Ky kosovar injorohet nga një kafene në Londër, shkaku i rrobave!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ky kosovar injorohet nga një kafene në Londër, shkaku i rrobave!

ko_1531031513-2124139.jpg

Alban Saiti, 35 vjeç, po përpiqej të blinte një kafe kur personeli i një restoranti të quajtur “Raoul’s” refuzoi ta shërbente atë.
Dhe e gjitha kjo, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, për shkak se ai ishte me “rroba të ndyta”.

Siç thuhet më tej, shqiptari nga Kosova ishte duke shkuar në punë dhe pretendon se kamarieri i tha atij:

“Ne nuk mund t’ju shërbejmë. Ju jeni me rroba të pista”. E Albani, rrobat e të cilit ishin të pastra ka thënë “Ishte e turpshme”.

“U thashë, unë nuk punoj në një zyrë, unë jam një ndërtues”.

“اfarë duhet të bëj, të heq rrobat?”.

Albani, i lindur në Kosovë, nga Islington, në veri të Londrës, tha:

“Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe kurrë nuk kam ndjerë aq i nënçmuar”.

koooo_1531031492-1106380.jpg


b.
.gazetaexpress
 
Tani nuk dua të hyj në detaje aq të thellë nëse zotëriu ka dashur të marr
kafenë dhe te shkoj apo me të njëjtat rroba është ulur dhe ka dashur të pijë
kafenë aty.
Ndoshta dikujt i duket "nënçmuse", por nga përvoja kam përjetuar shumë
herë që disa janë aq dembelë (përtacë) dhe përtojnë t'i ndërrojnë
rrobat, kështu që në mëngjes shkojnë dhe në mbëmje kthehen me të njëjtat
rroba, pa u interesuar se edhe dikush tjetër mandej do të ulet në të njëjtin
vend, qoftë ai restaurant apo tren.

Paramendoni tani, për 8 orë sa mundet njeriu të djersitet, e lëre më disa që
1 herë apo 2 herë në javë lahen, që nuk janë të paktë...

Tani, për të gjykuar drejt do të duhej të dihen të gjitha hollësitë....,
pa rënë pre e e thënies "...unë jam ndërtues e nuk punoj në zyrë",
e që ishte shqiptar nuk besoj se këtu luan ndonjë rol të madh,
nga se s'i shkruan në ballë askujt çka është.

Sidoqoftë, gjithkund ka norma, dhe kësaj duhet t'i përmbahemi,
na pëlqeu apo s'na pëlqeu.
 
Apo nuk qenka kafe per te te shperfillur... edhe falas te ma japin se nuk hyj ne nje kafe te tille.


Ps.. Prb eshte qe injoranca ( personi/nja qe ka qene ne turn e i ka sherbyer ) ben te veten ne k'te rast, nuk besoj se eshte dicka personale kundrejt arsyes se ngritur ne fjale...apo qe ka nje rregull te tille kafeja ne fjale.
 

pronari i kafes ka qene gabim ne kete rast…. sikur ky kosovari te kishte rrobe mjaft te ndyta, nuk besoj se do tentonte te hyj te ulet ne mesin e tjereve per kafe. E di si jane kosovaret ne mentalitet.

Porse mendoj ky pronari ka shit mend ne ket rast...


edhe sikur ky kosovari te kishte pak me pluhur rrobet e tij, i eshte dashur pronarit ta lejoj.

Per rrobe shum te ndota, as qe besoj fare, qe mund ti ket pasur ai.
 
Sa legene dhe materjaliste kucke kjo Londra... lol lol
 
Sa rracist jan disa njerez :( .
Imagjino atij kamarjerit ti bie rruga ndonjeher ne kosov,e tashoh cdo te thot tpercmohesh.

Sa rracista jane disa njerez :(
Imagjino atij burrit nga kosova ti ulej nje njeri prape e te pinte kafen ne eren e djerses, e tashoh cdo te thot tpercmohesh.
 
Sa rracista jan disa njerez.
Imagjino po vjen fundi botes,me "anjshtajnet"si ty ;).

Une jam racist kunder bashkombasit tim sepse po mbaj anen e nje vendi qe po mban rregullat e veta? Nuk di ky hyn rracizmi in apo i atij/assj qe si ka sherbyer apo qe ka vendosur rregullat atje.


Anjshtane na dole ti :P
 
Tani nuk dua të hyj në detaje aq të thellë nëse zotëriu ka dashur të marr
kafenë dhe te shkoj apo me të njëjtat rroba është ulur dhe ka dashur të pijë
kafenë aty.
Ndoshta dikujt i duket "nënçmuse", por nga përvoja kam përjetuar shumë
herë që disa janë aq dembelë (përtacë) dhe përtojnë t'i ndërrojnë
rrobat, kështu që në mëngjes shkojnë dhe në mbëmje kthehen me të njëjtat
rroba, pa u interesuar se edhe dikush tjetër mandej do të ulet në të njëjtin
vend, qoftë ai restaurant apo tren.

Paramendoni tani, për 8 orë sa mundet njeriu të djersitet, e lëre më disa që
1 herë apo 2 herë në javë lahen, që nuk janë të paktë...

Tani, për të gjykuar drejt do të duhej të dihen të gjitha hollësitë....,
pa rënë pre e e thënies "...unë jam ndërtues e nuk punoj në zyrë",
e që ishte shqiptar nuk besoj se këtu luan ndonjë rol të madh,
nga se s'i shkruan në ballë askujt çka është.

Sidoqoftë, gjithkund ka norma, dhe kësaj duhet t'i përmbahemi,
na pëlqeu apo s'na pëlqeu.
Dakord me ty, por ndonjehere varet dhe se ku jetojne keta njerez.... Sepse skane te gjithe nje shtepi e skane te gjithe kushte per tu kujdesur.....
Ka njerez qe jetojne e nen nje tend, e nen nje ure.... e ku do lahen.
Fundja, te gjithe jemi njerez pavaresisht se cfare kemi veshur....
Njeriu sduhet gjykuar ne siperfaqe.
 
Nuk di hollesi per rastin ne fjale, por ne përgjithësi, edukata qytetare dhe pastërtia po vijne duke rene kudo. Kete e them duke pare perdite se ç'po ndodh ketu ku jetoj.

Per punetoret e ndertimit ka kushte ne cdo ndertese, ka dollape, dushe, madje dhe lavatriçe larjeje e tharjeje, por disa pertojne te nderrohen e kthehen ne shtepi me rroba shume te pista.

Para ca kohesh po prisja trenin, ne nje stacion qendror. Erdhi treni, i mbushur plot, por nje pjese e tij qe bosh. Hyra brenda dhe u ula, i gezuar qe gjeta vend, po menjehere ndjeva nje ere shume te rende. Ktheva koken dhe pashe njerin te ulur, nga ata qe flene rrugeve, me rroba te pista, e me nje batanije te hedhur kraheve. Dukej se kishte urinuar ne rroba e kushedi sa muaj kishte pa u lare. Atehere e kuptova pse ky vagon ishte bosh. U çova e shkova tek vagoni tjeter, por era e keqe vinte deri atje...

Eshte e kuptueshme qe duhet te kete edhe rregulla e ndalesa per vendet publike.
 
Redaktimi i fundit:
Pse duhej cituar nenshtetesia aman.. C'rendesi ka a ishte kosovar apo anglez. nejse.. perderisa ai ka hyre brenda mund tja sherbenin kafen, ta merrte e ta pinte jashte. jam me djalin me pak fjale
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top