehtë dhe krosimi i kroatit solli golin e Mylerit. Te goli i shtatë i Bajernit, Mesi kthehet në mesfushë për të kërkuar topin, Semedo qëndron lart si zakonisht, por argjentinasit i rrëmbejnë topin: këtë herë Kutinjo shfrytëzon hapësirën e lënë bosh nga Semedo tek ai gol i lehtë i gjermanëve.
ZOTËRIMI I TOPIT NGA BAJERNI
Por çfarë bënte Bajerni kur kishte topin në zotërim? Me Barcelonën që ushtronte presing lart në fushë, por ndryshe nga Barcelona, Bajerni kishte dy sulmues në qendër me të cilët Nojer mund të kombinonte, gjë që e shfrytëzuan disa herë me spondet e Levës për Mylerin. Dhe polaku fitoi katër duele në krahasim me dy të Mylerit.
Barça krijonte një 4-4-2 me Vidalin në krah. Për të organizuar lojën e gjermanëve, zakonisht kthehej Tiago deri në pozicionin e qendërmbrojtjes dhe i lejuar Dejvisit dhe Kimishit të spostoheshin lart në fushë: nga ky pozicion Tiago mund të pasonte te të dy mbrojtësit e krahut, dhe në pesë tentativa pasimi për Dejvisin dhe pesë për Kimishin, të gjitha ishin të sakta. Dhe duke i pasur mbrojtësit e krahut kaq të avancuar, kjo i lejonte mesfushorëve të krahut të spostoheshin më në qendër të fushës. Dhe kur markohej Gorecka, mesfushori i krahut kthehej më poshtë në qendër për t’u bërë një objektiv pasimi.
Duke pasur kaq shumë lojtarë mes linjave, Bajerni shkaktoi shumë probleme dhe kjo tregon rrjedhshmërinë e katërshes në sulm, Gnabri, Myler, Leva, Perisiç, që shkëmbeheshin shpesh në këtë zonë. Kjo u lehtësua nga fakti që Mesi dhe Suarez sot nuk janë më të rinj dhe nuk mbanin dot ritmin e presingut. Tiago e kishte shumë të thjeshtë të depërtonte mes tyre deri në mesfushë, mesfushorët e krahut të Barçës ktheheshin të markonin kolegët e tyre të Bajernit dhe kjo i jepte shumë kohë Tiagos, por çmarkonte edhe Goreckën (Foto 2), i cili depërtonte drejt zonës.
Kjo ndodh edhe te goli i Gnabrisë: Tiago ka kohë me topin dhe Gnabri ndodhet afër De Jongut, Gorecka futet më pas mes linjave duke dhënë atë asist fantastik me parabol për Gnabrinë. Por Bajerni i përdori hapësirat në krah kaq mirë gjithashtu. Dhe e bënë këtë duke nxjerrë jashtë pozicioni një mbrojtës krahu të katalanasve, shpesh duke zhvendosur Alabën në rolin e tij të mbrojtësit të majtë kur Tiago kthehej në thellësi, dhe kjo lejonte që Dejvis të pasonte për Alabën që kishte një det me hapësirë përpara.
Kjo i lejonte Bajernit të zhvendosej më përpara në sulm dhe mbrojtësit e krahut kishin hapësirë për të lëshuar krosime, përgjithësisht me Kimishin, i cili bëri 8 krosime, përfshirë goditjet standarde. Bajerni kishte shumë alternativa për të goditur (Foto 3, alternativat goditese), sepse Myler, Levandovski, Gnabri dhe Perisiç sulmonin të gjithë zonën. Dhe këtë e pamë te goli i Mylerit.
Perisiç kroson, Gnabri është brenda zone dhe fiton topin e parë, pastaj topi shkon te Kimish, i cili kroson dhe Myler finalizon. Këtë e shohim edhe te goli i Kimishit: Dejvis fiton duelin një kundra një me Semedon me atë driblim fantastik, duke e mbyllur ndeshjen me 5 të tillë (rekord i ndeshjes) dhe hyn në zonë. Shohim Levën, Mylerin dhe Kimishin që mbajnë të bllokuar mbrojtësit e Barçës, dhe Kimish vjen vjedhurazi atje ku De Jong nuk shikon vetëm për të shtyrë topin në rrjetë. Dhe te goli i fundit, Tiago, i cili ka edhe njëherë hapësirë me topin, shfrytëzon të njëjtën gjë me Kutinjon. Konkluzioni është që Bajerni shfrytëzoi çdo dobësi të rivalëve.
PANORAMASPORT.AL