Ky vend ua mohon pedofilëve pasaportat dhe s’i lejon të udhëtojnë jashtë shtetit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
96265245-gettyimages-177702231_1496135932-7357390.jpg

Qeveria australiane e ka propozuar një plan për t’ua mohuar pasaportat pedofilëve të dënuar, në mënyrë që t’ua ndalojë udhëtimin jashtë vendit.
Nëse aprovohet, ky plan do të jetë i pari i këtij lloji në gjithë botën, transmeton Express.

Propozimi, i cili tash do të shkojë në Parlament, do t’ua ndalojë udhëtimin jashtë vendit personave të dënuar për akte seksuale që janë ende të regjistruar si të tillë.

Ministri i Drejtësisë i Australisë, Michael Keenan, ka thënë ky propozim do t’i prekë rreth 20.000 shkelës të cilët i kanë kryer dënimet, por kanë mbetur nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Këta shkelës do të jenë në gjendje të aplikojnë për pasaportë nëse nuk janë më në regjistër, ka thënë qeveria.

“Asnjë vend kurrë nuk ka ndërmarrë një veprim kaq të fortë për t’ua ndaluar qytetarëve të vet udhëtimin jashtë shtetit, shpesh në vende të cenueshme, për t’i abuzuar fëmijët,” ka thënë Keenan.

Rreth 800 shkelës të regjistruar kishin udhëtuar jashtë Australisë në vitin 2016, sipas qeverisë.

Qeveria ka thënë se rreth 3.200 shkelës kurrë nuk do të jenë të ligjshëm për të aplikuar për pasaportë sepse ata do të monitorohet për jetë./Express/
 
Back
Top