Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ky është monumenti që do ketë Tirana për 100 vjetorin e Pavarësisë

img1.png

Komiteti për 100 vjetorin e Pavarësisë ka rënë dakord në parim që monumenti fitues të jetë ai për të cilin ka rënë dakord juria dhe vetë qytetarët që kanë votuar online. Bëhet fjalë për monumentin e përgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas. Megjithatë vendimi përfundimtar do merret javën tjetër.

“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazër si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja,” thuhet në përshkrimin e punimit.

Megjithatë ende nuk është vendosur se në cilin shesh do ngrihet ky monument, por fakti se ai është relativisht i vogël, do të thotë se mund të vendoset në një ambient urban jo shumë të madh. “Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, jo monumenti i Pavarësisë,” deklaroi Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi kryebashkiakut të Tiranës që të ngrejë edhe një monument me një shqiponjë të madhe, që ta kenë qytetarët në Tiranë. Berisha sulmoi Ramën duke thënë se ai është dadaist si artist.

Tani pritet që të ngrihet edhe një tjetër juri për sheshin ku do vendoset monumenti.

TemA
 
Pe: Ky është monumenti që do ketë Tirana për 100 vjetorin e Pavarësisë

Me falni per gjuhen po mua me shume me ngjan me nje WC sesa me nje monument. :P :P
 
Titulli: Ky është monumenti që do ketë Tirana për 100 vjetorin e Pavarësisë

Aspak e bukur!
Edhe ne te forumit te ishim mbledh do kishim bere shume e shume me mire se hartuesit.
 
Titulli: Ky është monumenti që do ketë Tirana për 100 vjetorin e Pavarësisë

Me ne fund kemi dhe ne nje banjo publike , dhe sidomos cunat kan nje cep per te pi hashash ne paqe .Bravo per idotesin tjeter te rradhes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back