Përparësi e meshkujve më të vjetër janë përvoja dhe zemërgjerësia, fakte këto që tregojnë se janë të gatshëm të investojnë në marrëdhënien të cilën e fillojnë. Ja përse është kështu…
- Ata e kanë kaluar fazën e të qenurit xheloz sepse bëhen të ndërgjegjshëm se duke u bërë xheloz për miqtë meshkuj, mund të bëhen më të mërzitshëm dhe të lodhshëm.
- E kanë të qartë se çfarë kërkojnë dhe nuk humbasin kohën me gjëra të vogla. Po ashtu ata e dinë se si do të veprojë në çdo rast pasi është përballur më parë.
- Nuk do e përjetoni me shumë stres takimin e tij me prindërit tuaj. Me shumë mundësi një mashkull më i madh në moshë ka takuar prindër dhe më parë. Për më tepër ata mund të përshtaten më mire se me një djalë të ri.
- Ata dinë se si të sillen në shtrat. Krahasuar me djemtë e rinj kanë më shumë eksperiencë dhe kjo e bën kënaqësinë më të madhe. Ata e kanë më pak problem nëse ju nuk depiloheni rregullisht dhe gjithashtu janë të prirur të përdorin mjete mbrojtëse pasi e kanë provuar më parë frikën se mos partnerja e tyre mbetej shtatzënë.
- Ata janë shumë më të mirë me fëmijët. I keni parë se si i mbajnë 20-vjeçarët? Duke qenë të të rinj dhe pa eksperiencë për t’u kujdesur për një fëmijë, ata qëndrojnë si të ngrirë.
- Ata kanë miqtë e tyre, ka punën e tyre, aktivitetet e preferuara dhe oraret e tyre. Në këtë mënyrë ka më pak mundësi që të përfshihen shpesh në grupet tuaja të preferuara ose t’ju presin gjithë kohës që të ktheheni dhe të kalojnë kohë me ju.
- Ai miti që duhet të presë 3 ditë përpara se t’ju shkruajë nuk vlen për të. Ai do t’ju shkruaj kur ta ndjejë dhe nuk njeh kufij në lidhje me këtë.
- Për shkak të eksperiencave të kaluara dhe të pjekurisë, ai mund t’ju jetë besnik përjetësisht dhe të mos joshet lehtë nga një vajzë e re që njeh.